Aktualitet

Balla: Ka ardhur koha t’i japim fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës

Rreth 30 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik.

Published

on

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët të votojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebenicë.

Rezoluta konfirmon bindjen tonë të përbashkët se ka ardhur koha të dëshmohet me vepra vullneti dhe angazhimi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës dhe vënë pas hekurave kriminelët, pasi për këtë u detyrohemi jo vetëm më shumë se 8 mijë civilëve të pafajshëm që u masakruan në Sreberenicë, por dhe mbi 10 mijë shqiptarëve të vrarë edhe 20 mijë grave shqiptare të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë.

Rezoluta dënon fuqishëm si të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës nga disa individë, grupime e aktorë politike e medietike brenda e jashtë Ballkanit Perëndimor.

Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian, të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Genocidit në Srebrenicë, Rezoluta i kërkon Qeverisë të nderojë viktimat e genocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të genocidit në Srebrenicë”, tha Balla.

Deputeti i bëri apel deputetëve të lënë mënjanë agjendat politike dhe të votojnë të gjithë, pa përjashtim, këtë rezolutë.

Projektrezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebenicë:

Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Prej atij moment për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

Rreth 30 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Në vitin 1999 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në raportin e tij për rënien e Srebrenicës do të deklaronte se OKB-ja dështoi në zbatimin e mandatit të saj, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të ashtuquajturave ‘zona të sigurta’, dhe kështu ndan përgjegjësinë.

Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve moderne mu në zemër të Europës së vlerave të larta njerëzore e parimeve demokratike, e cila duhet të shërbente si një këmbanë alarmi ndaj rreziqeve të formave ekstreme të nacionalizmit dhe intolerancës, dhunës dhe tmerreve të luftës që shkaktojnë ato.

Por, fatkeqësisht, gjenocidi i Srebrenicës rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi edhe më të gjerë, i cili u shtri pak më pas edhe në Kosovë. /Top Channel/

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara