Lajmet

Shqiptohen mbi 1 mijë e 200 gjoba ndaj shoferëve e pasagjerëve pa rrip të sigurisë

Njofton PK-ja.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar aktivitete operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Mars 2024 – “Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë”

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 Mars 2024, policia ka thënë se ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

“Në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,534 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 5,974 mjete ku ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë janë shqiptuar 1,245 gjoba”, thuhet në njoftim të policisë.

Vendi

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja kthen në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Specialen me kërkesë të PDK-së

Published

on

By

Presidentja e vendit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kërkesës zyrtare të pranuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si sponsorizuese e nismës ligjore.

Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet e ditur se ky hap i jep mundësi Kuvendit të rishqyrtojë dispozitat që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Speciale, si dhe garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese për të akuzuarit në Hagë. Në arsyetimin e saj, Presidentja theksoi sakrificën e UÇK-së dhe nërvijëzoi qëndrimin kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e të vërtetës historike, ndërsa konfirmoi vazhdimin e konsultimeve ndërinstitucionale e diplomatike për mbrojtjen e krerëve të dënuar.

Nga ana tjetër, PDK-ja sqaroi se kërkesa për rikthim në Kuvend synon një verifikim përfundimtar profesional për të shmangur çdo pengesë në zbatim, pa e kthyer procesin nga e para. Partia konfirmoi se mbetet mbështetëse e palëkundur e nismës ligjore, ndërsa ftoi ekspertët dhe Avokatin e Popullit të paraqesin propozime konkrete, paralelisht me përgatitjen e një strategjie të koordinuar shtetërore për procesin e apelit dhe sigurimin e fondeve të nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Lajmet

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Të kërkuara