Lajmet

BE ndan një miliard euro për projektet energjetike

Projekti pasi të përfundohet do të lejojë transmetimin e energjisë elektrike në të dy drejtimet.

Published

on

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë financiare prej një miliard eurosh (1.1 miliardë dollarë) që mbështet disa projekte të infrastrukturës energjetike, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Vlera prej 657 milionë eurosh do të ndihmojë në financimin e një lidhjeje kabllore nënujore prej rreth 898 kilometrash duke u bashkuar me rrjetet e energjisë të Greqisë dhe Qipros, pjesë e një rrjeti më të gjerë të planifikuar me Izraelin, të quajtur Interkoneksioni EuroAsia, raporton atsh.

Projekti pasi të përfundohet do të lejojë transmetimin e energjisë elektrike në të dy drejtimet dhe izolimin energjetik të Qipros, sipas deklaratës së BE-së.

Iniciativa të tjera të BE-së përfshijnë një rregullim të vazhdueshëm të rrjetit të energjisë në vendet baltike në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni, një linjë shtesë transmetimi midis Suedisë dhe Finlandës dhe një objekt magazinimi të gazit në Bullgari. 

Lajmet

​25 të vdekur në Haiti ndërsa lumi del nga shtrati

Published

on

Kryebashkiaku Jean Bertrand Subrème ka njoftuar se Uragani Melissa vrau 25 persona në Haitin jugor kur një lumë i përmbytur doli nga shtrati.

Njerëzit mbeten të bllokuar në disa shtëpi që u shembën në portin e Petit-Goâve, tha kryebashkiaku.

“Jam i tronditur nga situata,” tha ai, duke shtuar se kishte kërkuar ndihmë nga qeveria në vendin e trazuar ndërsa përballet me dhunë të përhapur të bandave, raporton CNN.

Zona është goditur nga shiu i rrëmbyeshëm si pasojë e uraganit Mesliss, herë pas here për shtatë deri në tetë ditë, me totale të vlerësuara të reshjeve mbi 30 centimetra.

Që nga ora 11:00, Melissa është e përqendruar pranë bregut verior të Kubës dhe ka hyrë zyrtarisht në Oqeanin Atlantik për herë të parë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Melissa është shndërruar në uragan të kategorisë 2 me erëra prej 170 km në orë, por mbetet e frikshme pasi po gjeneron shira e erëra të rrëmbyeshme duke vazhduar rrugën e saj drejt ishujve Bahama.

Uragani parashikohet të kalojë midis ose potencialisht mbi Long Island dhe Crooked Island sonte më vonë. Paralajmërimet për uragane janë në fuqi për Bahama, ndërsa Ishujt Turks dhe Caicos janë nën paralajmërim për stuhi tropikale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskutohet buxheti i tri komunave

Published

on

Kryesia e re e Kuvendit do të mblidhet sot, ku në rend të ditës do të diskutohet për dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë pikat kryesore janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.

Mbledhja pritet të nis me fillim nga ora 14:00./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 15 e-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej 1 e deri 3 metra për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Paga minimale, Murati thërret në takim përfaqësuesit e bizneseve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Takimi është paraparë të mbahet të enjten prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Në emër tê Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, ju ftojmë tê merrni pjesë nẽ takimin ku do tẽ diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale”, thuhet në ftesën e Ministrisë së Financave drejtuar Dhomave dhe Odave Ekonomike në Kosovë.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro. /KP

Continue Reading

Të kërkuara