Sport

Barazim spektakolar mes Ballkanit dhe Gjilanit

Published

on

Ndeshja e xhiros së 11-të mes Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi me një barazim emocionues 3-3, duke mbajtur tifozët në tension deri në fund.

Ballkani e nisi fort, duke kaluar në epërsi pas pesë minutash me një gol të bukur nga Lindon Emërllahu, i ndihmuar nga një gabim i portierit Kenan Haxhihamza. Megjithatë, Gjilani reagoi shpejt, duke barazuar me Armend Thaqin që shënoi një gol fantastik nga distanca.

Pjesa e parë përfundoi me Gjilanin në avantazh pas një goli të Edi Basës nga kokë, që i dha atyre epërsinë 2-1. Në pjesën e dytë, Ballkani u rikthye me Giovanni Ribeiro, i cili barazoi rezultatin në 2-2. Pas një penalltie për Ballkanin, Bernard Karrica shënoi për 3-2, por drama nuk mbaroi këtu.

Në minutën e fundit, Gjilani fitoi një penallti, dhe pas një ndodhi të çuditshme, Armend Thaqi shënoi golin e barazimit, duke përfunduar ndeshjen në 3-3. Kjo rezultat mbajti Ballkanin në krye të tabelës me 19 pikë, ndërsa Gjilani e kaloi në pozitën e shtatë me gjashtë pikë më pak./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara