Lajmet nga UBT

Austria dhe UBT forcojnë bashkëpunimin për zhvillimin digjital në Kosovë

Published

on

Në kuadër të DigiDay Prishtina, Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan ishte nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme, e organizuar nga Advantage Austria Kosovo, ku u mblodhën përfaqësues nga sektori akademik dhe industrisë për të diskutuar mbi digjitalizimin dhe e-government. Ky aktivitet, i cili bashkoi ekspertë nga fusha të ndryshme të teknologjisë dhe inovacionit, ishte një mundësi e shkëlqyer për krijimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe për thellimin e bashkëpunimeve mes Kosovës dhe Austrisë në fushën e zhvillimit digjital.

Gjatë ngjarjes, përfaqësues të Advantage Austria dhe kompanive austriake, të udhëhequr nga Wilhelm Nest, Drejtor i Advantage Austria për Slloveni dhe Kosovë, shprehën mirënjohjen për mikpritjen e bërë nga UBT dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e digjitalizimit dhe transformimit digjital. Nest theksoi se ky takim është një mundësi për të diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e administratës digjitale dhe e-government, duke nxitur një ndërveprim të frytshëm mes kompanive të njohura austriake dhe ekspertëve të fushës në Kosovë.

“Ne jemi këtu për të diskutuar digjitalizimin dhe e-government, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e Austrisë në këto fusha, dhe po ashtu për të promovuar bashkëpunimin mes kompanive austriake dhe atyre nga Kosova. Ky është një hap i rëndësishëm për të dyja palët, pasi ne mund të shkëmbejmë njohuri dhe të krijojmë mundësi të reja për rritje”, tha Nest.

Në fjalën e tij, profesori Besnik Skenderi, njëkohësisht Drejtor i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, e vlerësoi rëndësinë e këtij takimi për ndihmën që mund të ofrojë për forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta mes industrisë dhe institucioneve akademike. Ai theksoi se digjitalizimi është një proces në vazhdim, dhe është thelbësore që bizneset dhe universitetet të punojnë së bashku për të zhvilluar teknologji të reja dhe për të promovuar inovacionin.

Në këtë ngjarje, u prezantuan gjithashtu disa nga kompani austriake që janë të angazhuara në ofrimin e zgjidhjeve inovative për administratën publike, sigurinë kibernetike, dhe transformimin digjital të sektorëve të ndryshme. Christian Rupp, një nga partnerët kryesorë të ngjarjes, prezantoi disa nga aktivitetet dhe projekte të suksesshme që Austria ka realizuar në fushën e digjitalizimit, duke përfshirë zhvillimin e ID Austria, një sistem të avancuar për identifikim elektronik, dhe krijimin e smart governments.

Rupp tha: “Rëndësia e digjitalizimit është që të lejojmë qytetarët dhe bizneset të kenë qasje në shërbime publike në mënyrë efikase dhe të sigurt. Ne shpresojmë që këto modele të mund të adaptohen edhe në rajon për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe të proceseve administrative”.

Ngjarja, që gjithashtu ofroi mundësinë për shkëmbimin e përvojave ndërmjet ekspertëve të IT-së dhe sigurisë kibernetike, vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar dhe mundësive që teknologjia ofron për zhvillimin e rajonit.

Pjesëmarrësit e ngjarjes gjithashtu u angazhuan në diskutime të thella mbi ndikimin e teknologjive të reja si Inteligjenca Artificiale (AI), Machine Learning, Blockchain, dhe 5G në mënyrën sesi funksionojnë institucionet dhe bizneset, si dhe në mënyrën sesi do të zhvillohen profesione të reja për të përballuar nevojat e një bote gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi

Published

on

By

UBT organizon nesër mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë Naim Krasniqi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.

Mbledhja komemorative do të mbahet në UBT, në ambientet e Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni përkujtimore do të marrin pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafi akademik dhe administrativ, përfaqësues të institucioneve lokale, si dhe familja Krasniqi, miq dhe bashkëpunëtorë të profesor Naim Krasniqit.

Kjo mbledhje do të jetë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer në procesin mësimor dhe në zhvillimin akademik të shumë gjeneratave të studentëve. Profesori Naim Krasniqi u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi, duke qenë gjithmonë pranë studentëve dhe kolegëve me urtësi, dije dhe integritet.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, së bashku me Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave të burimeve natyrore

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku dhe Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë publikuar një artikull të rëndësishëm në revistën prestigjioze “Journal of Engineering Geology and Hydrogeology”, botim i Akademisë Bullgare të Shkencave, duke vendosur institucionin në qendër të hulumtimeve shkencore me ndikim rajonal dhe global.

Artikulli me titull “Evaluation of the quality of spring waters for their use for irrigation – case study: Central Part of the Republic of Kosovo”, trajton cilësinë e ujërave të burimeve natyrore dhe potencialin e tyre për përdorim në bujqësi, duke ofruar analiza të detajuara dhe rekomandime praktike për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Prof. Hazir S. Çadraku dhe Prof. Agron Shala kanë përdorur metoda moderne analitike dhe krahasime me të dhëna historike, duke arritur rezultate të rëndësishme për menaxhimin e burimeve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Kosovë. Ky botim shënon një arritje të rëndësishme akademike dhe dëshmon kontributin e stafit të UBT-së në shkencën ndërkombëtare.

Revista “Engineering Geology and Hydrogeology” (ISSN 0204-7934 – Print, ISSN 2738-6996 – Online) është një botim me akses të hapur, i rishikuar nga ekspertë ndërkombëtarë, dhe referohet në bazat e të dhënave të njohura si Scopus, EBSCOhost-GeoRef, VINITI dhe CASSI (CAS Source Index).

Për të lexuar artikullin e plotë, vizitoni linkun zyrtar të revistës: Revista

Continue Reading

Lajmet

UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’

Published

on

By

Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve lokale nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Hanit të Elezit, stafit akademik dhe studentëve të interesuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, u bë hapja solemne e ekspozitës “Modernizmi në Kaçanik 1945–1990”, një projekt hulumtues dhe prezantues i kushtuar zhvillimit arkitektonik, urban dhe kulturor të periudhës së modernizmit në qytetin e Kaçanikut.

Ekspozita, e organizuar, punuar dhe kuruar nga profesori Kujtim Elezi në bashkëpunim me një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë akademik dhe praktik të studentëve në dokumentimin, analizimin dhe interpretimin e trashëgimisë moderne arkitektonike.

Përmes hulumtimeve në terren, mbledhjes së materialeve arkivore, analizave grafike dhe prezantimeve vizuale, studentët kanë sjellë një pasqyrë të strukturuar të transformimeve urbane dhe arkitektonike që kanë shënuar Kaçanikun në periudhën 1945–1990.

Ky projekt dëshmon qasjen bashkëkohore të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili integron mësimdhënien teorike me punën kërkimore dhe angazhimin praktik në komunitet.

Përmes kësaj ekspozite, studentët jo vetëm që kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në analizë urbane dhe interpretim arkitektonik, por kanë kontribuar edhe në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ruajtjes dhe rivlerësimit të trashëgimisë moderne. Ekspozita synon të nxisë reflektim akademik dhe diskutim profesional mbi vlerat e modernizmit dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit arkitektonik bashkëkohor, duke e vendosur dialogun mbi trashëgiminë në një kontekst aktual të zhvillimit urban.

Continue Reading

Lajmet

UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë

Published

on

By

Prof. Dr. Demokrat Nuha nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook” në Universitetin e Sevillas, Spanjë.

Prof. Dr. Demokrat Nuha po merr pjesë në takimin shkencor ndërkombëtar “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook”, i cili po mbahet në Universitetin e Sevillas në Spanjë. Ky event organizohet në kuadër të COST Action, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh studiues nga universitete dhe institute prestigjioze evropiane për të diskutuar zbulimet më të fundit në fushën e kimisë mjekësore.

Gjatë konferencës, Prof. Nuha po prezanton punimin e tij shkencor me titull: “New Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Linked Azole Derivatives: Synthesis, Enzyme Modulation Profiles, and Structure-Based Insights Toward Neurodegenerative Targets”, i cili fokusohet në sintezën e komponimeve të reja bioaktive dhe potencialin e tyre në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar, i zhvilluar në ambientet akademike të Universitetit të Sevillas, ofron një mundësi të rëndësishme për shkëmbim shkencor, bashkëpunime të reja kërkimore dhe promovim të punës akademike të UBT-së në arenën ndërkombëtare. Me këtë aktivitet, UBT vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe kontributin në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në nivel evropian.

Continue Reading

Të kërkuara