Lajmet

Befasitë e zgjedhjeve 2021, 21 komuna pa fitues

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale.

Published

on

Të dielën e 17 tetorit 799.960 (42,50%) e qytetarëve të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në ora 07:00, ndërsa u mbyllen në orën 19:00, sipas orarit të rregullt.

Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale. Tanimë janë numëruar 99.80 përqind e votave.

Disa komuna fituan bindshëm, ndërsa të tjera shkuan në balotazh.

Pritshmëritë e disa partive e kandidatëve u përmbysën.

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së në 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn.

LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Në Prishtinë në randuni e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.

Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.

Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë; Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV).

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara