Kuriozitete

“Baby Shark”, videoja e parë në YouTube me 10 miliardë shikime

“Baby Shark” shënon moment historik!

Publikuar

“Baby Shark”, kënga më e preferuar nga fëmijët ka shënuar një moment historik – arriti 10 miliardë shikime në YouTube. Jo vetëm që është videoja më e shikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor të vitit 2020, por është edhe videoja e vetme në sajt që arriti 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga e fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe u bë virale në Azi po atë vit. Kurse në Amerikë u bë virale në vitin 2019. Që nga atëherë kënga u lëshua nëpër televizionet e mëdha botërore.

Në këtë video shfaqen dy fëmijë që demonstrojnë “vallëzimin e peshkaqenit të vogël”. Për të festuar këtë arritje, kompania Pinkfong ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të filmojnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark” dhe t’i ndajnë ato me kompaninë./UBTNews

Kuriozitete

Teknologjitë që do të ndryshojnë të ardhmen

Një prej teknologjive të tilla është avioni me hidrogjen.

Publikuar

nga

Produktet e qumështit të prodhuara në laborator

Ju mund të keni dëgjuar për “mishin” e kultivuar në laborator. Por ç’mund të themi për ushqimet e tjera me bazë shtazore? Një numër kompanish bioteknike në rritje, po shqyrtojnë mundësinë e bulmetit të prodhuar në laborator, përfshirë qumështin, akulloren, djathin dhe vezët.

Dhe më shumë sesa një kompani mendon se e ka arritur tashmë këtë gjë. Industria e qumështit nuk është aspak miqësore me mjedisin. Ajo është përgjegjëse për 4 për qind të emetimeve të karbonit në atmosferë, më shumë sesa emetimet e udhëtimeve ajrore dhe transporti detar të marra së bashku.

Krahasuar me mishin, qumështi nuk është aq i vështirë për t’u prodhuar në një laborator. Në vend se ta prodhojnë atë nga qelizat burimore, shumica e studiuesve përpiqen ta prodhojnë atë në një proces fermentimi, duke synuar të prodhojnë proteinat e qumështit.

Disa produkte kanë dalë tashmë në treg në SHBA, nga kompani të tilla si “Perfect Day”. Ndërkohë, studiuesit po punojnë për mocarelën e prodhuar në laborator, që shkrihet në mënyrë të përsosur mbi një picë, ashtu si dhe djathërat e tjerë dhe akulloret.

Avionët me hidrogjen

Emetimet e karbonit janë një shqetësim i madh kur flitet për fluturimet komerciale. Por ekziston një zgjidhje e mundshme edhe për këtë problem. Një projekt rreth 15 milionë paundnë Britaninë e Madhe ka zbuluar planet për ndërtimin e një avioni që furnizohet me energjinë e prodhuar nga hidrogjeni .

Projekti “Fly Zero” po drejtohet nga Instituti i Teknologjisë Ajrore në bashkëpunim me qeverinë britanike. Ideja është prodhimi i një avioni me madhësi mesatare, që furnizohet me hidrogjen të lëngshëm. Ai do të kishte kapacitetin për të fluturuar me rreth 279 pasagjerë në bord deri në gjysmën e perimetrit të botës pa u ndalur. Nëse do të mund të realizohet kjo teknologji, do të kemi fluturime me zero emetime karboni në atmosferë dhe pa ndalesa midis Londrës dhe Amerikës Perëndimore, apo Londrës dhe Zelandës së  Re me një ndalesë të vetme.

“Binjakët” dixhitalë që analizojnë shëndetin tuaj

Në sagën e famshme “Star Trek”, ku lindën shumë nga idetë tona për teknologjinë e së ardhmes, qeniet njerëzore mund të ecnin në “medbay” dhe të skanonin të gjithë trupin e tyre në mënyrë dixhitale për shenja sëmundjesh apo lëndimesh.

Arritja e kësaj në jetën reale, thonë ekspertët e kompanisë “Q Bio”, do të përmirësonte gjendjen shëndetësore të njerëzve, dhe do të lehtësonte ngarkesën e mjekëve. Kompania amerikane ka ndërtuar një skaner, që do të matë qindra biomarkera në rreth 1 orë, nga nivelet e hormoneve tek dhjami i grumbulluar në mëlçinë tuaj, nga shënuesit e inflamacionit deri tek çdo lloj kanceri.

Ai synon t’i përdorë këto të dhëna për të prodhuar një avatar dixhital 3D të trupit të pacientit – i njohur si binjaku dixhital – që mund të gjurmohet me kalimin e kohës dhe të përditësohet me çdo skanim të ri. Shefi ekzekutiv i “Q Bio”, Xhef Kadic shpreson se kjo shpikje të çojë në një epokë të re të mjekësisë parandaluese, të personalizuar, në të cilën sasitë e mëdha të tëdhënave të mbledhura do të  ndihmojnë jo vetëm mjekët që t’i japin përparësi pacientëve të caktuar, por do të zhvillojnë mënyra më të sofistikuara për diagnostikimin e sëmundjes.

Universet e realitetit virtual

Pasi bëri ndryshimin e emrit, kompania e njohur dikur si Facebook njihet sot si Meta.

Kjo shënon lëvizjen e Zuckerberg dhe ekipit të tij të madh drejt metaversit, një internet i aksesuar kryesisht përmes realitetit virtual dhe atij të shtuar.

Si pjesë e kësaj lëvizjeje, Meta do t’i  kushtojë më shumë kohë pajisjeve për të hyrë në këtë botë të re. E promovuar në vitin 2021, Meta ka zhvilluar një lloj kufje të re “Project Cambria”. Në dallim nga “Oculus Quest 2”, kjo nuk do të jetë një pajisje për konsumatorin e zakonshëm.

Përkundrazi, ajo synon të ofrojë përvojën më të mirë të realitetit virtual. Cambria është e përqendruar në gjurmimin e përparuar të syve dhe fytyrës, ka një rezolucion më të lartë, fushëpamje më të gjerë, dhe madje përpiqet t’i bëjë kufjet dukshëm më të vogla. Midis Meta, Google, Sony dhe shumë kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, realiteti virtual do të ketë përmirësime drastike gjatë 2 viteve të ardhshme.

Kapja e Drejtpërdrejtë e Ajrit

Nëpërmjet procesit të fotosintezës, pemët kanë mbetur një nga mënyrat më të mira për të reduktuar nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë. Megjithatë, një teknologji e re mund të kryejë të njëjtin rol si pemët, duke thithur dioksid karboni në nivele më të larta.

Kjo teknologji njihet si Kapja e Drejtpërdrejtë e Ajrit (DAC). Ajo përfshin thithjen e dioksidittë karbonit nga ajri dhe ruajtjen e CO2 në vrima të thella gjeologjike nën tokë, ose përdorimin e tij në kombinim me hidrogjenin për të prodhuar lëndë djegëse sintetike.

Ndërsa kjo teknologji ka një potencial të madh, për momentin është  shumë e ndërlikuar, pasi modelet aktuale kërkojnë një sasi të madhe energjie. Nëse mund të reduktojë nivelet e energjisë në të ardhmen, DAC mund të jetë një nga përparimet më të mira teknologjike për të ardhmen e mjedisit.

Funeralet e gjelbra

Vdekja e njeriut priret të jetë një proces që prodhon shumë karbon. Djegia e një trupi thuhet se çliron rreth 400 kg dioksid karboni në atmosferë. Cila është zgjidhja? Në shtetin e Uashington në SHBA, trupat e pajetë vendosen në dhoma së  bashku me lëvore pemësh, kashtë dhe komponime të tjera që nxisin dekompozimin natyror.

Brenda 30 ditëve, trupi i të ndjerit shndërrohet në një tokë pjellore e cila mund të shpërndahet në një kopsht ose pyll. Në vitin 2019, aktori i ndjerë Luk Perri u varros me një “kostum kërpudhash” të dizajnuar nga start-up “Coeio”. Kompania pretendon se kostumi i saj, përbehet nga kërpudha dhe mikroorganizma të tjerë që ndihmojnë dekompozimin e trupit dhe neutralizojnë toksinat që çlirohen kur dekompozohet një trup./bota.al

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Eklipsi i plotë hënor krijon hënën e rrallë “të përgjakur”

Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për një pjesë të asaj kohe për shkak të fillimit të perëndimit të hënës.

Publikuar

nga

Vëzhguesit e yjeve janë trajtuar gjatë natës me një pamje mahnitëse dhe të pazakontë – një super hënë të përgjakur.

Pak pas orës 03:30 GMT të hënën, orbita e Tokës nënkuptonte që për disa minuta planeti ynë ishte i pozicionuar drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës.

Në atë kohë hëna ra plotësisht në hijen e Tokës duke e kthyer përkohësisht një nuancë të kuqes së errët. Ngjyra e saj u krijua nga drita e diellit që projektohej përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të hënës.

Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë, një super hënë. Kjo është kur hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe kështu duket më e madhe se zakonisht.

Ata që po vëzhgonin hënën që rezultoi si “e përgjakur”, patën pamjen më të mirë nga ora 03:29 GMT, momenti kur filloi eklipsi i plotë i hënës dhe ngjarja u bë e dukshme në hemisferën perëndimore.

Për gati një orë e gjysmë më pas, drita e vetme e diellit që arrinte në hënë kishte kaluar nëpër atmosferën e Tokës duke e kthyer atë në të kuqe.

Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për një pjesë të asaj kohe për shkak të fillimit të perëndimit të hënës. Por në kontinentin e Amerikës, zonat nën qiej të kthjellët u trajtuan në spektakël të plotë.

“Ju në fakt do të shihni çdo lindje dhe çdo perëndim të diellit që ndodh rreth Tokës menjëherë. E gjithë kjo dritë do të projektohet në hënë. Nëse do të ishit një astronaut që qëndronte në hënë, duke shikuar mbrapa drejt Tokës, do të shihnit një unazë të kuqe që rrotullohej rreth e qark planetit tonë”, shpjegoi Dr Gregory Brown, astronom në Observatorin Mbretëror në Greenwich, Londër./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Fosilet e një dinosauri shiten mbi 12 milionë dollarë në ankand

Hector është skeleti më i plotë i Deinonychus antirrhopus i gjetur ndonjëherë, sipas Christie’s.

Publikuar

nga

Emri i tij është “Hector”, mbi 1 milion vjet i vjetër dhe mbetjet e tij u shitën për më shumë se 12 milionë dollarë në ankand në Christie’s.

Hector është skeleti më i plotë i Deinonychus antirrhopus i gjetur ndonjëherë, sipas Christie’s. Dinosauri, mbetjet e të cilit u gjetën në Montana në vitin 2013, daton që nga periudha e hershme e Kretakut: 115 deri në 108 milionë vjet më parë. Është në “gjendje të jashtëzakonshme”, thotë shtëpia e ankandit për ekzemplarin, i përbërë nga 126 fosile origjinale në një kornizë të ndërtuar me porosi.

Fosilet e dinosaurit pritej të shiteshin mes 4 milionë deri në 6 milionë dollarë. Megjithatë shitja kapi vlerën 12.4 milionë dollarë të mërkurën.

Deinonychus 9 metra i gjatë, i cili bredh në perëndim të Amerikës së Veriut, u emërua sipas kthetrave të tij dalluese dhe vdekjeprurëse në secilën këmbë, thotë shtëpia e ankandeve. Deinonychus do të thotë “kthetra e tmerrshme” në greqishten e lashtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Eksplorimi i Planetit të Kuq

Pilbara është shumë e rëndësishme për përgatitjen e shkencëtarëve për misionin në Mars.

Publikuar

nga

Në vitin 2019, shkencëtarët e NASA-s kryen hetime në Pilbara me Van Kranendonk për t’i përgatitur më mirë ata për udhëtimin e tyre në Mars.

“Shumë prej tyre nuk kishin parë kurrë prova të jetës së lashtë dhe kjo ishte ajo që ata po shkonin në Mars për të kërkuar. Pra, për ta ishte me të vërtetë një përvojë që të hapte sytë, të shihnin dhe të kuptonin detajet dhe strukturën e stromatoliteve të fosilizuara për të kuptuar më mirë se çfarë nënshkrimesh duhet të kërkoni ndërsa ata kërkojnë në sipërfaqen e Marsit për prova të jetës”, tha Van Kranendonk.

Më shumë se vetëm mosha e saj, ngjashmëritë kimike të përbërjes së shkëmbit nënkuptojnë se Pilbara është shumë e rëndësishme për përgatitjen e shkencëtarëve për misionin në Mars.

“Përbërja e atyre shkëmbinjve dhe sasia e hekurit në Pilbara është e mahnitshme dhe e ngjashme me Marsin, për këtë arsye njihet si Planeti i Kuq”, tha Van Kranendonk./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara