Lajmet

​Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim

Published

on

Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim.

Në pamundësi të asgjësimit, një numër i konsiderueshëm i barnave dhe materialeve medicinale me afat të skaduar janë grumbulluar në barnatoren qendrore pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. E nga viti 2010 në Kosovë nuk ka ndodhur asgjësimi i barnave pa afat.

Ndër medikamentet me afat të skaduar është edhe Remdesivir, bari të cilin qytetarët në kohën e pandemisë COVID-19, e blenë me çmime shumë të larta.

Drejtoresha e Barnatores Qendrore pranë QKUK-së, Dardane Mehaj, thotë se barnat dhe produkte pa afat ruhen në kushte të veçanta të ndara prej barnave të tjera.

Është një numër i konsiderueshëm, barnat janë të natyrave të ndryshme ose të përdorimit të ndryshëm, nuk janë të theksuar vetëm antibiotikët ose të tjera. Çka vlen me u theksua është produkti Remdesivir, i cili ka skaduar me sasi të madhe që i kemi në barnatore qendrore”, tha ajo.

Për drejtoreshën e Barnatores Qendrore shkaktar për numër të madh të barnave me afat të skaduar po shihet keqplanifikimi i bërë nga klinikat dhe spitalet.

Ajo thekson nevojën për asgjësimin sa më të shpejt të ilaçeve me afat të skaduar me qëllim të lirimit të hapësirave të zëna.

Ndoshta me e quajtur keqplanifikim se planifikimet e produkteve medicinale të barnave dhe materialeve vijnë prej klinikave…Kur ka qenë pandemia janë shpenzuar shumë produkte të tjera, mirëpo kanë mbetur pa u shpenzuar produkte”, u shpreh Mehaj.

Sa i përket procesit të asgjësimit të këtyre barnave në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë afër zgjidhjes së këtij problemi.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman po përcaktojnë një hapësirë për shkatërrimin e ilaçeve pa afat.

Jemi përafërsisht afër finishit të zgjedhjes së këtij problemit në mënyrë që mos të ketë shumë vende ku djegien apo asgjësohen këto barna, por të ketë në një vend që kostoja financiare të jetë më e vogël për shtetin”, tha Berisha.

Në anën tjetër, derisa në sistemin shëndetësor publik po skadojnë ilaçe dhe materiale medicinale, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të blejnë barna me çmime të larta.

E nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve bëjnë thirrje për hetim nga Prokuroria e shtetit për menaxhimin e barnave.

Besim Kodra nga kjo shoqatë e sheh shqetësues faktin e skadencës së barnave, derisa qytetarët po blejnë barna me çmime marramendëse në sektorin privat.

Problematike për mua është qysh njerëzit me qenë pa barna dhe me pas skadim të barnave, këtu duhet të involvohet Prokuroria”, theksoi ai.

Ligji që parashihte rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat është miratuar në korrik të vitit të kaluar, por në mungesë të listës për çmimin e produkteve medicinale ende nuk ka nisur zbatueshmëria e tij.

Rajoni

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Published

on

By

Policia në Tiranë ka dhënë detajet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në moshën 60 vjeçare në Tiranë. Aty tregohet se si i dyshuari kaloi nëpër detektor me armë, dhe roja qëndronte ulur në karrigen e tij. Gjithçka thuhet të jetë vërtetuar nga pamjet e kamerave.

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet mes tjerash./D.B/EO

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara