Lajmet

BE-ja po shqyrton rihapjen e misionit në Afganistan

Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan.

Published

on

Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka në plan të njohë zyrtarisht Qeverinë e udhëhequr nga talibanët megjithatë po shqyrton mundësinë e rihapjes së misionit diplomatik në Afganistan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ajo për të cilën po angazhohet BE-ja tani është krijimi i një pranie minimale në terren”, tha ajo.

Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan.

Sipas këtij mediumi kjo po planifikohet të ndodhë brenda një muaji në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’u përballë me administratën e talibanëve.

Mirëpo, zëdhënësja e BE-së nuk përmendi afate kohore. Ajo tha se një rivendosje e pranisë në Afganistan nuk përbën njohje zyrtare për administratën e talibanëve.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në fund të muajit gusht pas tërheqjes së forcave ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

BE-ja, sipas zëdhënëses Massrali synon që përmes një pranie në këtë vend të mundësojë ndihmën për afganët në nevojë dhe gjithashtu t’u ofrojë ndihmë shtetasve të BE-së të cilët duan të largohen nga vendi.

Komisioni Evropian më 12 tetor ka premtuar ndihmë prej 1 miliard euro për Afganistanin.

Sipas presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, kjo ndihmë ndahet për të “shmangur një katastrofë humanitare”.

Ndihma e komunitetit ndërkombëtar është e kuzhtëzuar për talibanët pasi atyre u kërkohet, ndër të tjera, të mos lejojnë që territori të përdoret nga grupe terroriste, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe lejimi i forcave të tjera politike në një qeveri kalimtare.

Massrali tha se për të rifilluar ndihmën e rregullt këto kushte duhet të plotësohen./REL

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Të kërkuara