Lajmet

BB-ja mbështet reformat e politikës fiskale dhe klimës së investimeve në Kosovë

Vlera e kredisë është mbi 90 milionë euro.

Published

on

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot kredinë e parë për Politika Zhvillimore (DPL) për Politikën Fiskale, të Konkurrueshmërisë dhe të Rritjes së Gjelbër të Kosovës (DPL), e cila synon të rrisë efektivitetin e politikës fiskale, të forcojë klimën e investimeve dhe të vendosë themelet për rritje ekonomike më të gjelbër në Kosovë. Vlera e kredisë është mbi 90 milionë euro.

“Operacioni i ri është pjesë e një serie programore prej dy pjesëve që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, mirëqenie më të mirë dhe mjedis më të pastër për popullin e Kosovës, duke mbështetur përpjekjet e vendit për të trajtuar disa nga pengesat strukturore afatgjate që pengojnë një rritje më të lartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme ekonomike”, citohet Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në komunikatën për media.

Në njoftim thuhet se progresi i vazhdueshëm ekonomik që nga pavarësia në 2008, i nxitur nga ambicia për t’u integruar në ekonominë evropiane, i mundësoi Kosovës të kalojë në vitin 2018 në statusin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

“Megjithatë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendi duhet të kalojë në një model rritjeje më konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, që mbështet rritjen e firmave dhe që nxitet nga produktiviteti më i lartë. Krizat e fundit riafirmuan urgjencën për reforma strukturore për të rritur efektivitetin e politikës fiskale për të zbutur pastaj ndikimin e krizave”, thuhet në komunikatë.

DPL mbështet një program reformash që forcon mobilizimin e të ardhurave të brendshme, përmirëson menaxhimin e financave publike, si dhe klimën e investimeve nëpërmjet përmirësimit të sistemeve të lehtësimit të tregtisë dhe kuadrit ligjor për administrimin e tokës. Kredia gjithashtu mbështet masat që synojnë rritjen e mbrojtjes për konsumatorët e cenueshëmnë sektorin e energjisë elektrike, duke forcuar njëkohësisht kornizën për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke përmirësuar performancën e energjisë, dhe duke reduktuar përdorimin e qeseve të lehta plastike transportuese.

Sipas njoftimit, mbështetja financiare e miratuar për këtë DPL të parë është 90.3 milionë euro (ekuivalente me 100 milionë dollarë amerikanë), një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore. Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë operacion është 12 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë 6-vjeçare, dhe është pa interes ose tarifa shërbimi.

“Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit që nevojitet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës për të mundësuar që fondet e DPL të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara