Lajmet

BE synon një gjykatë speciale për të gjykuar Rusinë rreth luftës në Ukrainë

Ukraina ka kërkuar prej kohësh një gjykatë të tillë, por nisma përballet me pengesa ligjore dhe politike.

Published

on

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen hodhi të mërkurën idenë e një “gjykate të specializuar” për të vënë në gjyq zyrtarët e lartë të Rusisë për luftën në Ukrainë.

“Ndërsa vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ne po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit të Rusisë”, tha ajo në një deklaratë.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh një gjykatë të tillë, me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky, duke thënë se Rusia duhet të sillet para drejtësisë për “mizoritë” e saj.

Por nisma përballet me pengesa të mëdha ligjore dhe politike.

Problemi me të cilin përballen Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë është se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) nuk ka juridiksion mbi “krimet e agresionit” të Rusisë — pushtimin dhe luftën e saj në Ukrainë — sepse Moska nuk është nënshkruese e traktatit të gjykatës .

Prandaj, ajo gjykatë mund të gjykojë vetëm raste specifike të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë, por edhe atëherë presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri dhe ministri i tij i jashtëm gëzojnë imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës që janë në detyrë.

E vetmja mënyrë që GJNP mund të thirret për të gjykuar luftën e Rusisë është nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së — diçka që është e pamundur sepse Rusia, me ulësen e saj të përhershme në këshill, do të vendoste veton ndaj saj.

Për ta shmangur këtë, von der Leyen po propozon të krijohet një gjykatë në një vend të BE-së që mund të trajtojë Rusinë në mënyrë specifike për krimin e agresionit, duke i lënë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në GJPN.

Holanda, e cila tashmë pret GJNP-në në Hagë, ka treguar gatishmërinë e saj për të krijuar gjykatën e diskutueshme në territorin e saj.

“Është detyra jonë, si komunitet ndërkombëtar, të sigurohemi që të bëjmë drejtësi”, u tha gazetarëve në Rumani ministri i jashtëm holandez,Wopke Hoekstra.

Ai tha se kjo duhet të bëhet “nëpërmjet ICC — por edhe nëpërmjet masave të tjera”./UBTNews/

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara