Kulturë

Ava Max lanson këngën më të re “Weapons”

“Ky tekst është më i preferuari nga çdo këngë që kam publikuar këtë vit”, tha Max.

Published

on

Ava Max ka lansuar këngën më të re të titulluar “Weapons”, një tjetër himn nga albumi “Diamonds & Dancefloors”, i cili do të dalë në treg më 27 janar të vitit të ardhshëm.

28-vjeçarja e hitit “Kings & Queens” edhe në këtë këngë ka përcjellur tek audienca një mesazh të rëndësishëm.

“Ky tekst është më i preferuari nga çdo këngë që kam publikuar këtë vit”, tha Max në llogarinë e saj në Instagram.

“Mos përdorë fjalët tuaja si armë, ato kurrë nuk do të më qëllojnë. Ndalo, është koha që të mësosh një mësim, dashuria ime do të të mbytë ty”, është vetëm një referencë e tekstit të “Weapons” e përkthyer në gjuhën shqipe./UBTNews/

Këngën mund ta gjeni në linkun poshtë:

Lajmet

Inspektorati nis kontrollet, udhërrëfyesit turistikë duhet të jenë të licencuar

Published

on

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur inspektimet në terren për të kontrolluar ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë në Kosovë.

Sipas njoftimit, rastet e ushtrimit të kësaj veprimtarie pa licencë po ndëshkohen me gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë personave që ushtrojnë këtë veprimtari pa licencë që të kryejnë procedurat e licencimit dhe të vazhdojnë punën në mënyrë të rregullt dhe profesionale.

Sipas autoriteteve, licencimi përbën një detyrim ligjor, por njëkohësisht edhe një garanci për ofrimin e shërbimeve më profesionale dhe cilësore për turistët.

“Një turizëm i zhvilluar kërkon rregulla të qarta, zbatim të ligjit dhe shërbime cilësore për vizitorët”, thuhet në njoftim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përvjetori i lindjes së Ali Podrimjes, një prej zërave më të fuqishëm të poezisë shqiptare

Published

on

Sot shënohet përvjetori i lindjes së poetit të madh shqiptar, Ali Podrimja, një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe bashkëkohore.

Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë dhe gjatë karrierës së tij letrare ndërtoi një prej opuseve më të rëndësishme të poezisë shqiptare.

Ndër veprat më të njohura të tij është “Lum Lumi”, një vepër e fuqishme dhe e ndjeshme që është bërë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së letërsisë shqipe.

Poezia e Podrimjes u dallua për gjuhën e veçantë, figuracionin e pasur dhe temat që lidhen me jetën, humbjen, dashurinë, atdheun dhe identitetin.

Ai u nda nga jeta më 21 korrik 2012, por vargjet dhe krijimtaria e tij vazhdojnë të lexohen dhe të vlerësohen nga breza të ndryshëm.

Emri i Ali Podrimjes mbetet i lidhur ngushtë me poezinë moderne shqiptare dhe me një trashëgimi letrare që vazhdon të ketë ndikim edhe sot./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nisin xhirimet e filmit të shkurtër “Deltar” me regji të Ibër Dearit

Published

on

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Deltar”, me regji të Ibër Dearit, ndërsa producent dhe skenarist është Afrim Muçaj. Filmi është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Deltar” sjell historinë e një djaloshi i cili detyrohet të largohet nga shtëpia së bashku me familjen, ndërsa qeni i tij mbetet pas, i lidhur në zinxhir.

Filmi trajton tema si lufta, braktisja, humbja, ikja dhe ndarja nga gjithçka që një fëmijë njeh dhe do, duke e sjellë luftën dhe pasojat e saj përmes përjetimit të një fëmije.

Në kastin e filmit janë Ledion Mulaki, Afrim Muçaj, Gentrit Shala, Mia Muçaj dhe Valon Nuhiu, së bashku me aktorë të tjerë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa zbulon librin e saj të zgjedhur për shtatorin: “Martyr!” nga Kaveh Akbar

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar librin e radhës në rubrikën e saj mujore “Dua’s Monthly Read” për muajin shtator 2026.

Zgjedhja e saj është romani “Martyr!” i shkrimtarit iraniano-amerikan Kaveh Akbar, një vepër që trajton tema si identiteti, humbja, varësia, arti dhe kërkimi i kuptimit të jetës.

Romani ndjek Cyrus Shams, një të ri iraniano-amerikan që përballet me humbjen e nënës së tij dhe me të kaluarën e varësisë. Nëna e tij humbi jetën në vitin 1988, kur avioni Iran Air Flight 655 u rrëzua pasi u godit nga një kryqëzor amerikan mbi Gjirin Persik.

Ndërsa përpiqet të jetojë në abstinencë dhe të gjejë një kuptim për jetën, Cyrus zhvillon një obsesion me konceptin e martirizimit. Për Duan, pikërisht kjo është një nga idetë që e bën romanin kaq të veçantë.

“Martyr! më bëri të mendoj për martirizimin në mënyra që nuk i kisha konsideruar kurrë më parë”, ka shkruar ajo.

Dua ka vlerësuar gjithashtu mënyrën se si romani e trajton këtë temë përtej konceptit tradicional të sakrificës për një kauzë apo vend. Një pikë kyçe e historisë është takimi i Cyrusit me Orkideh, një artiste e sëmurë përfundimisht, e cila po i kalon ditët e fundit të jetës së saj e ekspozuar në Muzeun e Bruklinit.

“Martyr! vlon nga një energji kaotike dhe një etje për jetën që bie ndesh me obsesionin e Cyrusit për vdekjen”, ka shkruar Dua.

Ajo ka veçuar edhe humorin e pazakontë të romanit, mënyrën se si protagonisti përpiqet të luajë rolin e “njeriut të mirë”, ndërsa punon si aktor mjekësor që simulon dhimbjen për para, si dhe një sekuencë ëndrre ku shfaqet edhe Lisa Simpson.

Për Duan, romani bashkon temat e rënda me humorin dhe një energji të veçantë.

“Ky roman është i thellë, i sinqertë, rregullisht komik dhe krejt ndryshe nga çdo gjë që kam lexuar më parë”, është shprehur ajo.

Me “Martyr!”, Dua Lipa vazhdon traditën e rubrikës së saj mujore të leximit, përmes së cilës ndan me ndjekësit libra që i kanë lënë mbresë dhe nxit interesin për letërsinë te një audiencë e gjerë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara