Lajmet nga UBT

Balanco jetën profesionale dhe akademike – zgjedh studimet master në UBT

Published

on

UBT si institucion lider i arsimit të lartë në vend ofron drejtimet më të mira në nivelin master, të hartuara për të plotësuar nevojat e tregut të punës, që ju ndihmojnë të specializoheni në disiplina të veçanta, të avancoheni dhe zhvilloni karrierën tuaj profesionale.

Studimet e nivelit master në UBT janë garanci e suksesit dhe ngritjes akademike, falë punës profesionale, kurrikulave moderne, stafit akademik, infrastrukturës së sofistikuar, të cilën e ofron vetëm UBT. Metodat më të mira të mësimdhënies që ju ofron kurrikula e pasur e këtij institucioni akademik, ju ndihmojnë që të fitoni përvojë praktike dhe të jeni të gatshëm për tregun e punës. Sepse përgatitja akademike që merrni nga ky institucion është rruga drejt punësimit të garantuar.

Përzgjedhja e UBT-së për studimet e nivelit master përshkohet me shumë avantazhe, sikurse orari fleksibil i ligjëratave, i përshtatshëm për të gjithë të punësuarit nëpër institucione publike e private. Fleksibiliteti ju ndihmon në menaxhimin e përgjegjësive personale, pa ju ndërhyrë në qëllimet tuaja akademike.

UBT-ja ka krijuar partneritete me rreth 500 universitete prestigjioze, me institucione e partnerë nga e mbarë bota. Mundësitë për të studiuar jashtë vendit ose për të marrë pjesë në programe shkëmbimi ju afrojnë ju me kulturat dhe sistemet e ndryshme arsimore të vendeve të tjera.

Lajmet nga UBT

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT sjell eksperiencën praktike të Quantix për studentët

Published

on

By

Në vazhdën e përkushtimit për të ndërtuar ura të forta ndërmjet arsimit dhe industrisë, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me pjesëmarrjen e kompanisë së njohur teknologjike Quantix. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet e UBT-së, ofroi një platformë të rëndësishme për studentët që të njihen më nga afër me zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Një nga momentet më të veçanta të ligjëratës ishte prezenca e Era Kastrati, një ish-studente e Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT dhe aktualisht pjesë e ekipit të Quantix prej katër vitesh. Ajo ndau me studentët historinë e saj të suksesit, që nga vitet e studimit në UBT e deri te angazhimi në projekte të avancuara teknologjike. Rrëfimi i saj motivues shërbeu si një dëshmi konkrete e ndikimit që UBT ka në përgatitjen e kuadrove profesionistë dhe të kërkuar në tregun e punës.

Gjatë sesionit, u prezantua edhe platforma shqip.ai, një iniciativë inovative që ka për synim zhvillimin e inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe. Kjo platformë përfaqëson jo vetëm një avancim teknologjik, por edhe një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe digjitalizimin e gjuhës amtare në kontekstin e teknologjisë moderne.

Ngjarja nënvizoi edhe një herë rëndësinë e modelit të arsimimit të integruar me industrinë, që UBT e aplikon me përkushtim. Përmes ligjëratave praktike, vizitave në kompani, projekteve të përbashkëta dhe angazhimit të ekspertëve të fushës, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit u ofron studentëve një përvojë studimore që shkon përtej teorisë – duke i përgatitur ata për sfidat reale të tregut dhe për karriera të suksesshme në sektorët më inovativë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Edukimi sportiv në nivele kampionësh – UBT dhe Qendra e Xhudos në bashkëpunim model

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit për përgatitje cilësore profesionale dhe praktike në fushën e sportit, studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT kanë zhvilluar një praktikë të veçantë në ambientet e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Kjo praktikë u realizua si pjesë e lëndës Sportet Luftarake, me fokus të veçantë në disiplinën e xhudos, dhe përfshiu një eksperiencë të pasur praktike e teknike në një ndër qendrat më të njohura dhe më të suksesshme të sportit në rajon.

Ajo që e bëri këtë përvojë edhe më të vlefshme ishte përfshirja direkte e trajnerit të mirënjohur Driton Kuka dhe kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, të cilët përveç rolit të tyre si figura të shquara të sportit ndërkombëtar, janë edhe pjesë e stafit akademik të UBT-së. Studentët patën mundësinë të mësojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë e kampionëve, duke përfituar njohuri praktike dhe frymëzim nga shembujt më të mirë të suksesit sportiv.

Gjatë seancës praktike, studentët u përfshinë në ushtrime teknike dhe taktike të xhudos, duke thelluar njohuritë e tyre për këtë sport luftarak dhe duke zhvilluar aftësi të rëndësishme që ndihmojnë në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm në fushën e shkencave të sportit.

Ky aktivitet është dëshmi e qasjes së avancuar të UBT-së në edukimin sportiv, ku theksi vihet në mësimdhënien interaktive, bashkëpunimin me profesionistë të fushës dhe integrimin e studentëve në ambientet ku zhvillohet sporti elitar.

UBT mbetet i përkushtuar në promovimin dhe zhvillimin e Shkencave të Sportit, duke ofruar platforma konkrete për të rinjtë që synojnë të bëhen trajnerë, specialistë të sportit apo studiues të lëvizjes njerëzore.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, viziton Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së

Published

on

By

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi akademik e profesional i institucionit.

Gjatë vizitës, Ambasadori Antonini pati mundësinë të njihet nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar, projektet inovative dhe bashkëpunimet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon. Ai vlerësoi lart përkushtimin e UBT-së në avancimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe nxitjen e inovacionit, duke theksuar potencialin për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive italiane dhe UBT-së.

Rektori Hajrizi shprehu mirënjohjen për këtë vizitë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Italisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Vizita u përmbyll me një prezantim të projekteve të suksesshme të studentëve dhe një bashkëbisedim për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të ardhshëm në kuadër të agjendave të përbashkëta për zhvillim.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Medias dhe Komunikimit vizitojnë mediat kryesore në Shqipëri

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim realizuan një vizitë studimore në disa prej televizioneve dhe mediave më të njohura në Shqipëri, përfshirë Top Channel, Televizionin Klan, Vizion Plus dhe RTSH. Kjo vizitë ishte pjesë e aktiviteteve praktike dhe ndërdisiplinore që kanë për qëllim afrimin e studentëve me tregun real të punës dhe përgatitjen e tyre profesionale për sfidat që i presin në të ardhmen.

Të shoqëruar nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Ferid Selimi, profesorët Musa Sabedini, Votim Hanoli, Safet Zejnullahu si dhe mentorja e vizitave studimore Albina Zeneli dhe koordinatorja e programit Jehonë Kapllani-Ilazi, studentët patën mundësinë të vizitojnë ambientet profesionale të redaksive, studiot e lajmeve dhe emisioneve, si dhe departamentet teknike të televizioneve, duke vëzhguar nga afër proceset e përditshme të prodhimit mediatik.

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga përfaqësues dhe gazetarë të njohur të secilës media, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe shpjeguan mënyrën se si funksionon një redaksi, si merren vendimet editoriale dhe çfarë sfidash përballet gazetaria moderne në një treg të lirë mediatik.

Vizita në këto media u përqendrua kryesisht në politikën editoriale të kanalit dhe mënyrën e përgatitjes së edicioneve informative dhe programeve analitike. Në Televizionin Klan, studentët patën rastin të ndjekin nga afër transmetimin live dhe të njihen me sistemin e automatizuar të transmetimit dhe arkivimit. Ndërkohë, në Vizion Plus u diskutua mbi zhvillimin e mediave digjitale dhe integrimin e platformave online në punën ditore të gazetarit. RTSH, si media publike, ofroi një perspektivë të veçantë mbi misionin e informimit të paanshëm dhe shërbimin ndaj publikut.

Kjo eksperiencë përbën një hap të rëndësishëm për formimin profesional të studentëve, duke i ndihmuar ata të lidhen drejtpërdrejt me realitetin e tregut mediatik në Shqipëri, të kuptojnë rëndësinë e etikës profesionale, objektivitetit dhe pavarësisë në raportimin e lajmeve.

UBT, përmes këtyre aktiviteteve, vazhdon të ofrojë një model bashkëkohor të arsimit të lartë, duke kombinuar teorinë me praktikën dhe duke krijuar ura lidhëse mes studentëve dhe industrisë së medias në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara