Lajmet

Bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore

Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Publikuar

Policia është duke zhvilluar operacion bastisjeje në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se pas operacionit policor do të jepen të dhëna shtesë.

“Është duke u zhvilluar një operacion policor (kontrolle) dhe pas përfundimit do të ofrohen të dhëna shtesë”, ka informuar Krasniqi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike për presidentin Ebrahim Raisi pas vdekjes së tij në një aksident me helikopter dhe konfirmoi Mohammad Mokhber si kreun e përkohshëm të degës ekzekutive të vendit.

“Shpall pesë ditë zie publike dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin e dashur të Iranit”, tha Khamenei në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Mokhber do të menaxhojë degën ekzekutive dhe është i detyruar me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për të zgjedhur një president të ri brenda një maksimumi prej 50 ditësh”, tha ai.

Sipas nenit 131 të kushtetutës së Iranit, një këshill i përbërë nga zëvendëspresidenti i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të përgatisë rrugën për zgjedhjen e një presidenti të ri. /The Guardian/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara