Aktualitet

AUV-i në aksion për t’i kontrolluar produktet që ekspozohen në diell

Published

on

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore dhe rreth 40 mijë kg me origjinë bimore.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, tha se janë shumë strikt ndaj produkteve që nuk ruhet në vendet të errëta por ekspozohen në diell.

Sipas tij, në gjashte mujorin e parë të këtij viti janë asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi, qumështi dhe vezët, 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe 72 mijë litra pije të asgjësuara.

“Ne asnjëherë nuk lejojmë që produktet të cilat kërkojnë kritere për ruajtjen e vendeve të errëta nuk duhet t’i nënshtrohen ekspozimit në diell. Ne kemi kryer kontrolle dhe kemi larguar produkte nga shitja pikërisht për arsye se kanë qenë të ekspozuara ën diell dhe po ashtu do të vazhdojmë me kontrolle edhe në ditët në vijim kudo që hasim produkte do të largohen nga aty dhe do të bëhet konfiskimi dhe asgjësimi i tyre”.

 “Deri më tani ne kemi asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi dhe nënproduktet e mishit, qumështi dhe vezë dhe po ashtu kemi asgjësuar rreth 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe janë rreth 72 mijë litra pije të asgjësuara. Por të gjitha janë vlerësuar nga ana e inspektorit që nuk i plotësojnë kushtet për konsum dhe ne në secilin rast kemi vepruar me largim nga tregu pastaj me asgjësim të tyre ndaj palëve të cilat kanë tregtuar produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitja për gjykatë dhe për masën ndëshkimore pastaj vendos gjykata”, tha Thaçi.

Ai tha se kanë bashkëpunim me komunat dhe për shumë vite kanë kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve.

Thaçi theksoi se ka pasur raste kur kanë hasur në produkte pa afat gjatë kontrolleve zyrtare, ku ndaj palëve janë iniciuar largimet e produkteve nga tregu dhe janë proceduar për gjykatë.

Megjithatë, ai shtoi se ka një numër të madh të fletë paraqitjeve që kanë dërguar në gjykatë gjë e cila vendos për masën ndëshkimore.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara