Kulturë

Bashkëshorti i Nicki Minaj sërish në probleme gjyqësore

Published

on

Kenneth Petty, 43 vjeçar, u deklarua fajtor gjatë një seance gjyqësore virtuale të enjten për akuzën e mos regjistrimit si ofendues seksi në Kaliforni, sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga Page Six.

Ai më parë ka thënë qe nuk ishte fajtor, si duket është pjesë e një marrëveshje që ai nënshkroi me ‘Ndihmës Prokurorin e Shteteve të Bashkuara’ në gusht.

Petty tani po ballafaqohet me mundësi dënimi deri në 10 vjet burg, dënim maksimal për këtë lloj krimi, dhe lirim me mbikëqyrje gjatë gjithë jetës së tij.

Ai do të kthehet në gjykatë më 24 janar të vitit 2022, për dënim.

Petty u arrestua në mars të vitit 2020, pasi u urdhërua të regjistrohet si shkelës seksi në Kaliforni në nëntor të vitit 2019 por kjo përpjekje dështoi.

Ai ishte dënuar më parë për përpjekje për të përdhunuar një vajzë 16-vjeçare në vitin 1994, dhe tashmë ishte regjistruar si shkelës seksi në New York. Ai u largua nga shteti pasi u martua me reperen Nicki Minaj në tetor të vitit 2019.

Minaj dhe Petty mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, në shtator të vitit të kaluar.

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës performon për herë të parë në Romë me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.

Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro GrandeAccademia Nazionale di Danza.

Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kori “Okarina” përmbyll me sukses “Javën e Kulturës së Kosovës” në Berlin

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar koncertin e Korit të Fëmijëve “Okarina” në Filarmoninë e Berlinit si një nga momentet më të veçanta të “Javës së Kulturës sëKosovës në Berlin 2026”.

Sipas tij, interpretimi i veprës “Baresha”, i shoqëruar me tingujt e çiftelisë, emocionoi publikun dhe dëshmoi vlerat artistike të muzikës shqiptare në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Ajeti theksoi se koncerti përmbylli me sukses aktivitetet e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare dhe forcimin e prezencës së saj në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara