Aktualitet

Bajrami: Në vitin 2021 presim rritje ekonomike prej 5.2 për qind

Published

on

Ministrja e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami ka deklaruar se projektligji për buxhetin e vitit 2021 trajton prioritetet kryesore, e që janë përballja me sukses e pandemisë dhe krijimi i kushteve për rimëkëmbje ekonomike. Ajo pret që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike prej 5.2 për qind.

Bajrami tha se po kërkojnë ta votojnë projektligjin për buxhet në mënyrë të mos të bllokohen institucionet e vendit.

“Projektbuxheti që keni para vetes trajton dy prioritete kryesore të kësaj qeverie, që janë përballja me sukses me pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje. Tani për sa muaj që do të jemi në detyrë, kjo besoj që duhet të lejohet sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës. Edhe pse në kushte të vështira për të parashikuar atë se çfarë do ndodh që pasojat e pandemisë po vazhdojnë. Ne jemi munduar që bashkërisht, siç e thashë me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore t’i japim disa shifra të përafërta për të paraparë se cilat do jetë rritja ekonomike në viti 2021. Pas një rënie që kemi vlerësuar që për këtë vit do jetë 6.7 për qind në vitin 2021, ne kemi paraparë që do kemi një rritje ekonomike prej 5.2 për qind. Ky buxhet është një nga instrumentet kyçe që ne të arrijmë të sigurojmë këtë rikthim ekonomik, konkretisht me një rritje më shumë se 5 për qind qysh në vitin e parë. Të hyrat buxhetore janë 1.9 miliardë euro me një rritje më shumë se 5 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2020, ndërkohë që shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë në një vlerë prej 2 miliardë e 412 milionë euro”, theksoi Bajrami.

Ajo theksoi se buxheti i investimeve kapitale vit pas viti paraqitet në këtë Kuvend po thuajse i kontraktuar. Ndërsa, shtoi se një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike është e destinuar për sektorin e shëndetësisë.

“Buxheti i investimeve kapitale që vit pas viti paraqitet në këtë Kuvend është i kontraktuar. I kemi vetëm 5.4 milionë investime të reja kapitale nga granti qeveritar të parapara për vitin 2021 dhe janë vetëm 5 milionë sipas klauzolës së investimeve. Sepse ju e dini që projektet kapitale janë afatgjate dhe janë kontrata afatgjate dhe janë të lidhura dhe duhet të përcillen nga viti në vit. Shpenzimet në paga dhe mëditje janë planifikuar të jenë 625.3 milionë duke respektuar gjithmonë rregullin fiskal për paga. Tek shpenzimet që lidhen me rimëkëmbje ekonomike në draft buxhetin para jush është paraparë Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike 182 milionë, e cila pritet në mes të dy leximeve, do të thotë se është dashur të reflektojë edhe disa mjete shtesë për të reflektuar ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, një pjesë e konsiderueshme e së cilës do jetë e destinuar për sektorin e shëndetësisë shpenzime këto që janë të lidhura me koston e blerjes së vaksinës”, tha ajo.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami para deputetëve të Kosovës kërkoi që projektligji për buxhetin e vitit 2021 të votohet sepse kështu dërgojnë sinjale të duhura tek bizneset dhe institucionet financiare.

“Miratimi i këtij buxheti sot do të dërgojë sinjal të duhur tek komuniteti i biznesit në masë të madhe, do të zvogëlojë pasigurinë eventuale në ekonomi e cila mund të shfaqet nëse kjo legjislaturë do shpërbëhej pa e miratuar projektbuxhetin e viti 2021. Po ashtu miratimi i këtij buxheti dërgon sinjal tek institucionet financiare ndërkombëtare dhe tek partnerët tanë ndërkombëtar të cilët kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë gjatë këtij viti në përballje me pandeminë. Andaj ky buxhet është më shumë se të hyra dhe shpenzime. Është edhe një respekt që ne e tregojmë taksapaguesit tanë dhe po ashtu përkujdesje dhe përkushtim për stabilitetin financiar të vendit dhe gjithashtu për gjithë ata që janë në luftën e parë të frontit dhe po përballen me pandeminë”, u shpreh ministrja Bajrami. 

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara