

Lajmet
Bajrami: KEK-u me kontratë të re njëburimore, 16 herë negocim me kompaninë e njëjtë
Published
1 year agoon
By
Betim GashiDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore me të njëjtën kompani.
“Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore. Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”.
Ajo ka shkruar se të premten me të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë prej 448 mijë e 251 euro, ndërsa kontrata tjetër që është publikuar sot është në vlerë prej 443 mijë e 638 euro.
“Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.”
Bajrami ka thënë se ky “është korrupsion serioz qeveritar”, derisa ka shtuar se “Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”.
Lajmet
Çmimet ndërkombëtare të UBT-së, një traditë mirënjohjeje e repsekti
Published
2 hours agoon
July 6, 2025By
UBTnews
UBT ka tashmë mbi një dekadë që jep çmimet “Honorary Degree – Excellence in Leadership” dhe “Leadership Excellence Award” për personalitete të rëndësishme, vendore e ndërkombëtare, që kanë dhënë kontribut, në fusha të ndryshme, për Republikën e Kosovës.
Në këtë plan, si edhe në shumë fusha të tjera, UBT është një hap para institucioneve shtetërore, duke hapur shtigje bashkëpunimi, por edhe duke nderuar të gjithë ata që meritojnë më shumë se nderim, respekt e falënderim të përhershëm.
Po përkujtojmë në këtë shkrim çmimet që UBT ka dhënë në dhjetë vitet e fundit.
Më 21 maj të këtij viti, UBT ndau çmimin më të lartë institucional “Honorary Degree – Excellence in Leadership” për liderin dhe politikanin e njohur kanadez, Tony Clement.
Ky çmim i veçantë vjen si njohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e udhëheqjes, inovacionit politik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi tha se ky çmim përfaqëson një nderim të veçantë për një personalitet me një përvojë të thellë në lidership dhe, njëkohësisht, për një mik të çmuar të Kosovës.
“Përmes këtij çmimi ne po nderojmë jo vetëm një personalitet me përvojë të pasur në lidership, por edhe një mik të Kosovës, i cili ka mbështetur vazhdimisht avancimin e vlerave demokratike dhe zhvillimin ndërkombëtar”, tha Rektori Hajrizi.
Politikani i njohur kanadez, Tony Clement, gjatë fjalës së tij, theksoi se ndjehej veçanërisht i nderuar për çmimin nga një institucion që përfaqëson përparimin, edukimin cilësor dhe të ardhmen. Ai vlerësoi Kosovën dhe UBT-në si shembuj të përkushtimit të sinqertë ndaj zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar, duke shprehur bindjen se këto vlera janë themeli i një bote më të bashkuar dhe të drejtë.
Në vitin 2024, UBT ndan çmimin “Leadership Excellence Award” për kryetarin e Bashkisë së Portos, Rui Moreira.
Në një ceremoni organizuar më 20 qershor, Rektori Edmond Hajrizi theksoi rëndësinë e kontributit të liderëve në përmirësimin e jetës shoqërore dhe zhvillimin e komuniteteve. Ai vuri në dukje se kontributi i kryetarit Moreira ka qenë thelbësor për zhvillimin e qytetit të Portos dhe ka shërbyer si një model frymëzimi për liderët e tjerë në Evropë dhe më gjerë.
Kryetari Rui Moreira, duke pranuar çmimin, shprehu mirënjohjen e tij dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe autoriteteve lokale.
Po më 2024, më 30 prill, UBT ndau çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu.
“Kemi kënaqësinë që në një ceremoni të veçantë, në emër të UBT-së, të ndajmë çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në afirmimin, konsolidimin e vlerave, standardeve, si dhe lidershipin e treguar në promovimin dhe integrimin e universiteteve të Ballkanit”, tha në ceremoni Rektori Hajrizi.
Rektori Tabakoğlu falënderoi Rektorin Hajrizi për ndarjen e këtij çmimi, duke theksuar se, ndër të gjitha çmimet që ka marrë, ky çmim është më i rëndësishmi për të. Ai theksoi se, nga ky moment, Rektori Hajrizi është vëllai i tij, ndërsa UBT dhe Universiteti Trakya janë vëllazëruar.
Ndërsa, më 20 mars 2024, UBT nderoi z.David Phillips me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”
Çmimi iu nda David Phillips për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë.
Duke i bërë nder, Rektori Hajrizi e përshkroi David Phillips si një figurë jashtëzakonisht të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, një diplomat dhe studiues i njohur për kontributin e tij të shquar në shumë fusha, sidomos në politikën ndërkombëtare dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.
Po kështu, më 17 shkurt, UBT nderoi me Çmimin Tradicional Honor Degree “Leadership Excellence Award”, Dr. Ernesto Madeo, kryetarin e Bashkisë së Shën Mitër Koronës (San Demetrio Corone), njëherit kryetar i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë.
Në një ceremoni solemne, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ndau çmimin “Leadership Excellence Award”, për Dr. Ernesto Madeo, për të vlerësuar kontributin e tij dhënë në ruajtjen e traditës, të kulturës, të gjuhës dhe të identitetit kombëtar shqiptar, me theks të veçantë në Kalabri, por edhe ndër gjithë arbëreshët e Italisë.
Në dhjetor të vitit 2023, në bazë të vendimit të Këshillit Akademik, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau çmimin e nderit “Leadership Excellence Award”, për ish-presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi falënderoi ish-presidentin Plevneliev për kontributin e tij, lidershipin e treguar në konsolidimin e brendshëm socio-ekonomik, si dhe në avancimin e shtetit të së drejtës.
“Kemi kënaqësinë të kemi sot, ish-presidentin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, në UBT, për t’i dhënë çmimin e nderit “Leadership Excellence Award”, gradën më të lartë që ka UBT. Ndarja e këtij çmimi për ish-presidentin Plevneliev është edhe një mesazh për të nderuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e shtetit të së drejtës dhe lidershipin e treguar në konsolidimin e brendshëm socio-ekonomik”, tha Rektori Hajrizi.
“Nuk i harroj ndjesitë e mia të para në Kosovë. Janë kujtime shumë të mira dhe të jashtëzakonshme. Kosova gjithmonë ka qenë në zemrën time. Një popull aq i mrekullueshëm, punëtor, pozitiv. Unë vij gjithmonë këtu me zemrën plot. Dhe këtu ndihem si në shtëpi, e dua Kosovën. Ju falënderoj për nderimin me çmimin më të lartë universitar, dhe ju prezantoni institucioni më të mirë në Ballkan”, u shpreh Plevneliev.
Më 22 korrik 2023, UBT ndau çmimin “Leadership Excellence Award” për Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, në njohje të përkushtimit të saj në promovimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
Në ceremoni, Rektori Hajrizi vlerësoi lart kontributin e Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlanl në fushën e shkencave politike dhe për promovimin e vlerave demokratike dhe të angazhimit qytetar.
Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan është profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike dhe Drejtoreshë Themeluese e Qendrës për Përputhshmëri Qytetare në Universitetin e South Florida St. Petersburg, ku mëson lëndë të Qeverisjes Amerikane dhe Ligjit Publik.
Ndërsa më 19 maj 2023, UBT ndau çmimin Leadership Excellence Award për Damën e Luksemburgut, Tessy Antony de Nassau.
Këtë çmim rektori Hajrizi, i ndau Damës së Luksemburgut, Tessy Antony de Nassau për kontributin, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e madhe, si një avokate e zëshme për të drejtat e grave dhe një ambasadore e të drejtave të njeriut.
“Përkushtimi i Tessy Antony de Nassau për kauzat humanitare shërben si një motivim i madh, duke fuqizuar të drejtat e grave dhe fëmijëve, si dhe duke avokuar në barazitë shoqërore. Ne vendosëm të japim dhe të shpërblejmë me gradën e nderit – çmimin e ekselencës së lidershipit, si një mirënjohje ndaj angazhimit dhe punës së Dame Tessy Antony de Nassau në nisma të ndryshme sociale”, tha rektori Hajrizi.
Ndërsa, më 22 shkurt 2023, UBT dha Çmimin “Leadership Excellence Award” për Universitetet e Shqipërisë, për kontributin e pamohueshëm për krijimin e kuadrove profesioniste të Kosovës.
“Kontributi i Shqipërisë për arsimimin dhe edukimin e të rinjve nga Kosova është i pamohueshëm. Kujtojmë këtu vitin 1941, kur nga Shqipëria në Kosovë erdhën mbi 400 mësimdhënës dhe hapën shkolla shqipe e shpërndanë dituri, në një kohë kur analfabetizmi në Kosovë ishte shumë i lartë. Në kohët më të vështira, Universitetet e Shqipërisë përgatitën kuadro profesionale për Kosovën. Ky është një kontribut i paçmueshëm dhe që do të vlerësohet gjithmonë në Kosovë”, tha rektori Hajrizi.
Për këtë vlerësim të UBT-së, në emrin e universiteteve shqiptare, kryetari i Konferencës së rektorëve në Shqipëri, Artan Hoxha, u shpreh falënderues dhe mirënjohës ndaj UBT-së, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimeve të reja në mes institucioneve arsimore në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërsa, në maj 2022, UBT ndau çmimin “Honor Degree – Leadership Excellence Award” për dy personalitetet e shquara, Christopher Hyland dhe Jim Xhema.
Në prani të shumë mysafirëve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, si dhe profesorëve dhe studentëve të UBT-së, rektori Hajrizi ndau këtë çmim për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, konsolidimin e miqësisë mes dy kombeve dhe shteteve, si dhe për ngritjen e vlerave shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova pati fatin që në ditët e vështira të kishte miq si Jim Xhema dhe Christopher Hyland, që i dhanë mbështetje të padiskutueshme aspiratës së kombit për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Pjesë e rëndësishme e lidhjes mes Kosovës dhe Amerikës ishin zotëri Hyland dhe zotëri Xhema, të cilët me angazhimin e tyre kontribuuan që kjo miqësi të ishte e përhershme mes dy vendeve tona, e cila më vonë kulmoi me ndërhyrjen e NATO-s për lirinë e Kosovës, gjë që ishte e pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka potencuar rektori Hajrizi.
Christopher Hyland është shprehur shumë i nderuar me vlerësimin që i ka bërë UBT dhe rektori Hajrizi, duke thënë se ndihet shumë i lumtur që sot Kosova ka institucionet të tilla të arsimit të lartë, që po nxjerrin gjenerata të reja, të cilat po kontribuojnë në zhvillimin e shtetit për të cilin ai ishte shumë i zëshëm për pavarësinë dhe lirinë e tij.
“Si universitet, UBT shërben si një pikëmbështetje e jashtëzakonshme e energjisë, duke ndërmarrë mijëra iniciativa, nga ku me anë të çdo të diplomuari kontributi i UBT-së është i lartë në secilën fushë. Kjo e bën të realizueshme angazhimin e secilit studentë në fushën e teknologjisë, inovacionit, shkencës, diasporës dhe në politikën e jashtme, kështu duke gjeneruar një shoqëri të begatë”, ka thënë Hyland.
Ndërsa, në dhjetor 2021, UBT nderoi kontributin e KFOR-it në Kosovë me çmimin “Excellence Leadership Award”.
Në motivacion thuhej se çmimi ndahet për kontributin e shquar në sigurimin e paqes dhe lirisë në vend, kjo falë edhe rezistencës dhe sakrificës së popullit shqiptar, si dhe kontributit të komunitetit ndërkombëtar, rolin gjatë vitit 1999 dhe këtej, mbështetjen e pareshtur të institucioneve të vendit dhe qytetarëve të saj, si dhe misionin human në Kosovë, UBT i ka ndarë çmimin “Excellence Leadership Award”, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ndërsa, në dhjetor 2021, për kontributin dhe krijimtarinë e tij në kulturë, në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare, si dhe për veprimtarinë artistike, UBT i ka ndarë çmimin “Excellence Leadership Award”, kolosit të këngës së mirëfilltë shqipe, kantautorit Ilir Shaqiri.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lartë veprën e kantautorit Shaqiri, duke thënë se përmes këngëve të tij është dhënë një kontribut i madh në promovimin e vlerave patriotike të kombit shqiptar.
Në dhjetor 2020, me çmimin “Excellence Leadership Award”, UBT nderoi drejtoreshën e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti.
Çmimi është ndarë nga rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, dhe në kuadër të përmbylljes së vitit 2020. Ai tha se këtë çmim institucioni e jep për të nderuar personalitetet e ndryshme për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, sikurse Feride Rushiti.
Në shkurt 2020, me qëllim të vlerësimit të atributeve dhe ndihmës së dhënë Kosovës në aspektin akademik dhe jo vetëm, njëherësh respektimit të veprave të tij si profesor dhe si rektor, UBT ka vendosur ta nderojë rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, nga Korça, Ali Jashari, me çmimin “Excellence Leadership Award”.
Çmimi është ndarë nga rektori i UBT-së, Prof.Dr Edmond Hajrizi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Profesori Jashari theksoi se ndjehet i nderuar me këtë çmim, ndonëse sipas tij, respekti i shprehur ndaj tij do të jetë një shtysë që ta mbajë edhe më të fuqishëm bashkëpunimin me UBT-në dhe Kosovën.
Ndërsa, në vitin 2018, UBT nderoi me Çmimin “Excellence Leadership Award” drejtoreshën e programeve për Evropë në Radion gjermane Deutsche Welle, për kontributin e saj të çmuar në fushën e gazetarisë, me theks të veçantë për ndikimin e saj në hapjen e shërbimit në gjuhën shqipe në Deutsche Welle.
Një vit më herët, më 25 tetor 2017, UBT nderoi me Çmimin “Excellence Leadership Award”, z. Jamie Shae.
“Suksesi me i madh për mua nuk është pavarësimi, por momenti kur pavarësimi të arrihet në tërësi, me integrimin e plotë të Kosovës në institucionet dhe ky është një proces i pandalshëm për Kosovën. Kosova ka potencial të madh, por ky potencial është i pashfrytëzueshëm nëse nuk e zhvilloni tutje, sepse e ardhmja është edhe në duart tuaja”.
Këtë mesazh dhe porosi e dha Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat në Ardhje të Sigurisë në shtabin e NATO-s, njëherësh ish-zëdhënës i NATO-së gjatë bombardimeve të vitit 1999, në Kosovë, dr Jamie Shae, me rastin e mbajtjes së konferencës: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, të organizuar nga UBT, me ç’rast edhe nga rektori i UBT-së, Prof. Dr Edmond Hajrizi, iu nda Çmimi “Excellence Leadership Award”, çmim me të cilin UBT nderon personalitet më të njohura vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës.
Po këtë vit, UBT e nderon me çmimin “Excellence Leadership Award”, selektorin e reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka.
Ndë, më 14 dhjeto 2017, Çmimi “Excellence Leadeship Award” iu nda profesoreshës së Universitetit të Floridës së Veriut dhe ish-togeres së Trupës së Infermierëve në Ushtrinë Amerikane, Linda Connelly.
Ajo u nderua me këtë çmim për hir të kontributit të dhënë për UBT-në dhe studentët e këtij institucioni dhe për të nderuar personalitetin dhe kontributin e saj jetësor në profesionin e infermierisë.
Connelly tha se ndjehet e nderuar dhe e lumtur për marrjen e këtij çmimi dhe se i tërë ky respekt i shprehur ndaj saj do të jetë një shtysë që ta mbajë edhe më të fuqishëm bashkëpunimin me UBT-në dhe Kosovën.
Ndërsa, në vitin 2016, UBT e nderoi me “Excellence Leadership Award” humanisten austriake, Dr. Marianne Graf.
Dr. Graf, pos aktiviteteve të shumta në Kosovë, ka treguar lidership edhe për ndihmën ndaj komuniteteve të tjera në nevojë. Qysh në vitin 1992, duke parë varfërinë në Shqipëri dhe duke dashur t’i ndihmojë njerëzit atje, bashkë me bashkëshortin e saj, Wilhelm Graf, ka themeluar shoqatën e partneritetit, Shqipëri-Austri.
Ka zhvilluar mbi 100 projekte, si ndërtimi i shkollave, ambulancave shëndetësore, kopshteve të fëmijëve, banesave sociale, qendrave të edukimit, urave etj. Në Shqipëri ka shpërndarë mbi 30 mijë paketa familjare, veshmbathje e ushqime, për familjet e varfra.
Lajmet
Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike
Published
16 hours agoon
July 5, 2025By
UBTNews
Ousmane Dembele shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germainit ndaj Bayern Munchenit, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Pas golit, Dembele bëri një festim të veçantë, duke nderuar kujtimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili së fundmi humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.
Kjo fitore përforcon pozicionin e PSG-së në turneun ndërkombëtar, duke u afruar drejt finaleve.
Lajmet
Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar
Published
16 hours agoon
July 5, 2025By
UBTNews
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të zgjedhin kryetarin e parlamentit edhe në tentimin e 42-të. Në këtë votim, vetëm 39 deputetë votuan pro krijimit të një komisioni që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca u mbyll dhe pritet të vazhdojë pas dy ditësh.
Ndryshe nga herët e kaluara, votimi u zhvillua në një seancë që u mbajt në mbrëmje, pasi ajo e planifikuar për paraditen e së shtunës u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë në ndërtesën e Kuvendit.
Gjatë seancës, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu nga PDK-ja dhe Jehona Lushaku nga LDK-ja, të cilat kërkonin rikthim të votimit në formë të hapur.
Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur çdo dy ditë për të konstituar Kuvendin, por pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk mori shumicën e votave. Më pas, VV-ja kërkoi ndryshim të mënyrës së votimit duke kaluar në votim të fshehtë.
Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve. Megjithatë, interpretimi i këtij vendimi ka qenë i ndryshëm mes LVV-së dhe partive tjera. VV-ja argumenton se Kushtetuesja lejon ndryshimin e mënyrës së votimit, ndërsa partitë tjera kundërshtojnë këtë qëndrim.
Pas këtyre zhvillimeve, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike i kanë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme.
Lajmet
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur
Published
16 hours agoon
July 5, 2025By
UBTNews
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ripotencoi qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se çdo ndryshim në procedurat kuvendare duhet të kalojë përmes mocionit procedural.
“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullores me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur,” tha Gashi.
Ai u shpreh gjithashtu i qetë lidhur me situatën e sigurisë në Kuvend, pas paralajmërimit për një mjet shpërthyes.
“Policia dhe institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punët tona,” deklaroi deputeti i LDK-së.
Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, u shty për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për një bombë brenda ndërtesës së Kuvendit. Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën.

Çmimet ndërkombëtare të UBT-së, një traditë mirënjohjeje e repsekti

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Jamal Musiala pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Bayern – PSG

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Zemaj: Besojmë që VV do të gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Bogujevci: Votimi është obligim, opozita nuk duhet ta bllokojë procesin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës