Aktualitet

Austria do të dërgojë 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak Sebasatin Kurz ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të luftimit të përbashkët të pandemisë,

Published

on

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se Austria do të dërgojë edhe 1 milion vaksina kundër COVID-19 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të luftimit të përbashkët të pandemisë, njofton Klan Kosova.

Kurtz këtë e tha pas samitit me liderët e gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, deklaroi ai.

Kurz tha sot se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.

Vendi

Interesim rekord për regjistrimet e hershme në UBT – 10 programe me bursë 20 për qind për tri vite studimi

Published

on

By

Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve në mbarë vendin dhe rajonin për regjistrimet e hershme në UBT, për programet më inovative, mundësitë unike akademike dhe orientimin profesional drejt profesioneve të së ardhmes.

Mijëra maturantë kanë shprehur interesimin për t’u bërë pjesë institucionit lider dhe inovativ në rajon, ndërsa kërkesa për regjistrime të hershme po vazhdon të rritet.

Në një angazhim të drejtpërdrejtë me të rinjtë, Qendra e Karrierës e UBT-së po vazhdon vizitat informuese në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës dhe të rajonit, duke sjellë nga afër mundësitë e studimit, orientimin profesional dhe informacionin mbi tregun e punës.

Si një nga nismat më të fuqishme për mbështetjen e studentëve të rinj, UBT po ofron 20 për qind bursë për 10 programe studimi për tri vite, duke krijuar mundësi reale për zhvillim akademik dhe profesional:

  • Arti dhe Mediat Digjitale
  • Gjuhë Angleze
  • Inxhinieri e Energjisë
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Media dhe Komunikim
  • Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës
  • Shkenca Politike
  • Shëndeti Publik dhe Shkencat Mjekësore
  • Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Turizëm

Këto programe përfaqësojnë disa nga fushat më të kërkuara dhe më strategjike të kohës, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuara dhe aftësi praktike që i përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave të tregut global.

Programe të tjera studimi në UBT paraqesin zgjidhjen ideale për të gjithë të rinjtë që synojnë arsim cilësor, specializim profesional dhe mundësi të gjera zhvillimi në fusha të ndryshme të së ardhmes.

Vendet janë të limituara, andaj nxitoni të siguroni të ardhmen përmes regjistrimit të hershëm në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

 

Continue Reading

Vendi

Maqedonci në SAHA EXPO 2026: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit strategjik në mbrojtje

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në ceremoninë hapëse të “SAHA EXPO 2026”, një prej platformave më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci erdhi pas një ftese personale nga Haluk Bayraktar, çka sipas ministrit, dëshmon rritjen e besimit dhe forcimin e marrëdhënieve në sektorin e sigurisë. Gjatë këtij panairi, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive lider në teknologjinë ushtarake.

Në njoftimin e tij, Ministri Maqedonci theksoi se ky angazhim është në funksion të rritjes së kapaciteteve të Kosovës përmes partneriteteve globale.

“Pjesëmarrja ime në ceremoninë hapëse të këtij panairi thekson rëndësinë e angazhimit tonë në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me partnerët ndërkombëtarë. Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe një dëshmi të marrëdhënieve në rritje në sektorin e mbrojtjes”, njofton Maqedonci.

Më tej, ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë identifikimi i mundësive konkrete për partneritete që adresojnë sfidat e sotme të sigurisë.

“SAHA EXPO 2026 mbetet një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë,” deklaroi ministri Maqedonci.

Ky panair mbledh qindra ekspozues nga mbarë bota, duke ofruar një dritare të rëndësishme për Kosovën që të njihet me inovacionet më të fundit në fushën e mbrojtjes.

 

Continue Reading

Vendi

Kosova shënon sukses historik në arsim: AKA njihet zyrtarisht nga CHEA në ShBA

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA).

Me këtë vendim, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit 2033, Kosova bëhet shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë që mban këtë status të lartë nga SHBA-të. Ky arritje vjen pas anëtarësimit të agjencisë në Regjistrin Evropian EQAR, duke e pozicionuar Kosovën si lider në rajon për nga standardet e cilësisë.

Sipas Kryeministrit, ky rezultat është fryt i reformave dhe profesionalizmit, duke rritur kredibilitetin e diplomave tona dhe duke krijuar mundësi të reja ndërkombëtare për studentët dhe stafin akademik të Kosovës.

Continue Reading

Sport

Champions League: Arsenal dhe Atletico Madrid në “luftë” për biletën e finales

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë në Londër, ku Arsenali dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë lojen e dytë të gjysmëfinales së Champions League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Madrid, gjithçka mbetet e hapur për sa i përket skuadrës që do të sigurojë finalen e madhe.

Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës, do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht mbështetjen e tifozëve vendas për të thyer mbrojtjen e çeliktë të spanjollëve. Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones njihet për eksperiencën në ndeshje të tilla vendimtare dhe vjen në Londër me synimin e qartë për të përsëritur sukseset e tyre evropiane.

Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira, duke premtuar emocione të jashtëzakonshme deri në minutën e fundit të kësaj beteje që përcakton fatin e sezonit.

Continue Reading

Të kërkuara