Kulturë

Autorja e njohur britaniko-amerikane, Barbara Taylor Bradford, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Published

on

Autorja e njohur britaniko-amerikane, Barbara Taylor Bradford, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare

Ajo vdiq të dielën në shtëpinë e saj në New York City, siç konfirmohet nga një zëdhënës.

Duke filluar me “A Woman of Substance“, botuar në vitin 1979, Bradford mesatarisht kishte pothuajse një libër në vit si një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të pasura në botë, pasuria e saj neto vlerësohej në më shumë se 200 milionë dollarë dhe fama e saj aq e lartë sa imazhi i saj u shfaq në një pullë postare në 1999.

Librat e saj u botuan në 40 gjuhë dhe u shitën në më shumë se 90 milionë kopje në mbarë botën. Në vitin 2007, mbretëresha Elizabeth II madje i dha asaj një OBE (Urdhri më i shkëlqyer i Perandorisë Britanike).

Me tituj si “Thyerja e rregullave” dhe “Akti i vullnetit”, ajo u specializua në tregimet e grave që luftojnë për dashuri dhe pushtet në botën e një burri. I preferuari i saj ndër librat e saj ishte “Gratë në jetën e tij”, i frymëzuar nga arratisja e të shoqit nga nazistët.

Bradford ishte e martuar me producentin e filmit me origjinë gjermane Robert Bradford për 56 vjet deri në vdekjen e tij në 2019

 

Continue Reading

Kulturë

“Young Classics” sjell muzikën klasike më pranë të rinjve në kuadër të RLIOF 2026

Published

on

By

Tenori Rame Lahaj ka njoftuar se gjithçka është gati për gala mbrëmjen Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Përmes një njoftimi, Lahaj bëri të ditur se në koncert do të performojnë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja çeke Štěpánka Pučálková, bas-baritoni Luca Pisaroni dhe vetë ai, nën dirigjimin e dirigjentit italian Giuseppe Finzi.

Sipas Lahajt, gala mbrëmja do të sjellë një program të përzgjedhur me disa nga veprat më të njohura të repertorit operistik, duke përcjellë edhe mesazhin e këtij edicioni të festivalit, Play Music, Not War”.

Koncerti do të nisë në orën20:30, ndërsa biletat janë në dispozicion online dhe në pikat fizike të shitjes.

D.L

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara