Aktualitet

Austria dhe Holanda heqin ndalimin e udhëtimeve për shtetasit e Shqipërisë

Published

on

Nga sot shtetasit e Shqipërisë mund tё udhёtojnё drejt Austrisё pёr çfarëdo arsye, pёrfshirё edhe turizёm.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës në një status në rrjetet sociale, sipas së cilës shqiptarët duhet të jenë të pajisur me testin PCR të 72 orëve të fundit ose antigen të 48 orëve të fundit dhe certifikatë vaksinimi.

“Pёrpara udhёtimit duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, pёr shtetasit shqiptarё nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance”.

Pasi Shqipëria hyri në listën e vendeve të sigurta për numrin e ulët të infektimeve nga koronavirusi, shtete të ndryshme kanë nisur të “hapin dyert” për qytetarët shqiptarë për të gjitha llojet e udhëtimeve, qofshin ato edhe turistike.

Kështu dje ambasada shqiptare në Hagë njofton se nga dita e nesërme 24 qershor, qytetarët nga Shqipëria do të mund të udhëtojnë lirisht në Holandë pa pasur nevojë për një test apo karantinim.

“Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike; Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Lajmet

Tërmet 5.9 ballë godet Zelandën e Re

Published

on

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur qytetin Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke shkaktuar lëkundje të forta, por pa raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme materiale.

Epiqendra ishte rreth 40 kilometra në veri të Te Anaut, pranë rajonit turistik Fiordland.

Fillimisht autoritetet vlerësuan magnitudën në 6.3 dhe lëshuan paralajmërim për cunami, duke u bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të zhvendoseshin në vende më të sigurta.

Pas rishikimit të të dhënave, magnituda u ul në 5.9, paralajmërimi u zbut dhe më pas u anulua plotësisht./A.K/

Continue Reading

Vendi

Gjykata Supreme ndryshon dënimin për Edmond Lajqin: Nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes së të pandehurit Edmond Lajqi, duke ndryshuar vendimin për dënimin e tij të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe Gjykata e Apelit.

Sipas vendimit të ri të Supremes, Lajqit, i cili është shpallur fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve, i është zbutur dënimi nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet burgim efektiv. Gjykata ka vendosur që në këtë dënim t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 16 prill 2024, ndërsa në pjesët e tjera, aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë kanë mbetur të pandryshuara.

Ndonëse Supremja konstatoi se gjykatat më të ulëta e kishin vërtetuar drejt fajësinë dhe cilësimin juridik të veprave, ajo gjeti se ato nuk e kishin zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal sa i përket shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm. Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme sqaroi se një pjesë e rrethanave të cilësuara si veçanërisht rënduese nuk kishin mbështetje në prova, kurse disa të tjera përbënin elemente të vetë veprës penale dhe nuk mund të përdoreshin sërish për të justifikuar masën më të rëndë ndëshkimore.

“Burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Duke u bazuar në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme vlerësoi se ky standard ligjor nuk ishte plotësuar për dënimin maksimal, duke argumentuar se dënimi i ri i vendosur prej 30 vitesh përmbush plotësisht efektin e drejtësisë.

“Dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm” thuhet në vendim.

Continue Reading

Vendi

Ministrja Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deponuar sot kallëzim penal pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ndaj ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj të fundit ku arsyetoi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta. Përmes këtij hapi ligjor, Gërvalla-Schwarz ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për të filluar ndjekjen penale ndaj zyrtares serbe.

Në njoftimin e saj zyrtar, ministrja e Drejtësisë u bëri thirrje prokurorëve të shtetit që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj deklaratave që arsyetojnë krimet e luftës në Kosovë.

“Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente”, sipas njoftimit të ministrisë.

Gërvalla-Schwarz ka sjellë në vëmendje bilancin e rëndë të luftës në Kosovë, duke theksuar se Serbia ende refuzon të kërkojë falje apo të marrë përgjegjësi për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës civile.

“Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë. Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor”, thuhet në komunikaten e ministrisë.

Ky hap institucional i Ministrisë së Drejtësisë vjen si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës skandaloze të Paunoviqit, e cila ka ngjallur dënime të ashpra edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë, duke u parë si një tentativë e hapur për të nxitur tensione të reja dhe për të legjitimuar krimet e regjimit të kaluar në Beograd.

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nis përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si monedhë zyrtare

Published

on

By

Shqipëria ka hedhur hapin e parë zyrtar drejt adoptimit të monedhës euro, duke nisur përgatitjet konkrete ligjore për këtë proces.

Sipas projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili tashmë është publikuar për konsultim publik, parashihet integrimi i vendit në Eurozonë dhe rregullimi i funksionimit të bankës qendrore pas këtij hapi madhor.

Për herë të parë, ky draft përfshin një kapitull të veçantë që përcakton rregullat e reja të operimit nga dita e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë.

“Euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.”

Krahas menaxhimit të qarkullimit të kartëmonedhave, projektligji i ri i jep autoritet Bankës së Shqipërisë që të përcaktojë edhe dizajnin e veçantë të monedhave metalike euro që do të emetohen nga shteti shqiptar, gjithnjë duke respektuar standardet dhe rregulloret strikte evropiane. /A2Cnn/

Continue Reading

Të kërkuara