

Kuriozitete
Baba Vanga thotë se një pandemi e re na pret në vitin 2022
Sipas saj, pandemia do të jetë si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Published
4 years agoon
By
UBT newsGruaja e verbër e cila është e njohur për botën si Baba Vanga, është gruaja që supozohet se parashikoi 11 shtatorin dhe Brexit-in.
Së fundi ajo ka bërë disa parashikime për vitin 2022, ku përfshihet edhe një pandemi të re.
Sipas saj, pandemia e zbuluar në Siberi do të shkaktohet si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ndërsa në disa vende tjera temperaturat do të arrijnë deri në 50 gradë Celsius./UBTNews/
You may like
Kuriozitete
Mos lini fatura në makinë – ja rreziku që ju kanoset
Published
12 hours agoon
September 1, 2025By
UBT News
Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit.
Megjithëse kjo duket si zakon që krijon rrëmujë, specialistët theksojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze.
“Shumica nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë, pra të dhëna që mund të jenë të vlefshme nëse bien në duar të gabuara”, shpjegon eksperti Kazimieras Urbonas.
Sipas tij, faturat e karburantit zbulojnë zakonet e udhëtimit e vendet e preferuara, faturat e blerjeve tregojnë gjendjen financiare dhe sjelljen konsumatore, ndërsa edhe një faturë nga një kafene mund të japë të dhëna mbi rutinën e përditshme. Nëse këto copëza informacioni mblidhen, hajdutët mund të krijojnë një profil të detajuar mbi një person dhe të shohin nëse është një objektiv i leverdishëm.
Veçanërisht të rrezikshme konsiderohen faturat e blerjeve të shtrenjta, që mund t’u tregojnë kriminelëve se drejtuesi zotëron sende me vlerë apo ka të ardhura të larta. Urbonas shton se përtej rrezikut të privatësisë, grumbullimi i faturave në makina shkakton incidente të tjera.
“Në një hapësirë të kufizuar si makina, me prani të komponentëve elektrikë dhe burimeve të nxehtësisë si çakmakët apo karikuesit e telefonit, edhe një grumbull i vogël faturash mund të kthehet në rrezik zjarri”, thekson ai.
Faturat të hiqen rregullisht nga automjeti, të fotografohen nëse duhen e të shkatërrohen nëse mbajnë të dhëna të dukshme personale.
“Qëllimi nuk është të bëhemi paranojakë për çdo copë letre, por të jemi të kujdesshëm”, shton Urbonas.
Kuriozitete
Zhvillohet pajisja e re me bazë diamanti që detekton më lehtë kancerin
Published
1 week agoon
August 23, 2025By
UBT News
Shkencëtarët në Universitetin e Warwickut kanë zhvilluar një pajisje të re me bazë diamanti, e cila mund ta bëjë më të lehtë dhe më të sigurt zbulimin e përhapjes së kancerit.
Kjo pajisje që mbahet në dorë gjurmon grimca të vogla magnetike që injektohen në trup, duke ofruar një alternativë jo toksike ndaj gjurmuesve radioaktivë dhe ngjyruesve që përdoren aktualisht në spitale, ka raportuar The Independent.
Gjurmuesit radioaktivë, janë substanca që përmbajnë sasi të vogël radioaktiviteti. Pas injektimit, udhëtojnë përmes trupit e mjekët përdorin pajisje të veçanta që matin rrezatimin për të parë ku kanë shkuar gjurmuesit e kuptohet nëse kanceri ka prekur nyjat limfatike.
Problemi është se të gjitha spitalet nuk kanë pajisjet për t’i përdorur, disa pacientë kanë shqetësime nga ekspozimi, ani pse doza është e vogël. Ngjyra e kaltër (si “patent blue” ose “isosulfan blue”), janë ngjyra të posaçme që injektohen pranë tumorit.
Ato përhapen në nyjat limfatike dhe i ngjyrosin, që mjekët t’i shohin gjatë operacionit. Konsiderohet si mënyrë problematike, se te disa pacientë shkaktojnë alergji, madje edhe reaksione serioze (ani pse kjo ndodh rrallë).
Përhapja e qelizave kancerogjene në pjesë të tjera të trupit, e njohur si metastazë, është një nga sfidat më të mëdha në mjekësinë moderne.
Mjekët kontrollojnë nëse kanceri ka arritur në nyjat limfatike, inde që filtrojnë lëngjet e trupit nga substancat e dëmshme, për të vendosur më pas për ndërhyrje kirurgjikale ose trajtime të tjera.
Studimi, i botuar në revistën Physical Review Applied, ka treguar se diamantet mund të përdoren për të ndërtuar një sensor shumë të ndjeshëm, që identifikon lëngun gjurmues magnetik të injektuar pranë tumorit.
Ky lëng përmban nanopjesëza hekuri, që lëvizin nëpër trup me qelizat e kancerit, duke treguar nëse ato kanë arritur në nyjat limfatike.
“Ka kërkesë për mënyra të ndryshme jo toksike për të gjetur kancerin. Për këtë sensor me bazë diamanti, arritëm ta zvogëlojmë kokën e sensorit në 10 milimetra, që do të thotë se është sensori i parë me diamante që zbulon lëngun gjurmues magnetik, duke qenë mjaftueshëm i vogël për kirurgjinë me prerje të vogla dhe endoskopike”, tha autori i studimit, Alex Newman, nga departamentin e fizikës në Warwick.
Ai shtoi se pajisja është e ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë edhe një të qindtën e dozës së lëngut gjurmues. Ajo përdor një diamant të vogël bashkë me magnet të vogël, pa pasur nevojë për pajisje elektronike të mëdha, që e bën të lehtë përdorimin në sallat e operacionit.
“Kjo u bë e mundur falë qendrave të mungesës së azotit brenda diamantit. Këto i lejojnë diamantit të ndjejë ndryshime shumë të vogla në fushën magnetike dhe i japin atij një ngjyrë rozë të bukur”, tha profesori Gavin Morley, udhëheqës i grupit të studiuesve.
Ai ka shtuar se teknologjia ka përdorime edhe përtej mjekësisë, si në anije hapësinore a energjinë e fuzionit. Spitalet përdorin gjurmues radioaktivë, që jo të gjithë kanë qasje t’i përdorin, ose ngjyra të kaltra, të cilat mund të shkaktojnë alergji te disa pacientë.
Ky sensor me diamante mund të shmangë këto probleme. Stuart Robertson, kirurg i kancerit të gjirit në Spitalet Universitare të Coventryt dhe Warwickshiret, ka thënë se tashmë po përdor gjurmues magnetikë në punën e tij.
“Kjo metodë ofron më shumë përparësi krahasuar me teknikat tradicionale”, ka thënë ai.
Studiuesit besojnë se pajisja mund të përdoret edhe për lloje tjera të kancerit, si ai i mushkërive, i mëlçisë, kolorektal dhe atë të ezofagut.
Kuriozitete
Shkencëtarët zbulojnë proteinën që plak trurin
Published
1 week agoon
August 22, 2025By
UBT News
Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) ka identifikuar një proteinë të quajtur FTL1, e cila duket se është çelësi për plakjen e trurit.
Eksperimentet te minjtë kanë treguar se sasia e lartë e FTL1 humb kujtesëN, dobson lidhjen mes qelizave të trurit, ngadalëson funksionimin.
Kur shkencëtarët e bllokuan proteinën, minjtë e moshuar rifituan funksionimin rinor të trurit dhe kujtesë të mprehtë, raportoi ScienceDaily.
“Është rikthimi i aftësive, shumë më tepër sesa thjesht vonimi ose parandalimi i simptomave”, tha Saul Villeda, PhD, autor kryesor i studimit dhe zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve për Plakjen “Bakar” në UCSF.
Minjtë kishin nivele më të larta të FTL1 në hipokampus, pjesa e trurit që kontrollon të mësuarit dhe kujtesën, dhe më pak lidhje nervore. Kur kjo proteinë u rrit artificialisht te minjtë e rinj, truri dhe sjelljet filluan të ngjanin me ato të minjve të moshuar. Kur shkencëtarët ulën nivelin e FTL1 në hipokampusin e minjve të vjetër, fituan më shumë lidhje nervore e performuan më mirë në testet e kujtesës.
Qelizat nervore me shumë FTL1 prodhonin degëzime të thjeshta, jo lidhje komplekse që gjenden te qelizat e shëndetshme. FTL1 ngadalësonte metabolizmin e qelizave nervore, por kur trajtoheshin me substancë që stimulon metabolizmin, efektet negative zhdukeshin.
Villeda ka thënë se ky zbulim është hap i madh drejt terapive që bllokojnë FTL1 dhe të përmirësojnë shëndetin e trurit te të moshuarit.
“Po shohim më shumë mundësi për të lehtësuar pasojat më të rënda të plakjes. Është kohë shpresëdhënëse për të punuar në biologjinë e plakjes”, ka thënë ai. Studimi u botua më 19 gusht në revistën Nature Aging.
Kuriozitete
Insirohen nga “ChatGPT”, çifti emërton vajzën Chat Yipiti
Published
1 week agoon
August 22, 2025By
UBT News
Një çift kolumbian ka emëruar vajzën e posalindur me emrin “Chat Yipiti” sipas programit të njohur “ChatGPT”.
Përkundër emrit të pazakontë, fëmija është regjistruar në regjistrin shtetëror pa asnjë kundërshtim.
Sipas mediave lokale, prindërit e Chat Yipiti Bastidas Guerra kanë thënë se emrin e kanë zgjedhur për shkak të kohës së inteligjencës artificiale.
Kjo ka ngjallur të gjitha format e reagimit në rrjet, me shumë të tillë që nuk janë pajtuar, duke thënë se prindërit nuk kanë qenë të vetdijshëm për pasojat që fëmija mund t’i ketë në të ardhmen.
Epo, ky rast nuk është i veçantë, sepse Kolumbia ka një numër të madh të emrave të çuditshëm që janë inspiruar prej sportit, filmave, yjeve të muzikës si “Maicol Yordan” dhe “Brayan Spears”.
Regjistri shtetëror ka intervenuar në të kaluarën për t’i ndaluar emrat si “Miperro” kuptimi i të cilit është “Qeni im” ose “Satan” apo ndryshe djalli, me arsyetimin se cenojnë rëndë dinjitetin e njeriut.

Ja pse telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh

Katy Perry thyen parashikimet: turneu “The Lifetimes” sjell fitime marramendëse

Cilat janë vitaminat specifike për trupin gjatë verës?

E kemi pritur të gjithë! TikTok sjell risi për përdoruesit

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Policia e Kosovës arreston një zyrtar komunal, dyshohet për marrje ryshfeti

Transformo pasionin tënd në karrierë – edhe pak vende të lira në programin Art dhe Media Digjitale në UBT

“Më falni, më duhet të shërohem”, Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë për kancerin e gjirit

Senne Lammens portieri më i ri i Manchester United
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA