Lajmet

Banka Botërore, 120 milionë dollarë për të mbështetur reformat në Shqipëri

Published

on

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej 120 milionë dollarë për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Ky është financimi i dytë i një serie prej dy fazash që ndihmon Shqipërinë të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore.

BB bën të ditur se, Programi i ri do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash, të cilat synojnë: Forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore, zgjerimin e tregut të energjisë, duke nxitur burimet e rinovueshme dhe rritjen e efiçencës së energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.

Ky program është në përputhje me Kuadrin e Partneritetit të Vendit për periudhën 2023-2027, çka përforcon angazhimin e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.

Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë,” tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë”, theksoi ai, përcjell ATSH, transmeton KosovaPress.

Programi reflekton aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026 dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit për klimën. Masat kryesore përfshijnë forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale dhe nxitjen e reformave në sektorin e energjisë. Kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie, politikë monetare e qëndrueshme e mbështetur nga masa dhe mbikëqyrje e kujdesshme”, thekson BB në njoftimin për shtyp publikuar në faqen zyrtare të BB.

Lajmet

​Vdes një person nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Published

on

By

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Policia e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

Continue Reading

Lajmet

Range Rover tashmë ka një logo të re

Published

on

Range Rover ka një logo të re. Megjithëse, një që nuk do ta shihni në një veturë.

Logo u shfaq kohëve të fundit për investitorët dhe është zhvilluar si një simbol për vendet ku nuk përshtatet shenja e njohur e markës si p.sh në një etiketë dhe brenda hapësirave të ngjarjeve ku një emblemë është më e përshtatshme.

Ndryshe, ajo që Range Rover po bën këtu nuk është pa precedent. BMW pesë vjet më parë debutoi një version të ri të logos së saj ikonike që e përdor në markë, por jo në vetura. Shumë marka makinash po debutojnë gjithashtu logo të reja.

Vetëm javën e kaluar, pamë për herë të parë logon e re të Bentley. Dhe Jaguar mori një logo të re si pjesë e transformimit total që është duke u zhvilluar aktualisht. Ky do të jetë një vit i madh për Range Rover, me mbërritjen e afërt të modelit kryesor tërësisht elektrik.

Do të duket identik me Range Rover-in e madh me benzinë. Logo dhe gjithçka.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ miraton 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit

Published

on

By

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mbajtur të enjten, më 10 korrik, u bë e ditur se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor. Nga 28 qershori deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa – prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërkaq 66 të tjera janë refuzuar.

Drejtori në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Periudha e shërbimeve të votuesve e cila ka filluar me datë 28 qershor dhe deri dje me datë 9 korrik 2025 në orën 16:00 janë parashtruar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit nga të cilat 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak se votuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë së bashku me dokumentet identifikues në dorë”, tha Buzhala.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së, u njoftuan nga Buzhala edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.

Po ashtu periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që ka filluar me datë 26 qershor dhe do të përfundoj më 13 gusht 2025. I kemi shpërnda të gjitha të dhënat për hapjen e llogarive me qëllim të aplikimit për certifikim. Deri më datën 9 korrik 2025 janë hapur llogari të cilat janë aktive për 47 subjekte politike të regjistruara, gjashtë iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur, totali i llogarive të hapura në total është 54”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, kërkoi nga Buzhala që në mbledhjen e radhës të ketë një raport shtesë për buxhetin shtesë për dërgimin e fletëvotimeve te qytetarët në diasporë, për të shikuar se a ka buxhet të mjaftueshëm.

Po bëhen pothuajse katër javë që keni dërguar një kërkesë shtesë në institucione të Kosovës për me nda një buxhet shtesë për faktin se në rregulloret tona, ne kemi parapa që fletëvotimet e qytetarëve tanë në diasporë tua dërgojmë secilit në shtëpitë e tyre. Ky operacion kërkon buxhet shtesë dhe është një operacion i cili ka për synim të kthimit të integritetit të procesit në diasporë. Prandaj unë mendoj që ju do të duhej në mbledhjen e radhës të na bini një raport shtesë të detajuar sa i përket kësaj çështje sepse mos ndarja e këtij buxheti nënkupton edhe mos mundësinë e realizimit ë këtij operacioni. Ju duhet të na tregoni se a do të mundemi t’i tërheqim fletëvotimet me një operator të suksesshëm apo do të përballemi me problematikën e njëjtë”, theksoi Gashi.

KQZ u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”. Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim” e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Continue Reading

Aktualitet

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Published

on

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen e Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër, 18 abstenime. Votat në favor ishin më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt. Por votimi e ka dobësuar e ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament. Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit.

Continue Reading

Të kërkuara