Magazinë

Bëhuni gati! Po vjen një serial për jetën dhe karrierën e Madonna-s

Published

on

Jeta e ‘mbretëreshës së pop-it’ do të prekë ekranin! Është konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimi i Madonna-s me Netflix, për të krijuar një serial biografik, i cili do të tregojë jetën dhe karrierën e yllit Madonna.

Këngëtarja do të jetë producentja ekzekutive e serialit, së bashku me Shawn Levy, regjisori i “Stranger Things”.

Madonna e Levy kanë qenë duke diskutuar për projektin “prej kohësh,” por janë në fazat fillestare të zhvillimit.

Kështu, mbetet ende e panjohur se në cilën periudhë të jetës dhe karrierës së Madonnës do të fokusohet seria.

Thuhet se dyshja po “fillojnë nga e para,” pasi ky serial është i ndarë nga filmi biografik që Madonna po zhvillonte me Universal Pictures në vitin 2022. Filmi u ndërpre pasi ajo njoftoi turneun “Celebration” në vitin 2023.

Në korrik 2024 ajo tregoi se projekti i filmit ishte rikthyer, duke publikuar një video në Instagram ku punonte mbi një skenar. Por, duket se projekti u anulua dhe Madonna postoi në Instagram një pyetje për ndjekësit.

“Unë nuk kam pasur një jetë normale. Nuk mund ta bëj këtë në mënyrën normale. A duhet ta bëj historinë e jetës sime si një seri apo një film artistik?”.

Duke qenë se tanimë është konfirmuar se jeta e saj do të tregohet në serial, ndoshta filmi nuk do të realizohet.

Kush do të jetë në rolin e Madonna-s?

Meqenëse historia nuk është përcaktuar, as kasti për serialin nuk u konfirmua. Raportohet se Julia Garner, e përzgjedhura e supozuar e Madonna-s për filmin, “me shumë gjasa do të luajë Madonnën,” në varësi të disponueshmërisë së saj.

Garner ka mbajtur kontakte me ekipin e Madonnës, madje iu bashkua asaj në skenë si një “gjyqtare” e performancave “Vogue” gjatë turneut “Celebration”.

Garner e fitoi rolin kundër disa aktoreve të reja, si Florence Pugh, Alexa Demie, Odessa Young, Emma Laird, Bebe Rexha dhe Sky Ferreira, të cilat zhvilluan një proces rigoroz audicionesh që shumë e quajtën “Kampi i Stërvitjes së Madonna-s”

Madonna ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë rolin e regjisores ose shkrimtares në këtë serial të ri.

Magazinë

Shtetet më të vjetra në botë

Published

on

By

Të kesh një shtet është puna e madhe, je shtetas dhe ke shumë të drejta. E këtë më së miri e dinë ata popuj që nuk kanë shtete dhe luftojnë për t’i krijuar ato. Disa popuj kësaj ia kanë dalë shumë herët, të tjera më vonë, të tjera, si ne, shumë më vonë.

Por, cilat janë 20 shtetet më të vjetra në botë, sipas vitit të themelimit:

1. Japonia – 539

2. Danimarka – 714

3. Franca – 843

4. Norvegjia – 872

5. Suedia – 970

6. Etiopia – 1137

7. Portugalia – 1139

8. Omani – 1154

9. Andorra – 1278

10. San Marino – 1291

11. Turqia – 1299

12. Tajlanda – 1351

13. Spanja – 1479

14. Rusia – 1480

15. Irani – 1501

16. Nepali – 1559

17. Butani – 1616

18. Kina – 1616

19. Zvicra – 1648

20. Italia – 1720

Continue Reading

Magazinë

Vende dhe produkte të famshme

Published

on

By

Vende të ndryshme në botë kanë veçantitë e veta. Njihen për vende, figura, produkte të famshme. Ku është kafja më e mirë? Ku është çaji më i mirë? Pyetje si këto gjithnjë ngjallin interes.

Le të shohim një listë vendesh dhe produktet për të cilat ato janë të njohura:

Cili vend është i famshëm për kafe? Brazili

Cili vend është i famshëm për çaj? Kina

Cili vend është i famshëm për mango? India, Pakistani

Cili vend është i famshëm për mollë? Kina

Cili vend është i famshëm për banane? Ekuadori

Cili vend është i famshëm për ananas? Filipinet

Cili vend është i famshëm për kivi? Zelanda e Re

Cili vend është i famshëm për patate? Peruja

Cili vend është i famshëm për domate? Italia

Cili vend është i famshëm për karota? Holanda

Cili vend është i famshëm për qepë? India

Cili vend është i famshëm për hudhër? Kina

Cili vend është i famshëm për spinaq? Kina

Cili vend është i famshëm për thëngjill? Kina

Cili vend është i famshëm për ari? Afrika e Jugut

Cili vend është i famshëm për diamant? Rusia

Cili vend është i famshëm për bakër? Kili

Cili vend është i famshëm për boksit? Australia

Cili vend është i famshëm për uranium? Kazakistani

Cili vend është i famshëm për platinium? Afrika e Jugut

Cili vend është i famshëm për kangurë? Australia

Cili vend është i famshëm për verë? Franca

Cili vend është i famshëm për futboll? Brazili

Cili vend është i famshëm për kriket? Australia

Continue Reading

Magazinë

50 shtetet me sistemin më të mirë të transportit

Published

on

By

Transporti është një nga shërbimet më të rëndësishme për qytetarët. Shtetet që e kanë të rregulluar atë më së miri, mund të llogariten ndër vendet me shkallë të lartë jetese dhe mirëqenie ekonomike.

Le të shohim cilat janë 50 shtetet me sistemin më të mirë të transportit në botë:

1. Japonia

2. Zvicra

3. Gjermania

4. Singapori

5. Holanda

6. Hong Kongu

7. Suedia

8. Danimarka

9. Finlanda

10. Koreja e Jugut

11. Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Kanadaja

13. Franca

14. Mbretëria e Bashkuar

15. Austria

16. Norvegjia

17. Belgjika

18. Katari

19. Tajvani

20. Australia

21. SHBA

22. Spanja

23. Kina

24. Luksemburgu

25. Zelanda e re

26. Irlanda

27. Italia

28. Republika Çeke

29. Estonia

30. Portugalia

31. Malajzia

32. Islanda

33. Sllovenia

34. Filipinet

35. Hungaria

36. Letonia

37. Lituania

38. Polonia

39. Sllovakia

40. Greqia

41. Afrika e Jugut

42. Kroacia

43. Qiproja

44. Bahrejni

45. Rumania

46. Malta

47. Kili

48. Bullgaria

49. Tajlanda

50. Arabia Saudite

Continue Reading

Magazinë

Shtetet që dominohen nga gjinia femërore

Published

on

By

Në përgjithësi në botë, ka një numër te përafërt meshkujsh dhe femrash. Por, janë disa shtete në të cilat dominon gjinia femërore.

Ja cilat janë ato:

1. Hong Kongu: 54.5 pwr qind

2. Guadelopue: 54.5

3. Martiniku: 54.5

4. Xhibuti: 54.3

5. Moldavia: 54

6. Lituania: 53.8

7. Letonia: 53.7

8. Rusia: 53.6

9. Bellorusia: 53.5

10. Ukraina: 53.5

11. Armenia: 53.5

12. Gjeorgjia: 53.4

13. Porto Riko: 53.2

14. Bahamet: 53.2

15. Anguilla: 53.2

16. Portugalia: 53.2

17. Estonia: 52.8

18. El Salvadori: 52.5

19. Nepali: 52.3

20. Hungaria: 52.3

21. Çekia: 51.8

22. Polonia: 51.8

23. Rumania: 51.8

24. Sllovakia: 51.5

25. Kroacia: 51.5

Continue Reading

Të kërkuara