Aktualitet
Avioni me afganë që do të mbërrinte në Shqipëri s’është nisur ende nga Kabuli, ja arsyeja
Published
5 years agoon
By
UBT newsAvioni me afganë që pritej të mbërrinte në Shqipëri në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet, raporton TopChannel.
Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes.
Gazetari i TopChannel ka bërë të ditur se në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore dhe ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese.
“Kontingjenti i parë pritej të mbërrinte rreth orës 17:00 në pjesën ushtarake, por kjo nuk ka për të ndodhur, pasi avioni ushtarak që do t’i sjellë vijon të jetë në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit. Ky avion nuk është nisur ende. Nëse ky avion do të niset brenda pak orësh mund të mbërrijë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Rinas. Janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët. Në këto çadra ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese”.
You may like
-
UBT ofron bursë për maturantët nga Shqipëria në Inxhinieri të Energjisë dhe programe të tjera inovative
-
Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë
-
Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës
Live
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Published
3 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërimin më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit, duke kërcënuar me shkatërrim total të infrastrukturës kyçe nëse nuk arrihet një marrëveshje e menjëhershme. Gjatë një konference dramatike për media këtë të hënë, Trump njoftoi se Irani ka afat deri të martën në orën 20:00 për të plotësuar kërkesat amerikane dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Misioni “pothuajse i pamundur” i shpëtimit
Konferenca nisi me njoftimin për një operacion historik shpëtimi të dy ushtarakëve amerikanë, avioni i të cilëve (F-15) ishte rrëzuar në territorin iranian.
Operacioni përfshiu mbi 150 avionë dhe një “fushatë mashtruese” të inteligjencës për të ngatërruar forcat iraniane.
Njëri nga pilotët, i plagosur rëndë, mbijetoi 48 orë në terren armiqësor, duke mjekuar veten dhe duke u ngjitur nëpër shkëmbinj për të transmetuar vendndodhjen.
Trump pranoi se kishte kundërshtime nga zyrtarë ushtarakë për shkak të rrezikut të lartë, por ai e miratoi personalisht misionin, i cili përfundoi pa asnjë viktimë amerikane.
Kërcënimi për shkatërrim total
Trump ishte i prerë sa i përket hapave të radhës nëse Irani nuk zmbrapset nga bllokada e naftës:
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër,” deklaroi ai, duke iu referuar mundësisë së bombardimit të termocentraleve dhe urave.
I pyetur nëse këto goditje do të konsideroheshin krime lufte, presidenti u përgjigj shkurt: “Jo. Shpresoj të mos më duhet ta bëj.”
Teherani zyrtar i ka cilësuar fjalët e Trumpit si “retorikë arrogante”. Ata kanë refuzuar një propozim paqeje prej 15 pikash të ofruar nga Uashingtoni, ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar. Raportet e fundit flasin për të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore pranë Teheranit.
Një moment tensioni në konferencë ishte kur Trump kërcënoi me burgim një gazetar (pa ia përmendur emrin) që kishte publikuar detaje për pilotin e bllokuar para se të përfundonte misioni. Ai argumentoi se rrjedhja e informacionit vuri në rrezik jetën e ushtarëve dhe sigurinë kombëtare.
Në qendër të konfliktit mbetet kontrolli i Ngushticës së Hormuzit. Trump theksoi se SHBA ka neutralizuar pjesën dërrmuese të forcave detare iraniane, por paralajmëroi se mjafton “një terrorist me një kamion dhe një minë uji” për të paralizuar transportin global të naftës.
Pavarësisht gjuhës së ashpër, Trump pretendoi se negociatat po vazhdojnë dhe se, sipas tij, shumë civilë iranianë e shohin ndërhyrjen amerikane si një “rrugë drejt lirisë” nga regjimi aktual.
Vendi
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Published
22 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës për ditën e martë. Sipas të dhënave të reja, çmimi i naftës ka shënuar rritje, ndërsa benzina ka pësuar një rënie të lehtë.
Në bazë të vendimit të publikuar nga ministria, çmimet tavan për litër janë:
- Nafta (Dizel): 1.88 euro (nga 1.86 sa ishte të hënën)
- Benzina: 1.46 euro (nga 1.49 sa ishte të hënën)
- Gazi: 0.74 euro
MINT njofton se do të vazhdojë të publikojë çdo ditë, deri në orën 10:00, çmimet maksimale të lejuara bazuar në mekanizmin e ri të rregullimit të tregut. Ky çmim llogaritet mbi mesataren e importeve të fundit, ku shitësit me pakicë lejohen të shtojnë deri në 12 centë mbi çmimin e furnizimit, ndërsa ata me shumicë deri në 2 centë.
Rritja e çmimeve në tregun vendor është reflektim i situatës së tensionuar në nivel global.
Që nga 28 shkurti, tregjet e naftës janë destabilizuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Situata është rënduar veçanërisht pas vendimit të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Kjo pikë strategjike është jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, duke shkaktuar kështu mungesa dhe rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Vendi
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
Published
35 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gazetari i famshëm i prestigjiozes spanjolle “Marca”, i ka dedikuar një shkrim prekës sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, pas fitores dramatike të Mallorcas ndaj Real Madridit. Ai e përshkruan Muriqin jo thjesht si një futbollist, por si një njeri që triumfoi mbi dhimbjen e së shkuarës.
Fitorja e fundit e Mallorcas kundër gjigantëve të Real Madridit nuk do të mbetet në histori vetëm për pikët e arritura, por për imazhin që po bën xhiron e botës: Vedat Muriqin duke qarë mes fushës.
Sipas raportimit të Marca, sulmuesi nga Prizreni ishte heroi i mbrëmjes duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. Por, në vend të një festimi pompoz, Muriqi u gjunjëzua në stadiumin “Son Moix” dhe shpërtheu në lot para mijëra tifozëve, duke çliruar gjithë barrën emocionale që mbante prej javësh.
Rrugëtimi mes sakrificave: Nga lufta në Prizren në majat e La Ligës
Gazetari i “Marca” ka gërmuar thellë në jetën e sulmuesit, duke kujtuar se forca e tij vjen nga një fëmijëri e kaluar mes tmerreve të luftës në Kosovë. Ai përshkruan se si Muriqi njohu urinë që në moshën 5-vjeçare dhe u detyrua të linte shkollën që në moshën 15-vjeçare për të punuar, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen dhe për të ndjekur ëndrrën e futbollit.
Ky karakter “luftëtari” u vërtetua edhe nga trajneri i tij, Demichelis:
“Muriqi po vuan, por ai është një luftëtar. Historia e tij tregon se ai di si t’i përballojë vështirësitë. Edhe pas gabimeve si ajo penallti ndaj Elches, ai gjeti forcën të ngrihej dhe të bënte këtë performancë të jashtëzakonshme.”
“Edhe unë jam njeri”
Për Muriqin, ky gol ishte një hakmarrje ndaj fatit pas një periudhe të errët, ku humbja e penalltisë me ekipin dhe dështimi i kualifikimit të Kosovës në Botëror e kishin rënduar psikologjikisht.
Pas ndeshjes, ai dha një deklaratë që i preku të gjithë: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar, unë jam gjithashtu njeri. Ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin.”
Me këtë fitore, Mallorca jo vetëm që u largua nga fundi i tabelës, por gjeti te Muriqi simbolin e shpresës për mbijetesë. Siç e mbyll artikullin gazetari i “Marca”, lotët e Muriqit janë prova se pas çdo luftëtari të madh, fshihet një zemër e ndjeshme që di të triumfojë mbi çdo pengesë.
Kronikë e zezë
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Published
1 hour agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.
Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dua Lipa po martohet
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Rita Ora në kopertinën e “Crash 108”
Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës
Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
