

Aktualitet
BE: Deri në gusht varianti Delta i Covid-19 përgjegjës për 70% të infektimeve në Evropë
Published
4 years agoon
By
UBT newsZv/presidenti i Komisionit Europian paralajmëroi se nuk duhet rënë në vetëkënaqësi në lidhje me pandeminë Covid 19 pasi varianti shumë infektues Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, vazhdon të përhapet në kontinent.
Gjatë një takimi të një komisioni parlamentar të Bashkimit Evropian, nënpresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas tha se një udhëzim i fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregon se varianti Delta pritet të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja në Evropë deri në gusht dhe 90% deri në fund të atij muaji.
Sipas tij, skenarët e ECDC-së sugjerojnë se lehtësime të mëtejshme të kufizimeve të sigurisë së koronavirusit do të çonin në “një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grupmoshat me një rritje të shtrimeve në spital dhe ndoshta vdekjeve“.
Schinas shtoi se ai kishte dyshime në lidhje me vendimin që stadiumi Wembley i Londrës të mbante ndeshjen gjysmëfinale ose finale të kampionatit evropian të futbollit me kapacitet të lartë. Ai tha se duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit të Britanisë në lidhje me Evropën, “duhet të ketë një simetri mes këtyre vendimeve”.
“Mendoj se UEFA do të bënte mirë të analizonte me kujdes vendimin e saj“, shtoi ai. Qeveria britanike ka thënë se stadium Wembley do të lejohet të zhvillojë gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020-ës me të paktën 60,000 tifozë.
Ministri i ri britanik i Shëndetësisë, Sajid David i tha Parlamentit të hënën se ai nuk sheh ndonjë arsye që qeveria të mos vazhdojë me planin e saj për të hequr të gjitha kufizimet në vend deri më 19 korrik.
Aktualitet
UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar
Published
2 hours agoon
September 16, 2025By
Driton Iseni
UBT ka nisur pranimin e abstrakteve për dy prej konferencave më atraktive dhe bashkëkohore që zhvillohen në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion:
Të dyja konferencat janë peer-reviewed dhe ofrojnë një platformë shkencore e profesionale ku akademikë, studiues, studentë të programeve master e doktorale, si dhe ekspertë të industrisë, ndajnë njohuri dhe ide mbi zhvillimet më të fundit.
Datat kryesore:
Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025
Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025
Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025
Afati i hershëm i regjistrimit: deri më 17 tetor 2025
Afati i vonuar i regjistrimit: deri më 20 tetor 2025
Dorëzimi i punimit të plotë: deri më 14 nëntor 2025
Tema qendrore e këtij viti është “Resilience and Sustainability”, duke trajtuar mënyrat se si moda dhe dizajni ndërveprojnë me teknologjinë, kulturën, politikën dhe sfidat globale.
Fushat kryesore të IC-FAS (Fashion):
- Fashion Activism dhe ndikimi i tij në politikë
- Moda dhe Teknologjia
- Dizajni i Modës dhe Edukimi
- Vetëdija sociale në industrinë e modës
- Nga ambicia në veprim (Ambition to Action)
Fushat kryesore të IC-ID (Integrated Design):
- Ndërthurja e dizajnit grafik, teknologjisë dhe kulturës
- Roli i teknologjisë në dizajn
- AI, AR/VR dhe ndikimi i tyre në praktikat e dizajnit
- Të ardhmen e branding dhe identitetit vizual
- Moda në epokën e AI, identitetet virtuale dhe kriza klimatike
- Dizajn i interierit të integruar me AI
- Metaverse dhe hapësira virtuale
- Materiale të zgjuara dhe hapësira reaguese
- Dizajn qarkullues dhe i qëndrueshëm
Dorëzimi i punimeve: Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në shqyrtim diku tjetër. Gjatësia maksimale është 6 faqe dhe punimet që nuk i përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.
Aktualitet
UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës
Published
3 hours agoon
September 16, 2025By
Driton Iseni
Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.
Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.
Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Aktualitet
Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive
Published
8 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.
Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.
Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.
Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.
Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.
Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/
Aktualitet
Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese
Published
9 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Është bërë prezantimi i skemës së granteve për energji të pastër ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili përmendi dhe dy prioritetet e qeverisë me të cilën edhe udhëheqi për katër vite.
“Shumë prej jush që jeni të pranishëm e qindra prodhues të tjerë tashmë i keni hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja falë 100 milion euro kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrjet dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilat e zgjeruan kapacitet pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës sonë përmes emitimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti të prodhuesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha mes tjerash Kurti.
Ndërsa ministrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi më shumë detaje për këtë skemë.
“Jemi të gatshëm që të zbatojmë këto skema të reja me një bashkëpunim të ngushtë që siguron një bashkëpunim të ngushtë nga ministritë relevante, nga njëra anë ajo e Ministrisë së Tregtisë dhe në anën tjetër ajo e Ekonomisë dhe kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti pra bizneset prodhuese, pra që janë dhe shtylla kryesore të kenë përkrahjen e duhur për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të ketë biznese më të gjelbra dhe më konkurrueshme në Evropë sot dhe në të ardhmen”, tha Rizvanolli.
“Skema e granteve për energji të pastër do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro nëse kombinohen dy masa, ndërsa mbi afatet e aplikimit mund të gjinden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe MINT”, tregoi Rizvanolli.
E pranishme ishte edhe ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz./S.K/EO/

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar

E dëgjojmë teksa përmendet shpesh! Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë?

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Xhelozia e Angelina Jolie ndaj Marion Cotillard për lidhjen me Brad Pitt

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës
Ja gabimi që ju dëmton rëndë flokët

Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen ëndrrën e madhe

Djali i axhës qëllon për vdekje të afërmin, kërkohet paraburgim 30-ditor
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26