Lajmet

BE bën pagesën e parë prej 1.5 miliard eurosh nga asetet e ngrira ruse në mbështetje të Ukrainës

Published

on

Bashkimi Evropian njoftoi sot pagesën e parë prej 1.5 miliard eurosh për mbështetjen ushtarake për Ukrainën e krijuar nga asetet e ngrira ruse. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të postuar në faqen e Komisionit Evropian, transmeton Ukrinform.

“Sot, BE-ja vë në dispozicion në mbështetje të Ukrainës pagesën e parë prej 1.5 miliard eurosh të krijuara nga asetet e ngrira ruse…”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas Komisionit Evropian, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse është rezultat i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të miratuara në vazhdën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës.

“BE qëndron me Ukrainën. Sot ne transferojmë 1.5 miliard euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Nuk ka simbol apo përdorim më të mirë për paratë e Kremlinit sesa të bëjmë Ukrainën dhe gjithë Evropa një vend më te sigurt për të jetuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lajmet

KEK-u jep detaje për zjarrin në Kosova A

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës KEK njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.

Sipas zyrës për informim në KEK, njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet tutje.

Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta.

Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”, ka thënë KEK-u.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala përmes një video në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A, Blloku A4./UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Trumpi e fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës me Rusinë

Published

on

By

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politiken amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.

Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”, pasi ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë ushtarake nga SHBA-ja në vlerë miliarda dollarë prej se nisi lufta më 2022.

Trumpi e ka kritikuar gjithashtu liderin ukrainas se ka dështuar të kërkojë paqe me Moskën, duke lënë të kuptohet se Ukrainës mund t’i duhet të pranojë t’i falë tokë Rusisë për të bërë marrëveshje paqeje, gjë që Kievi e vlerëson si të papranueshme.

Deklaratat e Trumpit të enjten vonë në PBD Podkast me Patrick Bet-David janë më të ashprat që ai i ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas.

Ai tha se Zelensky nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj, pavarësisht se lufta shpërtheu kur Rusia e nisi pushtimin e territorit sovran të Ukrainës.

Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë, sepse ndihem keq për ata njerëz. Por, ai nuk është dashur të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”, tha Trump.

Zelensky ia paraqiti Trumpit “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës gjatë një takimi me të në Nju Jork në shtator. Të dy liderët e cilësuan atë takim si të ngrohtë.

Megjithatë, deklaratat publike të Trumpit lënë të kuptohet se ai mund ta kufizojë mbështetjen për Ukrainën, nëse e mposht kandidate demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai vazhdimisht ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka treguar si do ta bënte një gjë të tillë.

Për dallim nga Trumpi, Harrisi është zotuar se do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, nëse zgjidhet presidente. Ajo ka thënë se fitorja e Ukrainës do të ishte jetike për interesat e sigurisë nacionale të SHBA-së.

Harris e ka qortuar shpesh Trumpit pse nuk ngre zërin kundër presidentit rus, Vladimir Putin./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Deputeti Shala thotë se ka eksploduar kazani në Termocentralin Kosova A, flasin nga KEK-u

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka njoftuar përmes një video në rrjetin social Facebook, për eksplodim të kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në Facebook.

Skënder Bucolli, nga KEK e ka mohuar se ka pasur eksplodim në pjesën që po raportohet, porse tha se ka pasur një djegie jashtë saj, që pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Sipas tij dëmet janë të vogla dhe të riparueshme.

Continue Reading

Lajmet

​Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje dhe grabitje arrestohet nga Policia

Published

on

By

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti FAST Kosova, me mbështetje të Njësisë elite FIT, më 17 tetor në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, vrasje dhe grabitje.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës njofton se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa sipas njoftimit angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar./UBTnews/

Continue Reading

Të kërkuara