Sport

​Giresse: Rashani mungon, Zhegrova në dyshim

Kosova dhe Rumania ndeshjen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka konfirmuar se sulmuesi Elbasan Rashani do të mungojë në ndeshjen kundër Rumanisë, por që në dyshim është edhe anësori Edon Zhegrova.

Sulmuesi i krahut sipas trajnerit francez nuk është në formën optimale për të luajtur, por do të bëjë përpjekje deri në fund.

“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, ka thënë Giresse.

Ai më tutje ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në tribuna sepse sfida me Rumaninë është jetike.

“Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur, sepse kjo ndeshje është jetike për ne. Ne nuk frikësohemi, sepse kemi pasur kundërshtarë edhe më të fortë”, ka shtuar trajneri francez.

Kosova dhe Rumania ndeshjen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Sport

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Futboll

Published

on

By

Sot fillon zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës 2026/27, përballja do të jetë mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të cilët do të hapin kampionatin.

Drenicasit do t’i presin gjilanasit në sfidën që do të filloj nga ora 16;30, kjo do të jetë ndeshja e parë dhe e vetme që do të zhvillohet sot.

Më pas java e parë do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën.  /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Dominim i plotë i Dritës: Përmbushjes së objektivit evropian i mbetet vetëm edhe një hap

Published

on

By

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka siguruar me sukses kalimin në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mposhti thellë me rezultat 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këtë triumf bindës dhe me rezultatin e përgjithshëm 9:1 nga të dyja ndeshjet, gjilanasit bëjnë një tjetër hap të madh drejt përsëritjes së suksesit për kualifikim në fazën e ligës. Në raundin e ardhshëm play-off, Drita do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, një kundërshtar që e ka mposhtur edhe në edicionin 2020/21.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet u dominua tërësisht nga vendasit që nga minuta e parë, ku pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3:0 falë dy golave të mesfushorit francez Kemehlo Nguena dhe një penalltie të realizuar nga Arb Manaj.

Me të nisur pjesa e dytë, zëvendësuesi Mike Arthur çoi shifrat në 4:0, ndërsa sulmuesi Arb Manaj vulosi fitoren e thellë me golin e tij të dytë personal në minutën e 60-të. Kjo sfidë shënoi edhe rikthimin fitues në stol të trajnerit Ardian Nuhiu, i cili u shpreh i kënaqur me karakterin e ekipit, por nëgjiroman theksoi se fokusi i menjëhershëm i skuadrës do të jetë ndeshja e së dielës në Superligë kundër Llapit, përpara se të mendojnë për përballjen evropiane ndaj ekipit nga Andorra. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara