Sport

Barcelona thyen çdo rekord, skuadra e Hansi Flick arrin shifra historike

Published

on

Barcelona ka thyer çdo rekord në këtë sezon, duke arritur shifra historike që nuk janë parë më parë në La Liga. Me një ritëm të çmendur, skuadra e trajnerit Hansi Flick ka fituar 27 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të La Ligës, ndërsa Reali i Madridit ka arritur vetëm 17 pikë, duke thelluar diferencën mes dy skuadrave.

Në këtë moment të sezonit, Barcelona është në krye me 66 pikë, tre më shumë se Reali, dhe ka një diferencë të madhe në mesataren e golave. Skuadra e Flick ka shënuar 30 gola në këto ndeshje, ndërsa Reali vetëm 15, duke theksuar dominimin e blaugranave në sulm.

Sipas të dhënave të “Opta”, Barcelona ka arritur një rekord të paprecedentë, duke shënuar 139 gola pas 45 ndeshjeve në të gjitha garat, një shifër që nuk është arritur më parë në historinë e La Ligës. Kjo ecuri e jashtëzakonshme përfshin një seri prej 20 ndeshjesh pa humbje, me nëntë fitore radhazi në La Liga, një arritje që nuk ishte parë për gati një dekadë.

Këto rezultate kanë vënë Barcelona-n në një pozicion të fortë për të fituar titullin, edhe pse Reali është ende në ndjekje, duke shpresuar që historia dhe eksperienca e tij të ndikojnë në përmbysjen e situatës./UBTNews/

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara