Lajmet

Belgjika do të dhurojë 225.600 doza të vaksinës për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë

Published

on

Në kuadër të mekanizmit COVAX, shteti i Belgjikës do të ndihmojë me 225 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet belge, të cilat kujtojnë se fillimisht, 168.000 doza të vaksinave AstraZeneca do të dërgohen në Ukrainë.

Ndonëse nuk përmendet ndonjë datë e saktë se kur do të ndodhë kjo, autoritetet përmendin faktin se BE synon të dhurojë të paktën 100 milionë doza deri në fund të vitit dhe se në këtë kontekst kryeministri Alexander De Croo njoftoi se qëllimi i Belgjikës është të dhurojë 4 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

“Këto 4 milionë vaksina, nga rezervat e blera nga Belgjika nga prodhuesit farmaceutikë, do të ridrejtohen në vendet e treta përmes mekanizmave të ndryshëm, kryesori është nisma COVAX, me ndihmën e UNICEF dhe GAVI. Ky operacion po kryhet në koordinim të ngushtë me autoritetet e ndryshme të përfshira në fushatën e vaksinimit në Belgjikë”, shkruan diplomatie.belgium.be.

Që nga fillimi i krizës, Belgjika ka mbështetur COVAX me një kontribut prej 4 milionë euro dhe tani me një donacion vaksinash. Ky operacion do të fillojë në ditët në vijim. COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2022, përfshirë 1.8 miliardë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Prioritet në ndarjen e vaksinave do të merret parasysh gjendjen shëndetësore dhe kapaciteti i vaksinimit të vendeve.

“Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global. Përveç kësaj, ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të gjetur mënyra strukturore për të forcuar kapacitetet prodhuese në të gjithë botën. Për shembull, brenda Ekipit të Evropës, ne jemi duke punuar në nisma që do të mundësojnë prodhimin e vaksinave në vendet afrikane. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar fort për të forcuar shëndetin lokal strukturat”, tha ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir.

Deri më tani, 179 milionë doza janë shpërndarë nga COVAX në 138 vende. 66% e vaksinave të dërguara në vendet me të ardhura të ulëta janë dorëzuar përmes COVAX. BE është kontribuuesi i dytë më i madh në COVAX me një kontribut prej 2.4 miliardë eurosh.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara