Aktualitet
Bankat kryesore Australiane të goditura nga ndërprerja e faqeve në internet
Published
4 years agoon
By
Betim GashiDisa banka australiane dhe linjat ajrore amerikane pësuan ndërprerje të faqeve në internet të enjten, pas një problemi me kompaninë e shërbimeve të internetit Akamai.
Klientët raportuan probleme me bankat përfshirë ANZ, Westpac, St George, banka ME, Macquarie Bank, Allianz dhe Banka e Komonuelthit.
Aplikacionet bankare ishin gjithashtu të padisponueshme.
Kompanitë ajrore të prekura pësuan ndërprerje të shkurtra. American Airlines, Southwest Airlines, United Airlines dhe Delta Air Lines ishin midis tyre.
Përçarja filloi rreth orës 14:10 me kohën e Sidneit (05:10 GMT). Australia Post, shërbimi postar, u godit gjithashtu – si dhe Virgin Australia, transportuesi i dytë më i madh i vendit.
Akamai pranoi se ishte burimi i problemit, duke i thënë agjencisë së lajmeve AFP: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje dhe po punojmë në mënyrë aktive për të rivendosur shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Akamai ofron një nga rrjetet më të mëdha në botë për shpërndarjen e përmbajtjes (CDN) – një shërbim i krijuar për të shpejtuar kohën e ngarkimit për faqet e internetit. Virgin tha se përdorte teknologjinë për vërtetimin e rrjetit IT.
Disa ditë më parë në qershor, një problem i brendshëm në Fastly, shkaktoi një ndërprerje një-orëshe në një numër faqesh në internet të profilit të lartë duke përfshirë Amazon, Reddit dhe faqen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në orën 16:15 me kohën lokale, Banka e Komonuelthit postoi në Twitter se shërbimet kishin filluar të ktheheshin në normalitet dhe falënderoi klientët për durimin e tyre.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)
lajme
Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit
Published
1 hour agoon
November 26, 2025By
Driton Iseni
Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.
Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.
UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.
Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
Lajmet nga UBT
Doktoresha Marianne Herzog mbajti ligjëratë inspiruese për studentët e Psikologjisë në UBT
Published
5 hours agoon
November 26, 2025By
Driton Iseni
Një ligjëratë inspiruese u mbajt sot në UBT, ku të pranishëm ishin studentët e programit Psikologji, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër ligjërimin e Doktoreshës së njohur Marianne Herzog, e cila njihet për qasjet e saj moderne dhe humane në trajtimin e traumës dhe zhvillimit personal.

Tema e ligjëratës shpalosi një perspektivë të re psikologjike mbi frikën dhe traumën, duke i transformuar ato në një histori inspiruese fuqizimi. Doktoresha Herzog prezantoi metoda profesionale dhe raste studimore nga përvoja e saj akademike dhe klinike, duke e treguar se procesi i shërimit dhe i tejkalimit të vështirësive është i mundur për çdo grupmoshë dhe për çdo individ që kërkon rritje personale.
Gjatë ligjëratës, ajo prezantoi librin e saj të fundit, i cili prek me shumë ndjeshmëri dhe profesionalizëm përvojat personale, rrënjët e traumave që nga fëmijëria, dhe mënyrat se si ato formësojnë të ardhmen. Libri trajton mekanizmat e brendshëm të njeriut për të sfiduar frikën, për të dalë mbi dhimbjen dhe për të aktivizuar potencialin e brendshëm që secili prej nesh e ka.
Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje, të diskutojnë dhe të ndajnë mendime rreth përvojave në trajtimin dhe menaxhimin e traumave, duke e kthyer këtë aktivitet në një formë të veçantë ndërveprimi akademik.
Një falënderim i veçantë shkon për Doktoreshën e nderuar Xhida Lumi dhe ekipin e saj profesional, të cilat bënë të mundur organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në ambientet e UBT-së, duke sjellë për studentët një përvojë të jashtëzakonshme akademike dhe motivuese.


Vendi
Studentët e Fakultetit të Artit të UBT-së vizitojnë Institutin ARKIV në Pejë
Published
2 days agoon
November 24, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të zhvillimit praktik dhe përfshirjes në hapësirat bashkëkohore të artit, studentët e Fakultetit të Artit dhe Media Digjitale të UBT-së realizuan një vizitë studimore në Institutin ARKIV në Pejë, ku aktualisht është e hapur ekspozita e artistit të njohur Jeton Gusia.

Instituti ARKIV funksionon si një qendër e artit bashkëkohor, e fokusuar në ekspozita, punëtori dhe rezidenca artistike, duke ofruar studentëve një mundësi të veçantë për t’u njohur me praktikat bashkëkohore vizuale dhe formate të ndryshme të prodhimit artistik.
Në vizitë morën pjesë studentë të programeve të Skulpturës (viti i parë), Instalacion Art (viti i dytë) dhe Projekti Individual (viti i tretë), të udhëhequr nga profesori Burim Berisha, të cilët patën mundësinë të ndërveprojnë direkt me hapësirën ekspozuese dhe të njihen me proceset krijuese të artit bashkëkohor.
Vizita, e organizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UBT-së dhe Institutit ARKIV, ka për qëllim të fuqizojë zhvillimin krijues dhe profesional të studentëve, duke i dhënë mundësinë të përjetojnë nga afër standardet dhe praktikat e artit bashkëkohor.
Ky aktivitet pasuron përvojën e studentëve dhe përputhet me objektivat akademike të Fakultetit të Artit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi praktike dhe të krijojnë lidhje të reja në fushën e artit bashkëkohor.
Lajmet
UBT dhe partnerët organizojnë tryezën rajonale “She Builds Peace” në përkujtim të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Published
2 days agoon
November 24, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të përkujtimit të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS) dhe si pjesë e fushatës globale “She Builds Peace”, UBT, në bashkëpunim me YSP Balkan dhe Women Center for Development and Culture Albania (WCDCA), organizuan një tryezë rajonale me rëndësi të veçantë, e cila kishte për qëllim të reflektuar mbi rolin e grave dhe të rinjve në ndërtimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u zhvillua më 13 nëntor 2025, në Sallën e Bibliotekës së Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, dhe u drejtua dhe moderua nga Ejona Icka, Koordinatore e OKB-së për IAYSP Europe & Middle East dhe Drejtoreshë Ekzekutive e YSP Balkan.
Në diskutimin e pasur morën pjesë ekspertë dhe udhëheqës rajonalë, duke përfshirë:
Doc. Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, Zv/Ministre e Transportit, Maqedonia e Veriut
Dr. Rudina Çollaku, Drejtoreshë Ekzekutive, Women Center for Development and Culture, Shqipëri
Ms. Besa Asllani, Koordinatore, Youth Forum of PVD, Lugina e Preshevës
Ms. Arta Tahiri Beqa, Analiste
Tryeza ofroi një platformë të rëndësishme dialogu për udhëheqëse gra, përfaqësues të rinisë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione qeveritare, duke theksuar rëndësinë e sigurisë komunitare, perspektivat ekspertësh mbi paqen dhe sigurinë, si dhe zërin e të rinjve në krijimin e partneriteteve që sjellin në jetë rezolutat ndërkombëtare si 1325 në nivel rajonal.
Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në fushatën globale “She Builds Peace”, e cila promovon dy shtylla kyçe të veprimit: Njohjen dhe Pjesëmarrjen, duke riafirmuar angazhimin e Ballkanit Perëndimor për zbatimin e plotë të Rezolutës 1325, në këtë përvjetor historik.
“Paqja fillon me pjesëmarrje,” u theksua gjatë tryezës, duke vlerësuar rëndësinë e angazhimit aktiv të grave dhe të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Ky aktivitet mbështetet nga ICAN – International Civil Society Action, UBT dhe WCDCA, duke forcuar vizionin e përbashkët për të drejtat e grave, paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.
Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?
Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve
Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit
Hidhet shorti i Kupës së Kosovës
Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme
Rita Ora feston ditëlindjen e 35-të
Kina zbulon depozitën më të madhe të arit në historinë e saj
PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”
Zemaj: Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK-së
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
