Lajmet

Avokati i njërit prej terroristëve thotë se do të paraqesin ankesë

Dy të arrestuarit janë larguar nga Gjykata Themelore me përcjelljen e forcave të shumta policore.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Kështu bëri të ditur Dejan Vasiqi avokati mbrojtës i njërit nga të arrestuarit.

Dy terroristët e arrestuar, Blagoje Spasoviq dhe Dushan Maksimoviq, janë larguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me përcjelljen e forcave të shumta policore dhe njësisë speciale.

Avokati i Dushan Maksimoviqit, Dejan Vasiq, paralajmëroi se do të paraqesin ankesë.

“Ndaj klientit tim Dushan Maksimoviq sot është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj vendimit do të ankimojmë. I kemi vënë në dukje gjykatës disa fakte që besojmë se janë relevante dhe që tregojnë se ky është ndoshta një keqkuptim më shumë se çdo gjë që mund të ketë të bëjë me një vepër penale. Në këtë kuptim, nesër po njoftoj se do të bëj ankim, kështu që do të shohim se si dhe në çfarë mënyre Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë ankesat tona. Dushani dje nuk ishte në gjendje të deklaronte, ishte pak i mërzitur dhe pak i shqetësuar për gjithçka që ndodhi, por unë do të kërkoj që të dëgjohet sa më parë, që do të thotë sa më shpejt, që nesër nëse është e mundur. Ai do të thotë gjithçka që unë mendoj për ngjarjen. Gjyqi është i mbyllur për publikun dhe askush nga ne nuk është i autorizuar të japë detaje”, tha Vasiqi.

Ndërsa motra e terroristit Dushan, Biljana Maksimoviq, u shpreh për vëllain e saj se hetimi do të tregojë të vërtetën.

“Jam absolutisht e sigurt se hetimi do të tregojë të vërtetën, se e vërteta do të zbulohet në lidhje me rastin e përmendur në lidhje me vëllain tim Dushan Maksimoviq dhe të gjithë ne jemi me të”, u shpreh Maksimoviq.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastririn e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.

Bota

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Published

on

Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram.

“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky.

Ai theksoi se ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës.

Continue Reading

Bota

​Balena mbytet pasi godet varkën në New Jersey

Published

on

Një grua u rrëzua nga varka e saj në New Jersey Shore kur një balenë e shqetësuar goditi anijen duke e bërë atë të fluturonte në valët e shkumëzuara. Incidenti ndodhi në Barnegat Bay kur varka e vogël me motor hasi në balenën e llojit Minke që u pa duke u përplasur në ujëra të cekëta.

Kur anija u afrua, balena u bë edhe më e tërbuar dhe përfundoi nën trupin e saj  duke e përmbysur përfundimisht anijen gjatë përplasjes dhe duke hedhur një grua në ujë.

Fatmirësisht ajo u tërhoq shpejt në siguri dhe nuk u lëndua, dhe incidenti u kap në kamera nga Kim Mancini, e cila tha se balena dukej se ishte në telashe para se të mbërrinin anijet.

Balena përfundimisht ngordhi. Ajo dukej se po luftonte për të arritur në ujëra më të cekëta, tha Mancini.

Continue Reading

Aktualitet

​Zjarr në një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, shkaktohen mijëra euro dëme

Published

on

Mbrëmë rreth orës 18:53 ka shpërthyer një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, derisa dëmet materiale konsiderohen deri në njëzet mijë euro.

Kanun Veseli, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar, se njësia e zjarrfikësve, patrullat dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor Kaçanik, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër, me dëme të vogla, si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth njëzet mijë euro”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.

Hetimet lidhur me rastin janë në proces, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale.

Continue Reading

Bota

​Shpërthim në kryeqytetin somalez, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Published

on

Një person u vra dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën në një shpërthim bombe në kryeqytetin somalez Mogadisho të dielën. Sulmi ndodhi në lagjen Dharkinley të Mogadisho menjëherë pas namazit të pasdites, duke synuar një çajtore të mbushur me njerëz, tha një oficer policie për Anadolu.

Ai tha se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) “që synonte klientët civilë”, duke shtuar se të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitale.

Mohamed Ahmed, një dyqanxhi aty pranë, tha për Anadolu se situata ishte kaotike dhe ai ka parë tetë persona të shtrirë në tokë të plagosur.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, grupi terrorist i lidhur me Al-Kaidën, Al-Shabaab, mori përsipër sulmet e fundit me bomba në Mogadisho.

Al-Shabaab, i cili ka zhvilluar një kryengritje kundër qeverisë somaleze për më shumë se 16 vjet, shënjestron rregullisht forcat e sigurisë, zyrtarët qeveritarë dhe civilët,

Continue Reading

Të kërkuara