Aktualitet

Bangladeshi do të nisë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 për refugjatët Rohingya

Published

on

Bangladeshi do të nisë një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për refugjatët Rohingya në kampet e refugjatëve në rrethin Cox’s Bazar mes thirrjeve për vaksinimin e personave të persekutuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i jashtëm, Masud Bin Momen, para gazetarëve në Dhaka tha se fillimisht do të vaksinohen refugjatët Rohingya të moshës 55-vjeçare dhe më shumë dhe kufiri i moshës gradualisht do të ulet me ardhjen e më shumë vaksinave nga burime të ndryshme.

“Refugjatët do të vaksinohen me një ujdi të ngjashme dhe më të njëjtin lloj të vaksinave si qytetarët e Cox’s Bazar-it të Bangladeshit dhe nuk do të ketë diskriminim mes popullit vendas dhe refugjatëve Rohingya”, tha Momen.

Momen njoftoi se vendimi u mor në një takim me Ministrinë e Shëndetësisë për të garantuar sigurinë shëndetësore të refugjatëve.

Sipas tij, ka një komunikim të rregullt midis refugjatëve dhe komunitetit pritës, kështu që është e rëndësishme të vaksinohen refugjatët Rohingya për të garantuar sigurinë e vendasve.

Ai shtoi se qeveria do të mbulojë vaksinimin e refugjatëve nga “ajo që kemi dhe asnjë diskriminim nuk do të bëhet në këtë rast”. Megjithatë, ai theksoi se ka disa vështirësi në ruajtjen e vaksinave që ata marrin përmes instrumentit COVAX, me vaksinat kineze ‘Sinopharm’ më të lehta për t’u mbajtur nën administrimin e zinxhirit të ftohtë.

Më herët, qeveria tha se do të fillojë vaksinimin e rreth 50 mijë refugjatëve mes numrit në rritje të infeksioneve në të gjithë Bangladeshin.

Mes rritjes alarmante të virusit në të gjithë vendin me praninë e llojit ‘Delta’, numri i vdekjeve i refugjatëve Rohingya në vendbanimet më të mëdha të refugjatëve në botë është rritur në 27 dhe infeksionet në 2.355.

Bangladeshi aktualisht është shtëpia e pothuajse 1,2 milion muslimanëve pa shtetësi Rohingya, të cilët ikën nga një goditje e egër ushtarake në vendlindjen e tyre në Rakhinë të Mianmarit në muajin gusht të vitit 2017.

Continue Reading

Vendi

Pas zgjedhjeve, Kurti udhëton në Austri: Do të takojë kancelarin Stocker

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, vetëm një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i qeverisë në detyrë do të zhvillojë takime të rëndësishme të nivelit të lartë shtetëror dhe ekonomik. Ndër të tjera, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Ky udhëtim zyrtar i Kurtit zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë sapo është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka përfunduar 100% numërimin e kutive të votimit (2,498 nga 2,498 vendvotime), duke nxjerrë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave përfundimtare të kësaj faze nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike në vend duke siguruar 42,91% të votave (299,152 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,12% (147,220 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58% (122,575 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka grumbulluar 7,16% të votave, ndërsa Lista Serbe ka marrë 6,18%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve me të drejtë vote arriti në 37,05%, teksa rezultatet pritet të certifikohen pasi të përmbyllen procedurat e numërimit të votave të diasporës dhe ato me postë.

 

Continue Reading

Lajmet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Vendi

Kaja Kallas: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.

Kallas theksoi se vendi ka nevojë për institucione funksionale që mund të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe procesin e integrimit evropian. Ajo nënvizoi se tejkalimi i ngërçit politik është i domosdoshëm për stabilitetin institucional dhe përfitimin e Kosovës nga mbështetja e Bashkimit Evropian.

Deklarata e saj vjen në një periudhë kur skena politike në Kosovë po përballet me sfidën e krijimit të shumicës parlamentare dhe formimit të qeverisë së re. Bashkimi Evropian ka përsëritur vazhdimisht se funksionalizimi i institucioneve është kusht kyç për avancimin e reformave dhe afrimin e vendit me strukturat evropiane.

Sipas Kallas, përgjegjësia për tejkalimin e dallimeve politike bie mbi partitë dhe liderët e vendit, të cilët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të Kosovës. Ajo vlerësoi se krijimi i shpejtë i institucioneve do të dërgonte një sinjal pozitiv për partnerët ndërkombëtarë dhe do të ndihmonte në zhbllokimin e proceseve të rëndësishme zhvillimore.

BE-ja ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, por ka theksuar se përfitimi i plotë nga kjo mbështetje kërkon institucione të qëndrueshme dhe efektive që mund të zbatojnë reformat e kërkuara.

 

Continue Reading

Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm në Filipine lë të paktën 16 viktima, qindra të lënduar

Published

on

By

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi të hënën jugun e Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve, sipas autoriteteve vendase.

Lëkundjet e forta u regjistruan pranë ishullit Mindanao, ndërsa dëmet më të mëdha u raportuan në qytetin bregdetar të General Santos. Disa ndërtesa u shembën ose pësuan dëmtime serioze, ndërsa rrëshqitjet e dheut dhe rënia e objekteve shkaktuan shumicën e viktimave.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në disa zona bregdetare të Filipineve dhe vendeve fqinje. Megjithatë, alarmi u hoq disa orë më vonë pasi rreziku u vlerësua si i kaluar. Valë deri në 1.4 metra u regjistruan në disa pjesë të provincës Sarangani.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., urdhëroi mobilizimin e ekipeve të emergjencës dhe pezullimin e mësimit në zonat më të prekura. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara dhe raportet për persona të zhdukur.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga rajonet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

 

Continue Reading

Të kërkuara