Lajmet

Avokati i Popullit: 232 persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë viteve 2004-2021

Published

on

Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoratit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën, kështu thuhet në raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, me raportin ex officio nr. 252/2021 ka përfunduar hetimet për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të vlerësuar se sa autoritetet publike, përgjegjëse për zbatimin e ligjit, po i përmbushin detyrimet që kanë në marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve në punë, sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit në vendin e punës për të punësuarit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Hetimi ka filluar duke u bazuar në raportimet në media për rastet e shpeshta të aksidenteve në punë me pasoja deri në fatalitet.

Raporti trajton dhe paraqet situatën aktuale në vend lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, funksionimi i mekanizmave lidhur me këtë fushë dhe nuk duhet të shihet si një dokument që shteron problematikat që tërheqë siguria dhe shëndeti në punë, por si një hap drejt një mbikëqyrjeje më intensive nga ana e Avokatit të Popullit kundrejt autoriteteve përgjegjëse, që rregullojnë dhe inspektojnë këtë fushë, si dhe situatës në terren, lidhur me të drejtat nga marrëdhënia e punës, me theks të veçantë sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Të dhënat statistikore për aksidentet në vendet e punës, që përfundojnë me fatalitet, janë shqetësuese. Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoriatit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërsa janë evidentuar 394 aksidente që kanë përfunduar me lëndime. Këto të dhëna duhet të jenë thirrje për institucionet që të marrin masa për tu siguruar jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe të përmbushin detyrimet që kanë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit konstaton se shëndeti në punë është fushë ende e parregulluar juridikisht në shumë segmente dhe e patrajtuar në kuptim të organizmit të zinxhirit institucional, i cili do t’i jetësonte detyrimet e autoriteteve publike në mbrojtjen e shëndetit në punë. Veq kësaj, situata rëndohet edhe si pasojë e mungesës së kontratave të punës, mungesës së sigurimit shëndetësor, mosrespektimit të së drejtës në pushim, mungesës së trajnimeve të punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, etj. Masat e ndërmarra deri më tani nga organet kompetente, lidhur me evitimin e shkeljeve, janë të mangëta e të pamjaftueshme.

Avokati i Popullit vlerëson se detyrimet e shtetit konsistojnë në angazhimin për përcaktimin e faktorëve kryesorë, të cilët ndikojnë në ekspozim ndaj rreziqeve, aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, përfshirë specifikat sipas dallimeve gjinore, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme për eliminimin e tyre, përfshirë masat parandaluese.

“Gjithashtu raporti gjen se ka mungesë të kushteve të sigurta për punë, veçmas në ata sektorë që janë identifikuar si më të predispozuar për sa i përket rrezikut për shkak të natyrës së punës/profesionit dhe se në këtë aspekt mbetet shqetësuese mungesa e inspektimit dhe mbikëqyrjes intensive dhe të vazhdueshme”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit bazuar në të gjeturat nga raporti, ka adresuar rekomandime autoriteteve kompetente, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara