Aktualitet

Basha: Kurrë nuk ka pasur marrëveshje dhe besë me Sali Berishën për të mbrojtur njëri-tjetrin

Berisha gjatë takimeve publike të ”Foltores”, e kishte akuzuar Bashën për prerje të besës.

Published

on

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një interviste, i është rikthyer marrëdhënies së tij me themeluesin e partisë, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipëria, Sali Berisha.

Berisha gjatë takimeve publike të ”Foltores”, e ka akuzuar Bashën edhe për prerje të besës. Një akuzë, kjo, që lideri demokrat refuzon duke thënë, “është një nga sulmet më të ulëta që është bërë në këto 2 muaj nga Sali Berisha. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Besa e vlerave euroatlantike, që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO”.

Basha shtoi se “që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë”./A2

Vendi

UBT mirëpret eksperten ndërkombëtare nga Ukraina në ligjëratë për propagandën dhe dezinformimin, Delfina Ertanowska

Published

on

UBT ka organizuar një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Studime të Sigurisë, ku ekspertja ndërkombëtare Delfina Ertanowska ka prezantuar temën “Russian Influence, PSYOP, and ‘Interests’: Propaganda, AI, Social Media, and Terrorist States”. Kjo ngjarje shënon një tjetër moment të rëndësishëm në angazhimin e UBT-së për të sjellë ekspertizë globale për studentët.

Ligjërata e mbajtur nga Ertanowska, e cila ka përvojë të gjerë në analizën e operacioneve psikologjike (PSYOP) dhe ndikimit të aktorëve shtetërorë në hapësirat digjitale, u përqendrua në mënyrat se si Rusia dhe shtete të tjera përdorin propagandën, inteligjencën artificiale dhe rrjetet sociale për të ndikuar në opinionin publik dhe për të destabilizuar rajone të caktuara.

Studentët patën mundësinë të eksplorojnë raste konkrete të manipulimit mediatik dhe të kuptojnë rolin e teknologjisë në strategjitë moderne të ndikimit.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me prodekanin e programin Studime të Sigurisë, Arian Kadriu.

Përmes këtyre ligjëratave, UBT po e pozicionon veten si një institucion që jo vetëm ndjek zhvillimet globale në fushën e sigurisë, por edhe kontribuon në formimin e profesionistëve të rinj me perspektivë ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.

Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.

UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë dhe prezantoi në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF, e cila bëri bashkë figura të rëndësishme të ekonomisë, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit akademik nga i gjithë rajoni.

Rektori Hajrizi ishte pjesë e diskutimeve rreth “EU integration opportunities”, paneli i cili trajtoi temat kyçe të integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun e përbashkët evropian, me fokus të veçantë në mundësitë për bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës së BE-së.

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimit të lartë, inovacionit dhe kërkimit shkencor si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi rolin e UBT-së në krijimin e ekosistemeve të inovacionit, zhvillimin e kompetencave të avancuara digjitale dhe nxitjen e ndërmarrësisë, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë janë ndër akterët kryesorë që mund të përshpejtojnë integrimin e rajonit në tregun evropian.

Rektori Hajrizi gjithashtu nënvizoi se transformimi digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi ndër-sektorial janë elemente kyçe që do t’i mundësojnë rajonit të jetë konkurrues në ekonominë moderne dhe të shfrytëzojë maksimalisht programet dhe iniciativat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit

Published

on

Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.

Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.

UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.

Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Continue Reading

Të kërkuara