Lajmet

Bekim Jashari ri-konfirmon kandidimin për kryetar të Skenderajt

Published

on

“Bekim Jashari do të garojë prapë, a do të kem edhe një madat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune, shkruan GazetaBlic.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prapë, a do të kem edhe një madat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Published

on

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor, në ora 17:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë kombet që janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Published

on

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga data 11 qershor deri më 19 korrik 2026. Ndërsa fazat kualifikuese po vazhdojnë në disa kontinente, një numër vendesh tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror.

Më poshtë është lista e kombeve që janë kualifikuar deri më tani për “Botërorin e Amerikës së Veriut”:

Kombet pritëse: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksika

Evropë (16 vende të drejtpërdrejta), Anglia, (Fazat kualifikuese të UEFA-s janë ende në zhvillim).

Amerika e Jugut (gjashtë vende direkte + një në play-off): Argjentina, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Uruguai, Play-off: Bolivia

Amerika e Veriut dhe Qendrore (tre vende direkte + dy në play-off): Ende asnjë komb i konfirmuar.

Afrika (nëntë vende direkte + një në play-off): Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali

Azia (tetë vende direkte + një në play-off): Australia, Japonia, Jordania, Irani, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite

Oqeania (një vend direkt + një në play-off): Zelanda e Re

Dy pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen në mars 2026 përmes turneut ndërkonfederal play-off, i cili do të kompletojë listën e plotë të 48 kombeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Published

on

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Von der Leyen pas takimit me presidentin serb: BE kërkon liri, jo represion

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton lirinë dhe jo represionin, përfshirë të drejtën për tubim paqësor.

“Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia bëri zgjedhjen për t’i bashkuar Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada më parë dhe shtoi se pret që Serbia të ecë drejt BE-së dy herë më shpejt.

“Mundësia për anëtarësim në BE premton paqe, mirëqenie dhe solidaritet, veçanërisht në kohë krizash. E keni parë këtë në praktikë, merrni si shembull krizën energjetike të vitit 2022. Ne u përballëm me të së bashku, BE-ja ofroi të njëjtat masa edhe për partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, ashtu si për shtetet anëtare. Kjo tregon se jemi partner i besueshëm. Ne po e lidhim Serbinë me tregun energjetik të BE-së, kjo është garanci që familjet serbe do të jenë të sigurta dhe do të kenë ngrohje. Kemi ftuar Serbinë të bashkohet me mekanizmin për blerjen e gazit”, tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se tani është momenti që Serbia të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit.

“Së pari, përparim në sundimin e ligjit, mediat dhe ligjin zgjedhor. Ja vlen të investohet përpjekje në këto fusha, sepse ato ju afrojnë më shumë synimit. Këto janë themelet e një shoqërie paqësore, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se pret një shkallë më të lartë të përputhshmërisë në politikën e jashtme, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, “Keni përputhur 61 për qind, por ne duam më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara