Kulturë

Avokatët e Dua Lipës reagojnë rreth akuzave për shkeljen e të drejtës së autorit për ‘Levitating’

Padia e Brown dhe Linzer shënoi ankesën e dytë që ishte paraqitur kundër Lipës në mars.

Published

on

Avokatët e Lipës pretendojnë se ajo nuk ka pasur asnjë ekspozim paraprak me dy këngët e përmendura në padi.

Avokatët e Dua Lipës kanë bërë deklaratat e tyre hyrëse në një pretendim për shkelje të së drejtës së autorit të ngritur kundër këngëtares, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjë ekspozim paraprak ndaj dy këngëve të përmendura në padi dhe kanë kërkuar që çështja të mbyllet.

Në mars, dyshja e autorëve të këngëve L. Russell Brown dhe Sandy Linzer pretenduan se Lipa “kopjoi” melodinë e hapjes për këngën “Levitating” nga këngët “Wiggle And A Giggle All Night” dhe “Don Diablo”.

Ankesa argumentoi se Lipa kishte thënë më parë se ajo “imitoi qëllimisht epokat e mëparshme” për të krijuar një tingull “retro”. Avokatët shkruan: “Duke kërkuar frymëzim nostalgjik, të pandehurit kopjuan krijimin e paditësve pa atribut”.

Më 31 gusht, Rolling Stone zbuloi se një letër drejtuar Gjykatësit të Distriktit të SHBA, Hon. Katherine Polk Failla.

Duke përfaqësuar Lipa-n (dhe kompozitorët e këngës “Levitating”), avokatja Chrstine Lepera tha se “shkrimtarët” nuk i dëgjuan kurrë kompozimet e [paditësve]”.

“Ngjashmëritë e supozuara… janë rezultat i përdorimit të rastësishëm të blloqeve bazë muzikore”.

Lepera vazhdoi të shtonte se ankesa gjithashtu “nuk pretendon në mënyrë të besueshme një zinxhir të veçantë ngjarjesh që çojnë në akses”. Lepera argumentoi gjithashtu se “disponueshmëria e thjeshtë” e dy këngëve përmes platformave të transmetimit nuk ishte provë e mjaftueshme duke marrë parasysh “shumë miliona regjistrime muzikore”.

Për më tepër, Lepera argumentoi se ankesa nuk tregon se “Don Diablo” ishte regjistruar në Zyrën e të Drejtave të Autorit të SHBA-së përpara fillimit të padisë, duke argumentuar se “regjistrimi i të drejtës së autorit është një parakusht për të paraqitur një kërkesë për shkelje të së drejtës së autorit”.

“Një ankesë që nuk e bën këtë duhet të hidhet poshtë”, përfundoi ajo.

“Levitating” e Lipa-s u shfaq në albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i publikuar në mars të vitit 2020.

Dy remixe pasuan, i pari kishte këngëtaret Madonna dhe Missy Elliot, ndërsa i dyti, kishte reperin DaBaby./UBTNews/

Kulturë

Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.

Published

on

Filmi i suksesshëm malazez “Nderi”, i realizuar në gjuhën shqipe dhe me regji nga Nikola Vukčević, do të shfaqet për herë të parë për publikun në Tiranë dhe Prishtinë. Ky produksion është përzgjedhur si kandidati zyrtar i Malit të Zi për çmimet prestigjioze Oscar (edicioni i 98-të) dhe ka arritur një sukses të gjerë ndërkombëtar, duke fituar 20 çmime në 31 festivale të ndryshme.Në mesin e festivaleve ku është vlerësuar filmi përfshihen edhe evente të rëndësishme të kategorisë A si Cairo International Film Festival dhe IFFI Goa. Përveç suksesit ndërkombëtar, “Nderi” ka shënuar rezultate të larta edhe në vendin e tij, me mbi 20 mijë bileta të shitura.Premiera në Tiranë u mbajt më 8 prill në Cineplexx, ndërsa publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë ta ndjekë më 9 prill.

Filmi bazohet në ngjarje reale të Luftës së Dytë Botërore dhe rrëfen historinë e një fëmije ortodoks malazez, i cili duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehë në shtëpinë e një familjeje myslimane shqiptare. Kryefamiljari, Nuredin Doka, përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë jetën e familjes së tij për të shpëtuar një fëmijë të panjohur apo të shkelë besën.Në rolet kryesore interpretojnë Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski dhe Elez Adžović.

Në konferencën për media në Tiranë ishte i pranishëm regjisori Nikola Vukčević, si dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Malit të Zi, Esmira Beqoviq, e cila theksoi rëndësinë e kësaj premiere në kuadër të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.Regjisori u shpreh se filmi ka vendosur rekord në shitjen e biletave në Mal të Zi dhe se historia e tij përcjell mesazhe të forta për pranimin e tjetrit dhe bashkëjetesën, duke shtuar se pret që edhe publiku shqiptar ta mirëpresë ngrohtësisht.

Pas shfaqjeve në Tiranë dhe Prishtinë, filmi do të vijojë rrugëtimin e tij në Beograd dhe Podgoricë.

Continue Reading

Kulturë

“Prishtina – vrasja e një ëndrre” sonte në Gjilan

Published

on

Shfaqja mysafire “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” vjen sot, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Produksioni i Qendrës Multimedia, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, sjell një rrëfim të fuqishëm për fatin e një qyteti që humb ëndrrën e tij bashkë me arkitektin. Duke u mbështetur në historinë e arkitektit Rexhep Luci, shfaqja trajton përplasjen mes vizionit urban dhe interesave të mafisë së ndërtimit.

Përmes një narrative që ndërthur të kaluarën me të tashmen, ajo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si ndërtohen dhe shkatërrohen qytetet, si dhe mbi pasojat e transformimeve të pakontrolluara urbane. Njëkohësisht, shfaqja vjen si homazh për figurën e Lucit dhe si thirrje për reflektim mbi humbjen e identitetit të qytetit.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.

Continue Reading

Kulturë

Koncert që feston trashëgiminë dhe identitetin kulturor rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Durmish Aslano” ka organizuar një koncert të veçantë, duke sjellë në skenë pasurinë e trashëgimisë shpirtërore rome përmes këngëve të vjetra dhe valleve tradicionale.

Interpretimet autoktone përcollën emocione të forta dhe reflektuan identitetin kulturor rom, ku çdo tingull dhe lëvizje rrëfente histori të ruajtura ndër breza. Publiku pati mundësinë të përjetojë nga afër një kulturë të pasur dhe autentike, e cila vazhdon të mbetet e gjallë përmes artit dhe traditës.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programeve që synojnë ruajtjen, fuqizimin dhe promovimin e diversitetit kulturor në vend.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja Tijana Veljković.

Continue Reading

Kulturë

Arti kosovar prezantohet në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.

Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.

Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara