Lajmet

BE-ja paralajmëron edhe një takim Kosovë-Serbi

Published

on

Pas dështimi të takimit tre palësh midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të marten në Bruksel, Bashkimi Evropian ka insistuar për një tjetër mundësi për takim të shpejtë midis palëve me shpresën, siç ka thënë, emisari Miroslav Lajcak që të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, tha Lajçak.

Por, përfaqësuesit e partisë në pushtet Vetëvendosje thonë se ka pak shpresë për një takim tjetër deri në ardhjen e strukturave të reja brenda Bashkimit Evropian. Deputeti Enver Haliti vlerëson se Serbia po vendos kushte për takime të cilat nuk janë të përfshira në agjendë.

‘’Serbia po insiston që të imponojë tema në bisedime në Bruksel të atyre temave që i shkojnë për shtati Serbisë. Ka insistim nga BE-ja që të vazhdojnë bisedimet, por qasja e Serbisë se nuk e njohin marrëveshjen nuk dihet nëse është valide marrëveshja. Shpresojmë se me ardhjen e strukturave të reja në BE dialogu të ketë dinamikë të re”, tha Haliti për rtv21.

Pas dështimit të takimit trepalësh, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë bënë akuza të ndërjeslla dhe Besnik Bislimi tha se nuk pranuar të diskutohet në Bruksel për kërkesat e Serbisë sic ishin Asociacioni, veriu i Kosovës dhe hapja e urës. Megjithatë në margjinat e dialogut në Bruksel u diskutua për hapjen e urës edhe pse Bislimi nuk kishte treguar për një takim me zyrtarët e NATO-s. Për këtë tregoi përmes një komunikate vetë NATO.

“Në takim mori pjesë ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe komandanti i operacioneve civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin. Takimet u zhvillua në margjinat e dialogut të organizuar nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak. Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, tha NATO.

Partitë opozitare e kanë kritiuar Qeverinë se detajet e bisedimeve në Bruksel po i mbanë të fshehta. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasni, tha se janë të shqetësuar për mungesën e transparencës së Qeverisë në dialog”.

‘’Ju e dini se që nga fillimi kjo Qeveri ka qenë jo transparente në dialog. Por pres javën e ardhshme ta ftoj për raportim kryenegociatorin. Nuk ka shpresë për dialog as për marrëveshje të tjera. Jam shumë e shqetësuar sepse ata nuk din se për çka shkojnë dhe për çka flasin. Deklaratë ndryshe japin në media, ndryshe në facebook dhe ndryshe gjatë raportimit në komisione”, tha Krasniqi.

Kritikave të opozitë se Qeveria po i diskuton cështje e brendshme në dialog me Serbinë iu përgjigj deputeti i VV-së, Enver Haliti.

‘’Jo, asnjëherë Qeveria nuk ka pranuar të diskutohet për urën dhe nuk do të pranoj që të bëhet temë e dialogut në Bruksel sepse kjo temë është mbyllur vite më parë”, tha Haliti.

Kryenegociatori Besnik Bislimi tha pas takimit me Lajçakun se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konteston shtetësinë e Kosovës nuk është tërhequr.

Vendi

Sejdiu: Jam tërhequr nga gara për president

Published

on

By

Ish-gjygjtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, ka mohuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se ai vazhdon të jetë kandidat për pozitën e kreut të shtetit.

Në një deklaratë për gazetën “Infokus”, Sejdiu konfirmoi se është tërhequr përfundimisht nga gara për president dhe se për këtë vendim i ka njoftuar krerët e subjekteve politike.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Kryeministri Kurti gjatë konferencës për media e paraqiti kandidaturën e Sejdiut si akt të kryer dhe i kërkoi PDK-së gjysmën e votave për ta mbështetur atë. Kurti u shpreh i bindur se Sejdiu do të pranojë të rikthehet në garë “për ta shpëtuar Kosovën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme” përpara skadimit të afatit të mesnatës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti kërkon votat e PDK-së për Sejdiun në këmbim të Speciales

Published

on

By

Në orët e fundit para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kryeministri Albin Kurti i ka bërë një ofertë publike Partisë Demokratike të Kosovës për kalimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Kurti deklaroi se nëse PDK-ja zotohet se do t’ia sigurojë të paktën gjysmën e votave të grupit të saj parlamentar (minimumi 11 nga 22 deputetë) për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president të ri të Kosovës gjatë seancës së sotme, ai do të garantojë 62 vota nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e koalicionit për miratimin e amandamenteve ligjore për Dhomat e Specializuara.

Kjo lëvizje e minutave të fundit synon të shmangë shpërndarjen e automatshme të Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare nëse pozita e presidentit mbetet e pazgjedhur deri në mesnatë. Kurti tha në konferencë se Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.

Ai tha se tani pret përgjigje nga PDK-ja, meqë partia opozitare “nuk po dëshiron të takohet më me ne”.

Paraprakisht, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk takohet me Kurtin dhe askënd për asgjë ka kaluar ndryshimet për ligjin i cili synon t’ia kufizojë kompetencat Gjykatës Speciale.

 

Continue Reading

Vendi

Kurti: Zgjedhja e presidentit është emergjente, moszgjedhja na pamundëson mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri është një çështje emergjente, pa të cilën Kosova nuk do të mund t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelimit të dënimit të tyre nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti theksoi se vendi ka nevojë të menjëhershme për një strategji shtetërore e kombëtare, e cila duhet të trajohet gjatë këtij muaji dhe jo vitin e ardhshëm. Sipas tij, nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, Kosova rrezikon të mbetet me muaj të tërë pa institucione funksionale për shkak të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm kjo, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit. Pa President, Kosova rrezikon të mbetet pa institucione funksionale”, u shpreh Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon nënshkrimet e opozitës dhe shumicës për seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me qëllim votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se deri më tani janë siguruar 29 nënshkrime – 22 nga grupi parlamentar i PDK-së dhe 7 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sipas Rregullores së Kuvendit nevojiten së paku 40 nënshkrime.

Hamza konfirmoi se i kanë dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit dhe u kanë kërkuar mbështetje me nënshkrime deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“PDK-ja po pret dhe po kërkon që të thirret seanca në mënyrë që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë joserbe që të na japin nënshkrimet, meqë kërkojmë me ngulm që ky ligj të miratohet”, deklaroi Hamza. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara