Lajmet

BE i ofron Moldavisë 250 milionë euro për të reduktuar lidhjet energjetike me Rusinë

Published

on

Komisioni Evropian ka ofruar Moldavisë deri në 250 milionë euro për të ndihmuar vendin të reduktojë varësinë energjetike nga Rusia dhe për të mbështetur popullsinë e prekur nga kriza energjetike.

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, tha se ndihma është e nevojshme për të lehtësuar pasojat e rritjes së kostove të energjisë për moldavët, veçanërisht për familjet, shkollat, spitalet dhe bizneset më të prekura nga kriza. Ajo njoftoi se një shumë prej 100 milionë eurosh do të disbursohet deri në mes të prillit të këtij viti për të ndihmuar në mbulimin e kostove të larta të energjisë.

Për më tepër, Komisioni ka vendosur të ofrojë 60 milionë euro shtesë për rajonin e shkëputur të Transdnistrisë, një zonë pro-ruse, me kushte që variojnë sipas përparimit të drejtpërdrejtë të lirisë dhe të drejtave të njeriut në atë rajon.

Kjo masë vjen pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia për Moldavinë dhe Transdnistrinë, pas një mosmarrëveshje mbi borxhin e papaguar të Moldavisë prej 700 milionë eurosh. Si rezultat, vendi përballet me një krizë të rëndë energjetike, e cila ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për popullsinë.

Komisioni Evropian ka shprehur angazhimin e tij për një mbështetje afatgjatë për Moldavinë, duke e ndihmuar atë të kalojë në burime të energjisë së rinovueshme dhe të heqë plotësisht importet e energjisë nga Rusia.

Kjo masë e re vjen pas ndihmës urgjente që Komisioni ofroi javën e kaluar, me një shumë prej 30 milionë eurosh, për të adresuar nevojat e menjëhershme të vendit. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, kishte theksuar atëherë se më shumë se 350,000 banorë në Transdnistria kishin mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje për shkak të ndërprerjes së dërgesave të gazit nga Rusia./UBTNews/

 

Continue Reading

lajme

Dështon seanca gjyqësore në rastin e rezervave shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ku akuzohen ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e kësaj ministrie, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, si dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë i pranishëm ka qenë vetëm i pandehuri Hafiz Gara.

Gjyqtari i rastit, Avni Syla, bëri të ditur se ftesa për Rozeta Hajdarin ishte dërguar në adresën e Kuvendit të Kosovës, të cilën e kishte dhënë vetë ajo, por Gjykata është njoftuar se Hajdari nuk është më deputete në këtë legjislaturë dhe nuk ndodhet në atë vend pune.

Ndërkaq, i pandehuri Irfan Lipovica ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se ndodhet në një udhëtim jashtë vendit, ndërsa Ridvan Muharremi ka munguar për arsye shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aktakuza për këtë rast është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mars të këtij viti. Sipas aktit akuzues, Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, ndërsa Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë vepruar me procedurë të mbyllur në kundërshtim me Ligjin për Rezervat Shtetërore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 3 milionë eurosh për sasi të vajit, miellit dhe sheqerit me të cilat nuk është furnizuar rezerva shtetërore.

Hetimet për këtë rast kishin nisur pas bastisjeve në MINT në vitin 2023, të cilat pasuan publikimin e disa audioincizimeve ku pretendohej se një sasi vaji e blerë në Poloni dhe një sasi gruri e blerë në Turqi nuk kishin arritur asnjëherë në Kosovë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, uron pjesëtarët për Ditën e Forcës

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së me rastin e “Ditës së Forcës”, duke shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre në shërbim të vendit.

Në mesazhin e tij të urimit, Jashari ka vlerësuar se falë punës së palodhshme të pjesëtarëve, FSK-ja sot është më e përgatitur se kurrë dhe qëndron krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot”, thuhet në urimin e komandantit të FSK-së.

Në përmbyllje të mesazhit, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e vazhdueshme për avancimin e ushtrisë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kosova U19 në futboll përballet sot me Poloninë në kualifikimet e Evropianit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Poloninë.

Takimi do të luhet në stadiumin “MŠK Žilina” në qytetin Žilina të Sllovakisë, me fillim nga ora 13:00.

Vajzat e reja të Kosovës synojnë paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të fazës kualifikuese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Egnatia merr tri pikë ndaj Lincoln Red Imps

Published

on

By

Egnatia ishte larg më e mirë gjatë tërë ndeshjes për të fituar me rezultat të ngushtë 2-1.

Vendasit e nisën për mrekulli duke pasur disa raste shënimi përmes Adjessa, Loukili dhe Jaime por dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Alessandro Albanese që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Medeiros duke kaluar Egnatinë në epërsi (47’).

Albanese shënoi sërish por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje (62’).

Kur askush s’e priste, mysafirët krijuan një kundërsulm me Idrissi që arriti të shënonte për të barazuar rezultatin (79’).

Por, shpresa e Lincoln për tre pikë u shua brenda dy minutave lojë. Ishte Medeiros që vulosi fitoren pas asistimit të Ajetovikj (81’).

Kësisoj, Egnatia shkon në kuotën e pesë pikëve në Ligën e Konferencës ndërsa Lincoln mbetet me tre sosh. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara