Lajmet

”Balet” diplomatik për zbutjen e krizës ukrainase

Rusia mohon çdo aluzion për pushtim, duke thënë se dëshiron vetëm të garantojë sigurinë e saj.

Published

on

 Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet nga homologu i tij rus, Vladimir Putin në Moskë, ndërkohë që kancelari gjerman, Olaf Scholz ndodhet në Uashington për të takuar presidentin Joe Biden, thënë ndryshe një ”balet” intensiv diplomatik fillon sot në përpjekje për të zbutur krizën rreth Ukrainës.

Perëndimorët akuzojnë Moskën se ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin ukrainas për një pushtim të mundshëm, të cilin Rusia e mohon, duke pretenduar vetëm se garanton sigurinë e saj.

Presidenti Macron, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, do të pritet sot në Moskë rreth orës 16:00 dhe takimi me homologun e tij Vladimir Putin mund të zgjasë.

”Ai do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për shtyp”, sipas Élysée.

”Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin janë të vendosur t’i “përfundojnë gjërat gjatë takimit të tyre, duke shqyrtuar masat e shpërshkallëzimit në krizën në kufijtë e Ukrainës”, tha të premten presidenca franceze.

Presidenti francez foli dje me homologun e tij amerikan, Joe Biden. Një shkëmbim telefonik 40-minutësh, i cili është pjesë “në një logjikë koordinimi”, sipas presidencës franceze, përpara udhëtimit të zotit Macron në Moskë dhe më pas të martën në Kiev, ku ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kreu i shtetit francez gjatë fundjavës u takua edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson, shefin e NATO-s Jens Stoltenberg dhe krerët e tre vendeve baltike, presidenten e Lituanisë Gitana Nauseda dhe kryeministrat letonez, Krisjanis Karins dhe estonez, Kaja Kallas.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz, i dyshuar për njëfarë vetëkënaqësie ndaj Moskës, shkon në Uashington të hënën për takimin e tij të parë me presidentin, Joe Biden.

“Ne kemi punuar shumë për t’i dërguar mesazhin Rusisë se do të ketë një çmim të rëndë për të paguar nëse ajo ndërhyn në Ukrainë”, tha Scholz për ”Washington Post” në një intervistë përpara vizitës së tij.

“Unë e vlerësoj shumë atë që presidenti Biden po bën në diskutimet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Ato janë shumë të vështira”, shtoi ai.

Olaf Scholz do të takohet gjithashtu me krerët e shteteve baltike në Berlin këtë javë, përpara se të udhëtojë në Kiev më 14 shkurt dhe më pas në Moskë më 15 shkurt.

Para se të nisej për në Uashington, ai tha të dielën se Gjermania ishte gati të dërgonte trupa shtesë në vendet baltike.

“Ne jemi gati të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të forcuar praninë e Gjermanisë në operacionet e NATO-s në vendet baltike”, tha Scholz për stacionin televiziv gjerman, ARD.

Kievi relativizon

Në Kiev, dita diplomatike do të jetë gjithashtu e ngarkuar: ministrja gjermane e Mbrojtjes Annalena Baerbock pritet të hënën, si dhe ministrat e Jashtëm çek, Jan Lipavsky, sllovak, Ivan Korcok dhe austriak, Alexander Schallenberg.

Përpjekjet diplomatike evropiane vijnë mes frikës në rritje se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.

Shërbimi sekret amerikan ka paralajmëruar se Rusia ka tashmë 70% të forcës së nevojshme për një pushtim të plotë të Ukrainës dhe mund të ketë kapacitete të mjaftueshme, ose 150 000 trupa, për të nisur një ofensivë brenda dy javësh, sipas zyrtarëve amerikanë.

Kievi është përpjekur ta vërë në perspektivë këtë rrezik, veçanërisht për të mbrojtur ekonominë e tij të brishtë, ende të dobësuar nga rreziku i një pushtimi.

”Mos u besoni parashikimeve të fundit të botës”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kouleba.

“Ukraina ka një ushtri të fuqishme, mbështetje të paprecedentë ndërkombëtare dhe është e gatshme për çdo zhvillim”, shtoi ai.

Por, amerikanët nuk kanë vërtetuar nëse Vladimir Putin mori vendimin për të sulmuar apo jo, me opsione që variojnë nga një pushtim i pjesshëm i enklavës separatiste të Donbasit deri në një pushtim të plotë.

”Në rast të një pushtimi të plotë, forcat ruse mund të rrethojnë Kievin dhe të rrëzojnë presidentin Volodymyr Zelensky brenda 48 orëve”, thonë zyrtarët amerikanë.

Uashingtoni ka vendosur të dërgojë përforcime për të mbrojtur vendet e NATO-s kundër çdo agresioni, me kontingjentet e para të ushtarëve amerikanë që mbërritën në Poloni të shtunën dhe të dielën.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, siguroi se SHBA, që  vendosi 3 000 përforcime ushtarake në Evropë, nuk i dërguan këto trupa për të nisur një luftë kundër Rusisë në Ukrainë.

Rusia mohon çdo aluzion për pushtim, duke thënë se dëshiron vetëm të garantojë sigurinë e saj.

Moska njoftoi gjithashtu manovra ushtarake të përbashkëta me Bjellorusinë, ku grumbulloi disa batalione në veri të Kievit dhe në rajonin e Brestit, jo shumë larg kufirit polak.

Moska konsideron se një lehtësim i tensioneve rreth Ukrainës do të jetë i mundur vetëm nëse NATO heq dorë nga politika e saj e zgjerimit dhe largohet nga fqinjët e Rusisë, një kërkesë e refuzuar unanimisht nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.ATSH-AFP

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara