Lajmet

BE shpreh shqetësim për zhvillimet në Serbi

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në Serbi, si për pengimin e punës së Parlamentit, ashtu edhe për ndërhyrjet në punën e organizatave të shoqërisë civile.

Jemi shumë të shqetësuar për pengimin e punës parlamentar dhe dhunës në Parlament. Parlamenti duhet të jetë vend për debat demokratik në interes të qytetarëve dhe ai duhet ta ushtrojë rolin e vet të plotë”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një njoftimi për media.

Zhvillimet e fundit në Serbi, të drejtuara ndaj organizatave të shoqërisë civile janë po ashtu shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimet e demokracisë dhe shoqërisë pluraliste”, shtohet në njoftim.

Më 4 mars, seanca plenare në Serbi u përshkua me incidente, pasi deputetët e opozitës lëshuan dy herë bomba tymi dhe mjete piroteknike, teksa partitë e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetares, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Gjatë incidentit janë lënduar tre deputetë që ishin në sallë, përfshirë një deputete që është raportuar se ka pësuar “goditje në tru” dhe është “në rrezik për jetë”.

Bashkimi Evropian tha se i fton të gjitha palët që përmes dialogut t’i adresojnë shqetësimet që kanë.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për uljen e tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të adresuar reformat e domosdoshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, u tha në reagimin e BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi.

Gjatë seancës plenare më 4 mars, partitë në pushtet në Serbi refuzuan kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Kjo është kërkesë e studentëve që po protestojnë në Serbi që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Qeveria serbe pretendon se ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues. Por, studentët thonë se bllokadat dhe protestat e tyre do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë plotësuar ose jo.

Pas ngjarjeve në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beograd tha se i ka kërkuar policisë që të mbledhë informatat e nevojshme për këtë ngjarje.

Vendi

Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem

Published

on

By

Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Live

Çmimet e naftës bien teksa Trump thotë se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”

Published

on

By

Çmimet e naftës kanë rënë këtë të mërkurë me më shumë se 3%, duke zbritur pak mbi 100 dollarë për fuçi, raporton BBC.

Kjo vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë në Zyrën Ovale, se vendi do të largohet nga Irani “shumë shpejt” dhe se aksioni ushtarak mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh.

Megjithatë, çmimet e naftës bruto Brent mbeten 39% më të larta krahasuar me 28 shkurtin, kur filloi lufta dhe Irani mbylli efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë vendimtare për furnizimet globale të naftës dhe gazit. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Tre të arrestuar dhe një person në kërkim për dhunë në familje

Published

on

By

Në Policin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Rastete e raportuara vijn nga Drenasi, Graçnica, Kamenica dhe Peja.

Në Drenas, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që rasti të vijojë në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë, policia ka intervistuar dy gra të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri. Edhe ky rast, me vendim të prokurorisë, po trajtohet në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në Pejë është raportuar për një sulm fizik dhe kanosje ndaj një gruaje, e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor derisa prokuroria është njoftuar për detajet e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Në raportin e fundit njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të armëmbajtjes pa leje që kanë çuar në arrestimin e tre personave në qytete të ndryshme.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pas mesnatës është arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë, ndërsa po ashtu në Lipjan, gjatë mesditës, policia ka ndaluar një person tjetër në veturën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me një fishek.

Për të dyja këto raste, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndërkohë, në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i janë gjetur 15 fishekë të armës me gas, me ç’rast është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ndonëse aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Continue Reading

Të kërkuara