Sport

Barcelona shpreh interesim për Agueron

Published

on

Kun Aguero pritet të lidhet me yllin argjentinas Lionel Messi në “Camp Nou” te Barcelona.

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt Sergio Aguero, si transferim ne formën e agjentit të lirë, në fund të këtij edicioni, raporton “The Sun”.

32 vjeçari i cili ka qenë sulmues edhe i Atletico Madridit, është pa kontratë këtë verë, dhe thuhet se ende nuk i është ofruar një kontratë e re nga skuadra e Pep Guardiolas.

Barça janë në kërkim të një sulmuesi me përvojë që pas largimit të Luis Suarez, dhe pritet të hynë në bisedime me Agueron.

Një marrëveshje mund të jetë lehtë e arritshme pasi që argjentinasi ka kontakte të mira me kapitenin dhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Lajmet

Milani në panik: Leao pëson dëmtim muskulor kundër Torinos

Published

on

Milani është përballur me një shqetësim të madh mbrëmjen e së hënës, pasi Rafael Leao u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen kundër Torinos. Sulmuesi portugez u tërhoq duke çaluar menjëherë pasi goditi topin gabimisht dhe ndjeu dhimbje të forta në pjesën e sipërme të kofshës së djathtë.

Ndeshja po zhvillohej në një moment të vështirë për Milanin, që ishte në disavantazh 2-1 pas golave të Nikola Vlasic dhe Duvan Zapatës, ndërsa Adrien Rabiot kishte realizuar një gol të bukur për t’i mbajtur kuqezinjtë në lojë. Pak minuta më vonë ndodhi edhe episodi që i shqetësoi të gjithë te Rossonerët.

Leao goditi nga distanca, por sapo topi u shkëput nga këmba e tij, ai u përkul nga dhimbja dhe vendosi duart në ijë. Futbollisti u përpoq të vraponte, por e kuptoi që gjendja ishte serioze dhe doli menjëherë nga fusha, pa pritur stafin mjekësor. Ai u zëvendësua nga Samuele Ricci, ish-lojtari i Torinos.

Në stol, Leao u pa me një pako akulli të lidhur mbi muskujt adduktorë, duke rritur frikën për një dëmtim që mund ta mbajë jashtë disa javë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tij, por Milani shpreson që futbollisti ta ketë ndalur në kohë dëmtimin për të shmangur pasoja më të rënda.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin, pasi Santiago Gimenez është ende jashtë dhe Christian Pulisic u la në stol vetëm për shkak të lodhjes nga simptomat e gripit. Leao ka qenë i rëndësishëm këtë sezon, me gjashtë gola dhe një asist në Serie A dhe Coppa Italia, ndaj mungesa e tij do të ishte një goditje serioze për skuadrën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Championsi rikthehet fuqishëm, vëmendja në derbin e madh evropian në “Giuseppe Meazza”

Published

on

Mbrëmja spnte do të kulmojë me super-duelin Inter kundër Liverpoolit, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës.

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me dy skuadra që vijnë me objektiva të qartë dhe me presion të madh mbi shpatulla.

Interi kërkon të tregojë forcën në shtëpi dhe të rikthejë qetësinë pas javëve të vështira, ndërsa Liverpooli udhëton drejt Milanos me synimin për t’u rikthyer te stabiliteti pas polemikave të fundit që lidhen me grupin dhe vendimet teknike. Kjo përballje përbën testin më të fortë të fazës aktuale, me pritshmëri të larta nga të dyja anët dhe me yje që pritet të vendosin fatin e ndeshjes.

Përveç supersfidës në Milano, dita sjell edhe duele të tjera interesante. Bayern Munich pret Sporting CP në një përballje ku gjermanët kërkojnë të ruajnë ritmin, ndërsa Barcelona ndeshet me Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, në një ndeshje ku katalanasit synojnë tri pikë që do t’i konsolidonin në renditje. Chelsea viziton Atalantan në Bergamo, një sfidë që mund të rezultojë më e vështirë sesa duket në letër.

PSV përballet me Atleticon e Madridit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe spontanitet, kurse Monaco – Galatasaray dhe Tottenham – Slavia Prague plotësojnë mbrëmjen me duele që mund të prodhojnë surpriza. Royale Union SG pret Marseille në një ndeshje ku francezët duhet të tregojnë forcë për të mos rrezikuar.

Megjithatë, sytë e futbollit botëror mbeten te Milano. Interi dhe Liverpooli pritet të dhurojnë një ndeshje me intensitet të lartë, ritëm të shpejtë dhe shumë emocione.

Rezultati i kësaj sfide mund të ndikojë dukshëm në ecurinë e të dyja skuadrave në Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë kryendeshjen e padiskutueshme të mbrëmjes./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet rëndë ylli i Real Madridit

Published

on

Eder Militao ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë për disa muaj.

Pas testeve mjekësore, u konfirmua se dëmtimi preku tendinën e pjesës së sipërme të bicepsit femoral, çka e bën rikuperimin edhe më të ngadaltë.

Klubi nuk ka dhënë një datë të saktë kthimi, por zakonisht dëmtime të tilla kërkojnë tre deri në katër muaj rehabilitim.

Mbrojtësi u largua nga fusha në ndeshjen kundër Celta Vigos me fytyrë të shqetësuar, dhe stafi mjekësor e ndihmoi të dilte menjëherë. Problemet e Real Madridit në mbrojtje tani janë edhe më të mëdha, pasi Xabi Alonso ka të dëmtuar edhe Alexander-Arnold, Carvajal, Huijsen, Mendy dhe Alaba.

Për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alavesit, trajneri do ta ketë ekipin edhe më të cunguar. Carreras dhe Fran Garcia janë të pezulluar pas kartonëve të kuq, ndaj të vetmit mbrojtës të gatshëm pritet të jenë Antonio Rudiger dhe Raul Asensio.

Situata e lë Real Madridin në një nga momentet më të vështira të sezonit./S.K/KP/TheAthletic/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara