Lajmet

BE-ja kërcënon me masa të reja kundër Lukashenkas

Published

on

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëheqësit autoritar bjellorus Alyaksandr Lukashenka.

“Pasi regjimi po vazhdon të shpërfill angazhimet ndërkombëtare, BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë masa të mëtejshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, më 8 gusht.

Komentet e tij u bën në njëvjetorin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, të cilat Lukashenka pretendon se i ka fituar, mirëpo opozita, aktivistët dhe vendet perëndimore nuk e kanë njohur rezultatin e tyre.

Ata thonë se ato ishin të manipuluara. Derisa brenda Bjellorusisë, pas zgjedhjeve, shpërthyen protesta masive, vendet perëndimore e kanë goditur disa herë me sanksione regjimin e Lukashenkas.

Këto vende kërkojnë që të ndalet dhuna ndaj aktivistëve dhe opozitës, të zhvillohet dialogu politik dhe të sigurohet mbajtja e zgjedhjeve të reja të lira.

Autoritetet bjelloruse kanë dëbuar ose burgosur me forcë udhëheqësit e opozitës, kanë arrestuar dhjetëra mijëra njerëz, kanë vënë në shënjestër dhjetëra organizata joqeveritare.

Lukashenka, nga Perëndimi po quhet edhe si “diktatori i fundit në Evropë” për shtypjen e tij të pamëshirshme të zërave kundërshtues, përfshirë devijimin e detyruar në maj të një fluturimi komercial të Ryanair në Bjellorusi për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kundërshtarja e Lukashenkës në zgjedhje, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka bërë thirrje për presion më të madh mbi regjimin e Lukashenkas.

Më 8 gusht, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u zotua për mbështetje të lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, duke thënë se i gjithë vendi po mbahej “peng” nga Lukashenka./REL

Vendi

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Të kërkuara