Magazinë

 Barnat GLP-1 si Ozempic dhe Wegovy mund të lidhen me rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit

Published

on

Barnat e njohura për trajtimin e diabetit dhe humbjen e peshës, si Ozempic dhe Wegovy, mund të kenë përfitime shëndetësore më të gjera sesa është menduar deri më tani. Studime të reja sugjerojnë se ilaçet e grupit GLP-1 mund të lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin ose rikthimin e disa llojeve të kancerit, raportoi Fox News.

Kirurgia amerikane e specializuar për kancerin e gjirit, Loren Rourke, tha se hulumtimet e fundit kanë vënë re një lidhje mes përdorimit të këtyre barnave dhe uljes së mundësisë së rikthimit të kancerit të gjirit.

Megjithatë, ajo theksoi se bëhet fjalë për studime vëzhguese, të cilat nuk dëshmojnë ende se barnat GLP-1 parandalojnë apo kurojnë kancerin.

“Këto nuk janë studime që u japin pacientëve arsye t’i kërkojnë menjëherë mjekut një ilaç GLP-1 për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit. Megjithatë, ato kanë hapur një drejtim të ri dhe premtues për kërkime të mëtejshme”, u shpreh Rourke.

Sipas ekspertëve, një nga arsyet e mundshme të këtij efekti lidhet me faktin se barnat GLP-1 ndihmojnë në humbjen e peshës dhe reduktojnë inflamacionin kronik në organizëm. Mbipesha mund të rrisë prodhimin e estrogjenit, hormon që lidhet me disa forma të kancerit të gjirit, ndaj ulja e peshës mund të sjellë përfitime shtesë për shëndetin.

“Sa më shumë yndyrë të kemi në trup, aq më shumë estrogjen prodhohet. Nëse këto barna ndihmojnë edhe në uljen e inflamacionit kronik, atëherë përfitimet e tyre mund të jenë të shumta”, tha ajo.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ende nuk ka prova që këto ilaçe veprojnë drejtpërdrejt mbi qelizat kancerogjene. Për të vërtetuar një lidhje shkak-pasojë nevojiten studime të mëdha klinike.

Rourke këshillon që personat të cilët përpiqen të humbin peshë të konsultohen me mjekun për të parë nëse barnat GLP-1 janë të përshtatshme për ta.

“Nëse keni mbipeshë, keni ndjekur një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe keni bërë aktivitet fizik, por nuk po arrini rezultatet e dëshiruara, atëherë barnat GLP-1 mund të jenë një alternativë që ia vlen të diskutohet me mjekun”, tha ajo.

Ekspertët nënvizojnë se këto barna nuk duhet të përdoren si trajtim kundër kancerit pa prova të mjaftueshme shkencore. Megjithatë, studimet e fundit po hapin një fushë të re dhe premtuese kërkimi, e cila mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të rolit të tyre në parandalimin e disa llojeve të kancerit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara