Magazinë

Bella Hadid tregon betejën e saj me ankthin: Askush nuk e vëren, por është aty

Published

on

Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke folur hapur për betejën e gjatë me ankthin dhe depresionin.

Me shumë sinqeritet e ndjeshmëri, ajo iu drejtua atyre që përballen me sfida të ngjashme emocionale, duke ndarë reflektime personale dhe fjalë motivuese për forcën dhe shpresën.

“Kur barra bëhet shumë e rëndë dhe e ardhmja duket e zymtë, është në rregull të pushosh për një moment… Ndonjëherë, mbijetesa është prioritet,” – shkroi Bella.

Mesazhi i saj nënvizon rëndësinë e pranimit të emocioneve dhe kujdesit ndaj vetes në periudha të vështira. Hadid pranoi se është ndjerë e paralizuar nga ankthi dhe depresioni, edhe pse nga jashtë gjithçka dukej në rregull.

“E kam mbajtur këtë barrë për vite me radhë. Ndonjëherë bëhet aq e rëndë, sa më mbërthen edhe pse askush nuk e vëren,” – rrëfeu ajo.

Modelja i inkurajoi ndjekësit të ndalen, të marrin frymë dhe të fokusohen te momenti i tanishëm: “Mos u humbni duke menduar për të ardhmen… momenti i tanishëm është e tëra që keni.”

Në fund të postimit, Bella dha një mesazh ngushëllues dhe mbështetës për të gjithë ata që ndihen të vetëm në këtë betejë të brendshme:

“Për të gjithë ju që përballeni me të njëjtat ndjenja çdo ditë – nuk jeni vetëm. Dhe ju dua shumë.” /A.Z/UBT News/

Magazinë

Katy Perry ndez skenën në Itali me performancë mahnitëse

Published

on

Katy Perry mahniti publikun gjatë ndalesës së fundit të turneut të saj “Lifetimes” në Bolonja, Itali, ku shkëlqeu me një sërë kostumesh skenike plot stil dhe sensualitet.

Këngëtarja 41-vjeçare electrizoi skenën e Unipol Arena-s, e mbushur plot me fansa, teksa performoi disa nga hitet e saj më të njohura.

Ajo u shfaq me body të guximshëm dhe çizme deri në kofshë, duke ndryshuar disa herë veshje gjatë koncertit.

Një prej tyre, me dizajn që ngjante me luspat e kafshëve të egra dhe të zbukuruar me gurë të çmuar, mori shumë duartrokitje, ndërsa një tjetër me pamje futuriste metalike – theksoi energjinë dhe stilin e saj unik, shkruan DailyMail.

Performanca erdhi në mes të thashethemeve që qarkulluan pas një komenti të ish-partnerit të saj, DJ Diplo, i cili në një podcast hodhi në mënyrë nënkuptuese aludime për një lidhje mes Katy Perry-t dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Më vonë, ekipi i podcast-it sqaroi se gjithçka ishte një shaka, megjithatë fansat nisën të komentojnë mbi afrimitetin e dyshes, pasi ata u panë së bashku në disa dalje publike – përfshirë festën e ditëlindjes së këngëtares në Paris, ku Trudeau u shfaq për pak momente në sfond.

Pavarësisht zhurmës mediatike, Katy Perry u shfaq e qetë, e vetëbesueshme dhe plot energji në skenë, duke dëshmuar se as thashethemet dhe as shakatë publike nuk mund ta zbehin shkëlqimin e saj artistik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Britney Spears zhduket nga Instagrami pas postimeve shqetësuese dhe përplasjeve me ish-bashkëshortin

Published

on

Britney Spears ka fshirë llogarinë e saj në Instagram pas postimesh të çuditshme që shqetësuan fansat dhe një përplasje me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.

Llogaria e saj 43-vjeçare nuk është më e aksesueshme, duke shfaqur mesazhin “profili mund të jetë hequr”.

Së fundmi, Spears kishte ndarë video ku kërcente me mavijosje në krahë dhe bënte komente misterioze për djemtë e saj, Jayden dhe Sean Preston.

Ajo gjithashtu pretendoi për dëmtime në këmbë dhe tru, duke shqetësuar ndjekësit.

Lajmi vjen pas pretendimeve të Federline në kujtimet e tij, ku akuzon Spears për sjellje të papërshtatshme ndaj fëmijëve gjatë kujdestarisë së tij.

Ndërkohë, Spears përdorte Instagramin për të shprehur dhimbjen për marrëdhënien me fëmijët dhe ngacmimet e ish-bashkëshortit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Furnizuesi i armëve të filmit “Rust” padit Alec Baldwin dhe ekipin e xhirimit

Published

on

Një furnizues armësh e municionesh për filmin western “Rust” ka ngritur një padi kundër Alec Baldwin, producentëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të xhirimit, duke pretenduar se është fajësuar padrejtësisht për një ngjarje tragjike që ndodhi katër vjet më parë.

Në një dokument të depozituar në gjykatën e New Mexico, Seth Kenney, pronar i PDQ Arm & Prop, pretendon se Baldwin dhe të pandehur të tjerë e kanë bërë atë kurban për vdekjen aksidentale të kineastes Halyne Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza më 21 tetor 2021, raporton NBC News.

Sipas padisë së ngritur javën e kaluar, Kenney akuzon të pandehurit se e përdorën atë për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e tyre personale.

“Të pandehurit, individualisht dhe kolektivisht, u përpoqën të distancoheshin nga hetimi penal mbi filmin ‘Rust’. Si rezultat, ata komplotuan për të më paraqitur mua dhe kompaninë time si ‘kurban’ në një fushatë shpifjesh mbarëkombëtare,” thuhet në dokument. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Lily James zbulon lidhjen e veçantë familjare me filmin klasik “Alien”

Published

on

Aktorja britanike Lily James ka treguar së fundmi një detaj të pazakontë që e lidh personalisht me filmin e famshëm të vitit 1979, “Alien”.

Çdo herë që e sheh këtë klasik të kinemasë, ajo përjeton emocion të veçantë, jo për shkak të skenave tronditëse, por sepse gjyshja e saj, aktorja amerikane Helen Horton, ishte zëri i kompjuterit të anijes “Mother”.

Në një intervistë për The Independent, 36-vjeçarja rrëfeu se së fundmi e kishte rishikuar filmin duke kërkuar frymëzim nga Sigourney Weaver për një rol të ri.

“Çdo herë që dëgjoj zërin e saj, ndalem dhe them: ‘Zoti im, kjo është gjyshja ime!’”, – tha James me emocion, duke kujtuar Horton si një grua me një zë magjik, të pasur dhe elegant.

Helen Horton ndërroi jetë në vitin 2007, në moshën 83-vjeçare. Aktorja shtoi me humor se këtë fakt e ka përmendur vetëm një herë për ta impresionuar regjisorin Edgar Wright gjatë audicioneve për filmin “Baby Driver” (2017).

“I thashë me shaka: ‘Nuk e di nëse e di, por gjyshja ime ishte në Alien’, dhe ai e gjeti shumë interesante!”, – kujtoi ajo duke qeshur.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin profesional, James pranoi se në fillimet e karrierës ishte e paduruar për të dalë nga imazhi i vajzës së mirë, që e kishte ndjekur pas suksesit me filmin “Cinderella”.

Ajo theksoi se regjisorë si Kenneth Branagh e inkurajuan të kërkonte role të guximshme, gjë që i ka hapur kapitull të ri në karrierën e saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara