Aktualitet

BE-ja dhuron 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave në veri të Mitrovicës

Published

on

Bashkimi Evropian i ka dhuruar veriut të Mitrovicës 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Ky donacion kap vlerën e700 mijë eurove e që është pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE.

Në ceremoninë e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, kompanisë NP “Standard”në veri të Mitrovicës, mori pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Me këtë rast Szunyog, tha se BE-ja ka ndërmarr obligim serioz në zgjidhjen e kërcënimeve ekologjike dhe degradimit të marrëveshjes së gjelbër e cila i takon agjendës së gjelbër të rajonit të Ballkanit perëndimor.

Ambasadori i BE-së potencoi bashkëpunimin e ngushtë në mes të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe komunave veriore të Kosovës, me qëllim të identifikimit të problemeve të shumta dhe ndër vite sa i përket çështjes së mbeturinave.

Ai përveç donacionit të kamionëve, përmendi edhe ndërtimin e deponive, pastaj numrin e konsiderueshëm të kontejnerëve dhe të ngjashme, si mbështetje të BE-së ndaj këtyre komunave veriore.

“Kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me komunat veriore në mënyrë që të identifikojmë dhe zgjidhim disa probleme që ekzistojnë ndër vite. Sa i përket mbeturinave dhe besoj se angazhimet tona tani kanë filluar të tregojnë rezultate. […] Angazhimi ynë kryesor ka qenë ndërtimi i deponisë së re në ‘Savina stena’ të komunës së Zveçanit. Ky projekt ka disa vonesa të caktuara, por synojmë që ta hapim shumë shpejtë[…]Kemi kryer poashtu dërgesën e mbi 880 kontejnerëve për mbeturina dhe do të financojmë vendet e reja për mbledhjen e mbeturinave”, ka thënë Szunyog.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh i bindur se ky donacion është vetëm fillimi dhe se muajt në vazhdim pret mbështetjen e BE-së edhe në fusha tjera.

“Para katër vitesh kemi filluar një bashkëpunim, rezultati i të cilit sot është I dukshëm. Pikërisht këtu prapa nesh kemi tetë kamionë të ri për mbledhjen e mbeturinave dhe kjo nuk është e tëra. Shpresoj se javët ose muajt në vijim do të hapim deponinë regjionale e cila përgjithmonë, respektivisht për dekada të tëra do ta zgjidhë problemin e trajtimit të mbeturinave në veri”, theksoi Rakiq. 

Vendi

Rama e quan “show politik” dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçimin publik nga LVV

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si “show politik” veprimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin lidhur me kontratën për ndriçimin publik në kryeqytet.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e LVV-së, duke pretenduar se ata nuk kanë paraqitur propozime konkrete në Kuvendin e Kryeqytetit për përmirësimin e çështjes së ndriçimit publik.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pasi shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, dhe deputeti Ilir Kërçeli njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin për kontratën e ndriçimit “Smart”, duke pretenduar se ka pasur dallime të mëdha në çmime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara