Aktualitet

Ballkani Perëndimor po e humb popullatën e re, shkak migrimi

Sipas Apostol Simovski, nevojitet një fotografi e qartë që të merren masat e nevojshme.

Published

on

Drejtori i Entit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, Apostol Simovski tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po humbin popullatën e re, për shkak të migrimeve. Sipas tij, nevojitet një fotografi e qartë që të merren masat e nevojshme.

“Qëllimi kryesor dhe është thelbësore që të tregojmë një fotografi të qartë. Sfida jonë është që të jemi gjithmonë profesionalist dhe është për të mirën e vendit. Kjo duhet të jetë mjaft e qartë. 20 vjet vendi ka qenë pa të dhëna për popullsinë. Migrimi ka qenë një prej problemeve kryesore, për shkak qe ka influencë të dyfishtë. Ne po humbin njerëzit, popullsinë. Ne po e humbim popullatën dytësore, lindjet. Ky është problemi më i madh brenda regjionit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Në ditën e dytë të Javës së Regjistrimit të Popullsisë, ai ka ndarë përvojat e Maqedonisë së Veriut në regjistrimin e popullsisë, ku tha se kanë pasur shumë probleme për shkak të pandemisë.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha ka përmendur parimet mbi të cilat duhet të organizohet procesi i regjistrimit të popullsisë.

“Sistemi statistikor do të ofrojë të dhënat institucioneve, shoqërisë civile, akademike e qytetarëve te dhëna cilësore. Të dhënat statistikore duhet të plotësojnë kriteret me qëllim të statistikave zyrtare. Ato duhet të verifikohen në mënyrë periodike. Parimi i dytë, është i paanshmërisë dhe gjithë shfrytëzuesit duhet të trajtohen njëjtë”, ka thënë ai.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara