Sport

Belgjikë 1-0 Itali, notat e lojtarëve

Published

on

Belgjika e ka rrëzuar kampionin në fuqi te Evropës Portugalinë duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për në fazën çerekfinate të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Thorgan Hazard ishte njeriu që ia siguroi fitoren Belgjikës me golin e tij të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes.

Pikërisht Hazard ishte lojtari i vlerësuar me notën më të lartë 8.2 pas ndeshjes, ndërsa Cristiano Ronaldo nga radhët e Portugalisë u vlerësua me notën 7.6.



Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen ëndrrën e madhe

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, po mendon seriozisht për transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2026, sipas raportimeve nga El Nacional.

Lëvizja lidhet me largimin e Robert Lewandowski, që nuk do të rinovojë kontratën dhe pritet të përfundojë në Arabinë Saudite.

Haaland, i shndërruar tashmë në një nga sulmuesit më frikësues në Europë te Manchester City, është konsideruar prej kohësh nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të Barcelonës.

Megjithëse çmimi i transferimit dhe paga e lojtarit mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se ndikimi sportiv dhe medial do të justifikojë investimin. Në moshën 26-vjeçare, Haaland do të bëhej forca kryesore e sulmit, duke kompletuar talentet e reja si Lamine Yamal dhe Pedri për të formuar një trio sulmuese që mund të dominojë Europën.

Ky lëvizje konsiderohet rrezik strategjik, por Laporta mbetet i bindur: për të rikthyer Barcelonën në majat e futbollit, Haaland është një domosdoshmëri./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

Published

on

Derbi i natës që do të zhvillohet do të jetë ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit.

Ekipi i Juventusit hyn i motivuar kësaj loje pas fitores së madhe ndaj Interit në fundjavë. “Zonja e Vjetër” do të synojë t’i mbajë pikët në shtëpi.

Nga ana tjetër, Verdhezinjtë janë gjithmonë të papërshtatshëm dhe do të shkojnë në Torino për të nxjerrë pikë.

Duel tjetër interesant mund të jetë edhe ai mes Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.

“Gunners” sivjet do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë.

Andaj, ekipi i Mikel Artetas është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm.

Sonte do të luhen gjashtë ndeshje: dy prej tyre do të nisin prej orës 18:45 e katër të tjera prej orës 21:00./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Published

on

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.

Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.

Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.

Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.

Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.

Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara