Lajmet

Autobusi i “Besa Trans” me licencë të një autobusi tjetër

Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

Published

on

Autobusi i kompanisë “Besa Trans”, i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë dhe për dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.

“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.

Ata theksojnë se Reparti për punë kufitare dhe migrim pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB, nuk është kompetente që të kontrollojë licencat për transport të autobusëve në pikëkalimet kufitare.

“Ajo është në kompetencë të Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, janë deklaruar nga MPB. Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans.

Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

Lajmet

​Dybala lëndohet sërish

Published

on

Paulo Dybala pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Romës ndaj Milanit në “Olimpico”, pas ekzekutimit të një penalltie që u prit nga portieri Maignan në minutën e 81-të.

Sulmuesi argjentinas raportoi se ndjeu dhimbje në kofshën e majtë menjëherë pas goditjes dhe kërkoi të zëvendësohej, duke u larguar nga fusha në lot.

Trajneri Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes se dëmtimi i Dybala-s po e rëndon shumë dhe se rikuperimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të para, ai pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme: ndeshjen e Europa League kundër Rangers më 6 nëntor dhe atë të Serie A kundër Udinese më 9 nëntor. Roma shpreson ta ketë gati për përballjen ndaj Cremoneses më 23 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

19 të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Published

on

Të paktën 19 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi Afganistanin verior rreth orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën (20:30 GMT të dielën), thanë zyrtarët.

Shumica e viktimave u raportuan në provincat veriore Samangan dhe Balkh, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Afgane, shkruan Anadolu.

Thuhet se tërmeti shkaktoi gjithashtu humbje të mëdha financiare. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për të kërkuar të mbijetuar./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

Published

on

E përditësuar:

08:30

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se sot, më 3 nëntor 2025, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.

Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë qëllimin e kësaj padie, e cila, sipas njoftimit, lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Dorëzimi i padisë ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026

Të nderuara media,

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ju fton të merrni pjesë në aktivitetin mbi dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Dorëzimi i padisë do të bëhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë me fillim nga  Ora 10:30.

Pjesëmarrja dhe përcjellja e këtij aktiviteti nga ana juaj do të kontribuonte në informimin e drejtë të publikut dhe transparencën për një çështje me interes të lartë publik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

30 vjet nga shkuarja në amshim e figurës së Anton Çettës

Published

on

Sot mbushen tri dekada nga shkuarja në amshim e plakut të urtë Anton Çetta, figurë që mbahet mend për urtësinë e tij, punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar, si dhe në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve

Kjo lëvizje u zhvillua në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e udhëhequr nga ai u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës. Anton Çetta kujtohet si “njeriu i pajtimit”, simbol i urtësisë, kulturës dhe humanizmit shqiptar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara