

Lajmet
BE-ja e shqetësuar për ngjarjet në Mal të Zi
Published
4 years agoon
By
Betim GashiBashkimi Evropian shprehu shqetësim për situatën në Mal të Zi, pas trazirave që shpërthyen atje me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Në reagimin e BE-së kërkohet përmbajte dhe hetime për dhunën.
“Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.
“Cilido përdorim i forcës duhet të jetë i matur dhe proporcional në secilin moment. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit”, tha BE-ja.
Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije, u shugurua të dielën në Cetinë të Malit të Zi. Shugurimi në Cetinë shkaktoi tensione të larta midis qytetarëve malazezë dhe serbë të Malit të Zi.
Ngjarja u përcoll me disa incidente, dhjetëra të plagosur dhe angazhimin e forcave të shumta policore.
Cetina është qendra kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror, shtetëror dhe kombëtar për malazezët.
Në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe vend ku janë shuguruar shumica e mitropolitëve.
Lajmet
Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook
Published
16 minutes agoon
October 1, 2025By
UBTnews
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KkosovaPress.
Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm. Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.
“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.
Për informacion mbi shërbimet dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov.
Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual.
Në atë kohë, qeveria qëndroi e mbyllur për 35 ditë, nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019./D.B/KP
Lajmet
Derbi Barcelona-PSG në Ligën e Kampionëve ndez sonte mbrëmjen evropiane
Published
58 minutes agoon
October 1, 2025By
UBT News
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një program të pasur ndeshjesh, ku spikat supersfida mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.
Përballja e gjiganëtve evropian pritet të jetë një nga më të ndezurat e fazës së ligës, pasi dy skuadrat kërkojnë një fitore që mund të peshojë shumë për vazhdimin e rrugëtimit.
PSG udhëton drejt Katalonisë me disa mungesa të rëndësishme, por gjithsesi me yje të mëdhenj në dispozicion të Luis Enrique.
Në krahun tjetër, Barcelona është në formë të mirë dhe synon të shfrytëzojë mbështetjen e publikut për të marrë një fitore prestigjioze. Ky duel pritet të vendoset nga detajet, duke pasur parasysh balancën e forcave mes dy ekipeve.
Përveç derbit të madh në Spanjë, mbrëmja sjell edhe disa duele të tjera të forta:
Arsenal – Olympiacos
Bayer Leverkusen – PSV
Dortmund – Athletic Bilbao
Monaco – Manchester City
Napoli – Sporting CP
Villarreal – Juventus.
Ndërsa, programi hapet në orën 18:45 me dy ndeshje interesante:
Qarabag – FC Copenhagen
Royale Union SG – Newcastle
/S.K/KP/
Lajmet
Ambasada amerikane në Shqipëri del me njoftim për vizat pasi u mbyll qeveria federale
Published
1 hour agoon
October 1, 2025By
UBTnews
Ambasada amerikanë në Shqipëri ka njoftuar se shërbimet e planifikuara për vizat drejt Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë, sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.
Gjithashtu në faqen e ambasadës njoftohet se: “Duke filluar nga data 1 tetor 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit mund të rinovohen me postë. Të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa udhëtimeve qeveritare, do të kërkojnë një takim për intervistë. Ne inkurajojmë aplikantët për vizë të kontrollojnë faqen e internetit të ambasadës si dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar rreth kërkesave dhe procedurave të aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar më shumë rreth statusit operacional dhe shërbimeve të ambasadës”.
Mbyllja e qeverisë federale amerikane
Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit të Kongresit për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin.
Përplasjet mes republikanëve të mbështetur nga Donald Trump dhe demokratëve penguan miratimin e një projektligji të përkohshëm. Si pasojë, miliona punonjës federalë përballen me pezullime, vonesa pagash dhe pasiguri për të ardhmen.
Në sektorin e mbrojtjes, tensionet janë rritur. Pentagoni – tani i riemërtuar si Departamenti i Luftës – ka paralajmëruar reforma të thella, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar ashpër klasën politike për “dekada degradimi”.
Ndërkohë, sindikatat kanë ngritur padi, duke akuzuar administratën për keqpërdorim të ligjit mbi mbylljet qeveritare dhe përpjekje për të shkurtuar vende pune në mënyrë të njëanshme.
Me mungesën e një marrëveshjeje në horizont, kriza buxhetore pritet të thellohet në ditët në vijim./D.B/KP
Botë
Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine
Published
3 hours agoon
October 1, 2025By
UBT News
Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe janë plagosur shumë të tjerë nga një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet qendrore me magnitudë 6.9 ballë.
Qeveria tha se po bëjnë përpjekje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Të paktën 14 banorë vdiqën dhe spitali u mbingarkua në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me një popullsi prej rreth 90,000 banorësh, i cili ndodhet afërsisht 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit të cekët.
Në San Remigio, gjithashtu pranë Bogos, pesë persona u vranë nga shembja e mureve ndërsa po përpiqeshin të iknin nga një ndeshje basketbolli që po ndiqnin kur goditi tërmeti, tha kryebashkiaku i qytetit Alfie Reynes për mediat lokale.
Reynes bëri thirrje për ushqim dhe ujë, pasi sistemi i ujit të San Remigios ishte dëmtuar nga dridhjet, si dhe pajisje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit/S.K/EO/Euronews/

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë

Derbi Barcelona-PSG në Ligën e Kampionëve ndez sonte mbrëmjen evropiane

A e dini pse peshqirët kanë vija në skaje?

Ambasada amerikane në Shqipëri del me njoftim për vizat pasi u mbyll qeveria federale

Cardi B sulmon Nicki Minajn pas akuzave për falsifikim të shitjeve të albumit

Aplikacioni i ri i OpenAI, një TikTok me video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale

Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega